Juventusi duket se është i gatshëm që të bëjë çmenduria në merkaton e kësaj vere. Një prej tyre mund të bëhet për mesfushorin e djathtë të Totenhemit, Aron Lenon. Siç bëjnë me dije mediat angleze, Juventusi është magjepsur nga loja e zhvilluar nga Lenon në dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve me Milanin dhe për këtë arsye pritet që të bëjnë një ofertë të rëndësishme për mesfushorin e kombëtares angleze. Mediat angleze thonë se Juventusi pritet që të ofrojë deri në 23 milionë euro për të marrë Lenon.