Çelsi është duke menduar për të marrë mbrojtësin e krahut të djathtë të Realit të Madridit dhe kombëtares spanjolle, Serxhio Ramos. Siç bën të ditur Itasportpress, blutë e Londrës janë të gatshëm që të shpenëzojnë plot 35 milionë euro për të marrë mbrojtësin. Nëse ky i fundit do të pranonte, Çelsi do t’i ofronte një kontratë pesë vjeçare. Ramos, me ardhjen e Murinjos në stolin e Realit është folur shpesh për një largim të tij të mundshëm, për shkak se marrëdhëniet e tij me portugezin nuk kanë qenë të mirë. Gjatë verës, kur Murinjo u emërua në stolin e Realit, ai u përpoq që të sillte në Madrid mbrojtësin e djathtë të Interit, Maikon. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer Ramosit dhe kjo gjë është pasqyruar edhe në marrëdhëniet e tij me teknikun portugez. Për Ramos ditë më parë ka shfaqur interesim edhe Milani, por çmimi i tij i lartë duket se i ka frenuar italianët.