Ylli portugez i Realit, Kristiano Ronaldo, është shprehur i lumtur për kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Tashmë ai është duke menduar për kundërshtarin që shorti do t’i propozojë. Ronaldo është shprehur se kërkon që të shmangë Barcelonën, sepse sipas tij, ekipi i udhëhequr nga Lionel Mesi është ende më i fortë se Reali. “Kaluam turin dhe kjo është e rëndësishme. Në çerekfinale preferoj që të ndeshemi me Mançester Junaited, ose Shalken e Raulit. Ajo që do të doja, është të evtinomin Barcelonën, sepse për momentin është më e fortë”, ka thënë Ronaldo.