Trajneri i kombëtares, kroati Josip Kuzhe, ka publikuar gjatë ditës së sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e 26 marsit kundër Bjellorusisë. Kjo ndeshje, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”, konsiderohet si më e rëndësishmja për kombëtaren tonë, duke qenë se Bjellorusia shihet si rivali ynë i drejtëpërdrejtë në grupin ky ndodhet kombëtarja shqiptare. Në listën e paraqitur nga Kuzhe nuk ka pasur surpriza, ndërkohë që është grumbulluar edhe kapiteni Altin Lala, i cili është në dyshim për t’u aktivizuar, pas një dëmtimi të pësuar me Hanoverin. Kuzhe ka grumbulluar sërish edhe Ervin Skelën, i cili prej muajsh ka qenë pa ekip.
1. Arjan Beqaj Ermis
2. Samir Ujkani Novara Calcio
3. Andi Lila SK Tirana
4. Elvin Beqiri Lankan Hazaran
5. Kristi Vangjeli Aris Selaniku
6. Ansi Agolli Qaraback
7. Admir Teli Qaraback
8. Lorik Cana Gallatasaray
9. Endrit Vrapi Skenderbeu
10. Ervin Bulku Hajduk Split
11. Altin Lala Hanover 96
12. Klodian Duro Lask Linz
13. Gilman Lika SK Tirana
14. Emilian Vila Dinamo Tirana
15. Ervin Skela Arca Gdynia
16. Jahmir Hyka SK Tirana
17. Gjergj Muzaka Skenderbeu
18. Erjon Bogdani Çesena