Brazilian Robinjo duket se nuk i ka bindur plotësisht drejtuesit e Milanit këtë sezon. Loja e tij nuk ka qenë në nivelet më të mira, si në kohërat e Realit dhe Milani po mendon seriozisht për një shitje të mundshme të tij. Sipas mediave italiane, për brazilianin 27-vjeçar duket se ka shfaqur një interesim të madh klubi gjerman i Bajernit të Mynihut. Por, për të mësohet se interesohen edhe francezët e Monakos, që kërkojnë të rikthehen si në vitet ’90 apo dhe në vitin 2003, kur arritën të shkonin deri në finalen e Ligës së Kampioneve.