Bobo Vieri tek Barcelona

16 Mars 2011, 09:58Sport TEMA

Kristian Vieri ka nënshkruar për Barcelonën. Por, jo për të luajtur në fushë me Mesin dhe lojtarët e tjerë të ekipit blaugrana. Siç bën me dije gazeta italiane “Corriere dello Sport”, Vieri do të jetë pjesë e stafit teknik të Barcelonës, për të zbuluar talentet reja. Vieri ka qenë i pranishëm në “Kamp Nou” të martën e shkuar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Arsenalit, ku dhe ka takuar drejtuesit e Barcelonës, me të cilët duket se ka rënë dakord. Ish-sulmuesi i Interit ishte pranë Barcelonës në vitin 2003, por marrëveshja nuk u arrit. Në Spanjë, Vieri ka luajtur për një vit tek Atletiko Madrid, ku arriti që të shpallej shënuesi më i mirë i kampionatit.

Lini një Përgjigje