Bajern, Hjuxh në vend të Van Gal?

17 Mars 2011, 10:18Sport TEMA

Mark Hjuxh mund të jetë trajneri i ardhshëm i Bajernit të Mynihut. Kështu bën me dije gjatë ditës së sotme britanikja “Daily Mail”. Sipas saj, trajneri aktual u Fulhemit mund të zërë vendin e Van Gal në drejtimin e klubit gjerman, pasi ky i fundit pritet që të largohet gjatë verës. Kontrata e Hjuxh me Fulhem përfundon në vitin 2012, por mund të gjendet një marrëveshje për prishjen e njëanshme të saj. Hjuxh është një njohje e vjetër për gjermanët, pasi në kohën që ka qenë lojtar, ka luajtur me Bajernin. Për momentin janë disa emra që janë përfolur për të zënë vendin e Van Gal në drejtimin e Bajernit. Mes tyre ishte edhe trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, por ai vendosi që të rinovojë deri në vitin 2014 me kombëtaren.

Lini një Përgjigje