Tekniku i kombëtares argjentinase, Serxhio Batista, ka thënë se Lionel Mesi ka për të qenë lojtari më i mirë i historisë së futbollit botëror. I pyetur për krahaësimin mes Maradonës dhe Mesit, Batista ka thënë se, “Diego Armando Maradona ka qenë një nga më të mirët, kjo nuk ka diskutim, por Mesi sot është lojtari më i mirë në botë”. Tekniku i kombëtares ka thënë se Argjentina duhet që të mbështetet tek Mesi dhe t’i krijojë mundësitë atij që të shprehe lojën e vet, nëse do që të fitojë tituj. Batista zuri pikërisht vendin e Maradonës në drejtimin e kombëtares argjentinase, pas botërorit të Afrikës së Jugut.