Juventus, afrohet Maskerano, ikën Melo

19 Mars 2011, 11:11Sport TEMA

Drejtuesit e Juventusit kanë duke menduar që tani për merkaton e verës, në mënyrë që të përforcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm. Tashmë duke se ata kanë arritur një marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Lionit, Mishel Bastos dhe për këtë arsye, janë vënë në kërkim të një mesfushori qendror. Emri më i lakuar së fundi nga mediat është ai i argjentinasit Havier Maskerano, i cili nuk ka gjetur hapësirat e duhura tek Barcelona. Për këtë arsye, drejtuesit e Juventusit do të përpiqen gjatë verës që ta afrojnë argjentinasin, për të krijuar dyshen qendrore të mesfushës, Maskerano-Akuilani. Por, afrimi i Maskeranos tek Juventusi pritet që të sjellë largimin e brazilianit Felipe Melo. Ky i fundit mund të transferohet në Spanjë tek një mes Realit të Madridit dhe Seviljes.

Lini një Përgjigje