Trajneri gjerman, Bernd Shuster ka dhënë dorëheqjen nga klubi turk i Beshiktashit. Lajmi bëhet i ditur nga ana e mediave turke. Ish-trajneri i Realit nuk arriti dot që të siguronte rezultate pozitive me ekipin dhe ka zhgënjyer pritshmëritë. Beshiktashi u eliminua në mënyrë të turpshme nga Liga e Europës me Dinamon e Kievit, ndërsa në kampionatin turk gjendet vetëm në vendin e shtatë, 21 pikë larg Fenerbaçes. Nga Shuster pritej shumë këtë sezon, duke qenë se Beshiktashi bëri investime të shumta, duke marrë në ekip edhe yje të tilla si Rikardo Kuarezma apo Guti.