Mançesteri fiton me 10 lojtarë, shkëputet nga Arsenali

19 Mars 2011, 17:02Sport TEMA

Mançester Junaited ka konsoliduar pozicionin e parë në renditjen e kampionatit anglez, pas fitores me rezultatin e ngushtë 1-0 në fushën e vet ndaj Boltonit. Përcaktues në këtë takim ka qenë bullgari dimitri Berbatov, që ka shënuar në minutën e 88 të takimit. Duhet thënë se Junaited 20 minutat e fundit ka luajtur me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Xhoni Evansa. Ndërkohë, Arsenali nuk ka mundur do të mbajë ritmin e Junaited dhe tashmë është shkëputur edhe dy pikë të tjera. Topçinjtë e arsenalit kanë marrë vetëm një barazim 2-2 në fushën e Uest Bromuiç. Ndeshja u ndikua nga gabimet e portierit të Arsenalit, Manuel Almunia, që me dy gabime u dhuroi një avantazh të dyfishtë të zotëve të shtëpisë. Arsenali arriti që të barazonte, duke shënuar dy herë me Arshavin dhe Van Perso, por vetëm kaq.

Lini një Përgjigje