Maldini: Shpresoj tek Pato për derbin

30 Mars 2011, 09:48Sport TEMA

Legjenda e Milanit, Paola Maldini, tre ditë nga derbi i shumëpritur mes Milanit dhe Interit, shprehet se ka besim që ekipi i tij mund të fitojë, edhe pse kjo gjë nuk është e lehtë. Maldini ka thënë se për këtë ndeshje shpreson shumë tek braziliani Pato, i cili mund të bëjë diferencën. “Milani duhet të synojë fitoren, pasi përveç të tjerave luan në shtëpi. Shpresoj shumë tek Pato, edhe për faktin se mungon Ibrahimoviç, mungesa e të cilit u ndje shumë ndaj Palermos. Kjo është një ndeshje thelbësore dhe duhet fituar. Interi ka shumë kampionë të cilëve u duhet pasur frikë, por mbi të gjithë do të përmendja kamerunasin Eto. Megjithatë dua të kujtoj se Milani është i pari në kampionat dhe absolutisht që mund të fitojë”, ka thënë ish-kapiteni i kuqezinjve.

Lini një Përgjigje