Magat, trajneri i ri i Volfsburg

18 Mars 2011, 10:53Sport TEMA

Feliks Magat ka qëndruar vetëm një ditë pa punë. Ish-trajneri i Shalkes, i cili u shkarkua për rezultate të dobëta gjatë së mërkurës, tashmë është emëruar në krye të stolit të Volfsburg, ekip me të cilin arriti që të fitonte titullin kampion të Gjermanisë në vitin 2009. Lajmi është bërë i ditur nga ana e klubit të Volfsburg. Trajneri gjerman do të jetë i pranishëm në stolin e Volfsburgut që në ndeshjen e nesërme kundër Shtutgardit.

Lini një Përgjigje