Andrea Pirlo drejt Juventusit

15 Mars 2011, 10:52Sport TEMA

Prej javësh flitet për një interesim të mundshëm të Juventusit për mesfushorin e Milanit, Andrea Pilro, por duket se tashmë gjërat janë serioze. Mediat italiane bëjnë me dije se bardhezinjtë kanë filluar kontaktet e para me mesfushorin, të cilit pritet që të ofrojnë një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 3-4 milionë euro në vit. Pirlos i përfundon kontrata këtë verë me Milanin dhe drejtuesit kuqezinj ende nuk kanë nisur tratativat për rinovimin e kontratës së 32-vjeçarit. Ky i fundit përfiton 6 milionë euro në sezon aktualisht, ndërkohë që Milani, në rast të një rinovimi të mundshëm, i ofron atij vetëm 3 milionë në vit. Kjo duket se e ka larguar Pirlon nga kuqezinjtë, i cili tashmë është duke parë hipoteza të tjera dhe Juventusi do të ishte një mundësi e mirë për të. Ndërkohë, edhe pse mund të marrë Pirlon, Juventusi nuk do të heqë dorë nga mesfushori tjetër italian, Alberto Akuilani, i cili në verë pritet që të bëhet përfundimisht lojtar i bardhezinjve.

Lini një Përgjigje