Misteri Kaka, do operohet sërish në gju

17 Mars 2011, 13:06Sport TEMA

Probleme të reja fizike për brazilianin Kaka. Ky i fundit iu është drejtuar mjekëve të San Paolos për problemet e vazhdueshme me gjurin. Përgjigjia e doktorëve megjithatë, ishte më e keqja që ish-milanisti mund të merrte: duhet t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në gju. Të paktën kështu bën me dije “Cadena Ser”. Lajmi është publikuar menjëherë në Spanjë nga e prëditshmja “As”, e cila në fakt, përveç lajmit për ndërhyrjen kirurgjikale që duhet të pësojë braziliani, ka sulmuar këtë të fundit. Sipas gazetës spanjolle, dëmtimi i Kakasë është veçse një sajesë, në mënyrë që të ketë justifikime për një largim të mundshëm nga Reali. Kjo ndoshta është e vërtetë, duke parë që prej ditësh flitet për një rikthim të mundshëm në Itali. Megjithatë, për atë që është Kaka, zor se braziliani do të shpikte një dëmtim të tillë dhe të mashtronte.

Lini një Përgjigje