Rivali ynë direkt, Bosnja, mund të përjashtohet nga UEFA

29 Mars 2011, 10:23Sport TEMA

Bosnja rrezikon të përjashtohet nga FIFA e UEFA. Në këtë mënyrë ajo do pezullohet nga aktivitetet ndërkombëtare të futbollit. Kështu një rival direkt i Shqipërisë në rrugën drejt kualifikimit për në Europian, do na largohet nga rruga. Shkak për përjashtimin është bërë fakti se Bosnja ka një federatë futbolli që drejtohet nga një presidencë, dhe jo nga një president i vetëm. FIFA e UEFA kanë kërkuar që të ketë një president të vetëm dhe kanë vendosur një ultimatum. Deri më 31 mars duhet të miratohet statuti i ri, në rast të kundërt vjen përjashtimi. Por duket se do jetë shumë e vështirë të miratohet pasi ka kundërshtime të forta. Bosnja është një vend i ndarë mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve. Kjo reflektohet thuajse në ccdo institucion të vendit.

Lini një Përgjigje