Nojer do të qëndrojë tek Shalke edhe pas 2012-s

22 Mars 2011, 11:37Sport TEMA

Trajneri i ri i Shalkes, Ralf Ragnik shprehet i sigurtë se portieri i kombëtares gjermane, Manuel Nojer, do të qëndroje tek ekipi edhe pas vitit 2012. Sipas tij, Nojer është shumë i rëndësishëm për Shalken dhe për këtë arsye, klubi do të përpiqet me të gjitha mënyrat që ta mbajë. Për Nojerin ka shfaqur një interesim të fortë Bajerni i Mynihut dhe mediat gjermane kanë bërë të ditur më parë se tashmë madje është arritur edhe një marrëveshje mes portierit të kombëtares gjermane dhe klubit bavarez. Për Nojerin ka shfaqur interes edhe Mançester Junaited, që është në kërkim të një zëvendësuesi të holandezit Van Der Sar, i cili në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Kontrata e Nojer me Shalken përfundon në vitin 2012 dhe aktualisht ai nuk ka vendosur ende për rinovimin e saj.

Lini një Përgjigje