Që Ibrahimoviç nuk është shembulli i lojtarit më pozitiv të mundshëm, kjo dihet! Këtë gjë, sulmuesi suedez e ka treguar edhe gjatë një stërvitje të kombëtares së Suedisë, kur ka goditur me shkelm bashkëlojtarin e tij, mesfushorin Vilhemsen. Fillimisht u mendua se dy lojtarët po bënin shaka me njëri-tjetrin, por video e mëposhtme tregon të kundërtën.