Futbolli i Amerikës së jugut është rikthyer sërish në qendër të vëmëndjes për dhunën e ushtruar. Gjatë një ndeshje të ligës rajonale në Argjentinë mes Juventud Cátolica de Río Segundo e Sportivo Laguna Larga, futbollistët kanë ushtruar një dhunë të pashembullt ndaj arbitrave të ndeshjes. Shkak është bërë përjashtimi me karton të kuq i një prej futbollistëve të Juventud. Fillimisht futbollistët kanë goditur gjyqtarin kryesor, i cili ka përfunduar në spital dhe më pas edhe dy anësorët, të cilët kanë ndërhyrë për të ndihmuar kolegun e tyre.
http://www.youtube.com/watch?v=btva-AQ0nD8