Hamburgut i rikthehet “dashuria” për Shaqirin

22 Mars 2011, 11:43Sport TEMA

Klubi gjerman i Hamburgut duket se ka rikthyer sërish vëmendjen ndaj mesfushorit me origjinë kosovare të Bazelit, Xherdan Shaqiri. Siç bën të ditur “Bild”, Hamburgu ka nisur sërish të interesohet për mesfushorin 19-vjeçar, i cili luan për kombëtaren zvicerane. Shaqiri është një ndër mesfushorët e rinj më të kërkuar. Për të interesohen klubet më të rëndësishme evropiane. Kontrata e tij vlen 10 milionë euro dhe në fund të këtij sezoni mendohet se kosovari do të largohet nga klubi zviceran.

Lini një Përgjigje