E ardhmja e Balotelit duket se do të jetë sërish në Milano, por këtë herë jo tek Interi, por tek rivalën e Milanit. Sulmuesi i kombëtares italiane duket se ka nisur kontaktet me klubin e Milanit, pasi kërkon që të transferohet pikërisht tek ekipi i drejtuar nga Alegri. Baloteli nuk e ka mohuar kurrë dashurinë për Milanin dhe ka pohuar se është i gatshëm që të transferohet tek kuqezinjtë. Drejtuesit e Mançester Sitit ndërkohë janë duke u menduar seriozisht për transferimin e tij. Edhe pse u pagua 28 milionë euro, Baloteli nuk ka dhënë atë që pritej. Për më tepër, me veprimet e tij ka shkaktuar reagime të ashpra në klub. Sulmuesi italian ka dalë në më shumë se një ndeshje me karton të kuq dhe për më tepër, nuk jep maksimumin në stërvitje dhe ndeshje. Për këtë arsye, drejtuesit e Sitit po mendohen seriozisht për shitjen e tij.