Bajerni i Mynihut ka mundur që të fitojë me vështirësi në ndeshjen e sotme në fushën e Freiburgut, 1-2. Bavarezët kanë kaluar në avantazh që në minutën e 8-të me sulmuesin Mario Gomez, por janë barazuar pas 10 minutash nga ana e Freiburg. Ka qenë Riberi, që me një gol 2 minuta nga përfundimi i ndeshjes, i ka dhënë fitoren Bajernit dhe shpresën për të arritur vendin e tretë, që të çon në Ligën e Kampioneve. Rivali i drejtëpërdrejtë i Bajernit për vendin e tretë, Hanoveri, ka mundur që të fitojë 2-0 në fushën e vet kundër Hofeneimit dhe vazhdon që të jetë dy pikë para bavarezëve.