Trezege: Tek Juventusi ose ishe i pari, ose nuk vleje asgjë

22 Mars 2011, 13:25Sport TEMA

Sulmuesi francez, Davide Trezege, edhe pse ndodhet larg, vazhdon që të mendojë për ish-klubin e tij, Juventusin. Sipas Trezegesë, ajo që po ndodh me bardhezinjtë është e papranueshme, pasi ky ekip është mësuar gjithmonë që të luftojë për të fituar. “Diskutimi që bëjnë tani, për të arritur vendin e katërt, më bën për të qeshur: tek Juventusi ose ishe i pari, ose nuk vleje asgjë”, shprehet sulmuesi transalpin.

Impakti Juve– “Tek Juventusi erdha pas këshillimit me Zidane, Deshamps dhe Platini. Akipi atëherë drejtohej nga Karlo Ançeloti dhe unë kisha mundësinë që të luajë me futbollistë që i admirojë në televizor. Ishte një ëndërr. Pastaj erdhi Lipi, një idhull për tifozerinë, i cili na transmetonte dëshirën dhe mentalitetin për të fituar dhe ja arritëm që të fitonim një titull shumë të bukur. Njësoj si titulli i fundit i fituar me Kapelon. Ishte fantastike. Sa tituj kam fituar? Katër dhe me meritë të plotë në fushën e lojës. Dhe me lojtarët që ishin atë vit, do të fitonim akoma shumë, përfshirë edhe Ligën e Kampioneve, fitorja e së cilës më ka munguar më së shumti”.

Seria B– “Ishte një shkatërrim-kujton David-. U gjenda pa njerëz si Ibrahimoviç, Viera, Kanavaro, Emerson. Kishte vetëm lojtarë të rinj, që vinin nga ekipet e moshave dhe lojtarë të tjerë që vinin nga huazimet. Për fat të mirë, Deshamps e dinte çfarë të bënte dhe të rinjtë e kuptonin mirë. Kishin mbetur akoma Kamoranezi, Bufon Nedved dhe Del Piero, ndërkohë që dolën edhe të rinj të talentuar si Xhiovinko dhe Markizo, ndërsa Kielini shpërtheu. Mendoja që Juventusi do të rikthehej të fitonte atë që ja hoqën. Por, nuk ndodhi kështu. Asgjë nuk ishte më si më parë. Unë kisha luajtur me Konten, Ferarën, Pesoton, Monteron, Julianon: njerëz që kishin mentalitet fituesi. Ishte zhdukur gjithçka. Pastaj u largova sepse tek juventusi nuk kishin më besim tek unë.  Thoshin: duam të rinj, italianë më shumë se të rinj, do të jetë një aventurë e re. Diskutime që pas 10 vjetësh tek Juventusi, as që mund t’i dëgjoja fare. Bëra gati valixhet për t’ja lënë vendin dikujt tjetër më adapt për trajnerin dhe drejtuesit”.

Avokati, Andrea Anjeli, Nedved, Del Piero– “Për Avokatin kishte një respekt të shenjtë nga të gjithë. Ishte një tip që nuk i binte vërdallë me fjalë, por vinte pikërisht tek çështja kryesore, ishte mësuar të fitonte. Të përfundoje i dyti tek Juventusi, nuk shërbente. Diskutimet që bëhen tani për vendin e katërt, më bëjnë për të qeshur: tek Juventusi ose ishe i pari, ose nuk vleje asgjë. Lojtarët që vinin tek Juventusi e dinin se çfarë duhet të bënin dhe nëse nuk e dinin, mësonin shumë shpejt. Umberto ishte një tjetër personazh i madh, që njësoj si i vëllai, ecte me të njëtin mentalitet. Pastaj ndryshoi gjithçka. Andrean e mbaj mënd të vogël, që na ka parë duke fituar. Ka nevojë që të ndihmohet nga ata që e njohin historinë e Juventusit. Nedved mund ta bëjë këtë gjë dhe Del Piero, shpresoj që një ditë të bëhet presidenti i Juventusit. Sepse ai ka fituar shumë, njeh çdo detaj të botës së Juventusit dhe Juventusi ka nevojë për njerëz si ai. Disa drejtues të sotëm, që akoma nuk e kanë kuptuar ku janë, kanë nevojë për të kuptuar…”.

Dashuria për Juventusin– “Me Juventusin jam gjithmonë i dashuruar- përfundon bomberi francez- më ka mësuar që të fitoj dhe të bëhem një lojtar i kompletuar. Nëse barazonim një ndeshje,ndiheshim keq për ditë të tëra. Nëse eliminoheshim nga Liga e Kampioneve, ishte një tragjedi e vërtetë: shihja shokë të ekipit që nuk hanin për një javë të tërë. Unë erdha i ri tek Juventusi dhe e vlerësova menjëherë këtë ambient. Juventusi është bërë për të fituar. Fanella bardhezi nga një peshë ndryshe nga fanellat e tjera: kush është i brishtë nuk mund ta veshë”.

Faleminderit tifozë– “Kur takohem me Del Pieron, Vialin dhe të tjerë që më thonë: ‘ke hyrë në semrat e tifozëve përgjithmonë’, do të thotë se kam bërë diçka të rëndësishme tek ky klub. Doja të bëhesha i huaji më i profilizuar tek Juventusi dhe ja arrita kësaj gjëje. Nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të falënderoj tifozët dhe t’u them se do të shihemi së shpejti”.

Lini një Përgjigje