Joakim Lëv rinovon me Gjermaninë deri në 2014

15 Mars 2011, 13:16Sport TEMA

Joakim Lëv do ta udhëheqë Gjermaninë edhe në botërorin e Brazilit. Trajneri ka rinovuar kontratën me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit deri në vitin 2014. Kontrata e Lëv përfundonte në vitin 2012, pas përfundimit të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Gjatë ditëve të fundit ishte folur për një mundësi të marrjes së postit të trajnerit të Bajernit nga ana e Lëv dhe për këtë arsye, drejtuesit e Federatës Gjermane duket se kanë marrë masat parandaluese, duke ja rinovuar kontratën deri në vitin 2014 Lëvit.

Lini një Përgjigje