Paolo Muçeli, një ushtarak italian 31 vjeçar, vdiq dje për shkak të një leucemie të rrufeshme. Muçeli kishte shërbyer si gjuajtës në marinë. Sëmundja e goditi të enjten dhe dje ai humbi jetën. Mjekët nuk i kishin vënë re më përpara shenja të sëmundjes. Lajmi ka tronditur banorët. Dyshohet se shkak për sëmundjen ka qenë uraniumi i varfëruar. Muçeli kishte shërbyer në Kosovë e në Shqipëri ku dyshohet se ka pasur kontakte më uraniumin. Mediat italiane thonë se është rikthyer edhe një herë për diskutim “sindroma e Ballkanit”, që ka në qendër të saj uraniumin e varfëruar që mund të jetë përdorur gjatë luftërave në ish- Jugosllavi. Që pa luftës, shkruajnë mediat italiane, ndër ushtarakët e kthyer nga misioni ka pasur 45 të vdekur dhe 500 të sëmurë me forma të ndryshme të kancerit.
Comments are closed.
Pasojat e bombardimeve te NATO-s gjate lufterave ne ish-Jugosllavi si ne Bosnje ashtu dhe ne Kosove.
Municionet kane patur ne perberje uranium me aktivitet te dobet. Habitem se si ai personi ne ate foto me lart e mban aq afer ate predhe dhe e prek me dore pa patur doreza!!
Stacioni qendror gjerman ARD ka transmetuar nje emision mbi kete teme.