Ndryshe nga sa pritej, Meklaren ka bërë paraqitjen më të mirë gjatë provave të lira të zhvilluara në Australi. Skuarda britanike ka mundur që të renditet e para, me dy pilotët e saj, Xhenson Baton dhe Luis Hemilton. Në vendin e tretë të këtyre provave është renditur piloti spanjoll i Ferarit, Fernando Alonso. Pilotët e Red Bull, që pritej të ishin në vendet e para, janë renditur vetëm në vendin e katërt dhe të pestë, përkatësisht Veber dhe Vetel. Pas tyre gjenden Shumaker me Mercedes dhe Masa. Nesër zhvillohen provat zyrtare, ndërsa të dielën në mëngjes gara e parë për këtë kampionat.