Bajerni arrin marrëveshjen për portugezin Coentrao

30 Mars 2011, 11:23Sport TEMA

Klubi bavarez i Bajernit duket se ka arritur një marrëveshje të rëndësishme në merkato. Siç bëjnë të ditur disa të përditshme gjermanët, bavarezët kanë mundur që të sigurojnë shërbimet e një prej lojtarëve më të kërkuar në Europë, mbrojtësit të majtë, Fabio Coentrao. Mësohet se drejtuesit e Bajernit i kanë ofruar Benfikës një shumë prej 25 milionë eurosh për mbrojtësin 23-vjeçar të kombëtares portugeze, e cila duket se është pranuar. Për mbrojtësin e majtë kishin shfaqur interesim të madh klubet më të fuqishme evropiane, si Reali i Madridit, Çelsi, Mançester Junaited dhe klubet italiane të Milanit dhe Interit. Por, Bajerni duke se është treguar më i shpejtë dhe ka mbyllur marrëveshjen. Megjithatë, kjo pritet që të konfirmohet në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje