Milani, gati oferta për Roben

17 Mars 2011, 11:41Sport TEMA

Eleminimi nga Liga e Kampioneve ka shtuar edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të holandezit të Bajernit, Arjen Roben. Fjalët e tij pas ndeshjes me Interin tregonin një zhgënjim të thellë dhe faktin e një largimi të mundshëm. Roben u shpreh se Liga e Kampioneve është thelbësore për të dhe Bajerni ndoshta vitin tjetër nuk mund t’ja sigurojë këtë. Kjo, pasi aktualisht bavarezët ndodhen në vendin e katërt në kampionat dhe rrezikojnë seriozisht që vitin tjetër të mos marrin pjesë në Ligën e Kampioneve, duke parë edhe krizën e thellë në të cilën ndodhet klubi. Për këtë arsye, siç bëjnë me dije mediat italiane, Milani është duke bërë gati planin për të marrë mesfushorin holandez. Bajerni për ta marrë nga Reali pagoi 25 milionë euro dhe për këtë arsye, italianët duhet të mendohen mirë, pasi bavarezët nuk kanë ndërmend që të bëjnë ulje. Për më tepër që ata nuk kanë as dëshirë që të hyjnë në negociata për shitjen e holandezit. Megjithatë, dëshira e Roben për t’u larguar mund të jetë deçizive në këtë marrëveshje. Për këtë, Milani duket se ka ngarkuar holandezin tjetër që ka në ekip, ish-msefushorin e Bajernit deri pak kohë më parë, Mark Van Bomel, ta bindë Roben që të transferohet në Milano.

Lini një Përgjigje