Pas Ligës së Kampioneve, mesditën e sotme është hedhur edhe shorti i Ligës së Europës. Sfida më interesante që ka dalë nga shorti është ajo mes portugezëve të Benfikës dhe holandezëve të PSV Eindhoven. Portugezët e tjerë të Portos do të ndeshen me rusët e Spartakut të Moskës, Braga do të ndeshet me ukrainasit e Dinamos së Kievit, ndërsa çifti tjetër është ai mes spanjollëve të Vilarealit dhe holandezëve të Tuentes. Ndeshjet e para do të luhen më 4 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit do të kryhen në 14 prill.