De Rosi, edhe Junaited interesohet

23 Mars 2011, 12:09Sport TEMA

Për mesfushorin e Romës dhe kombëtares italiane, Daniele De Rosi, duket se nuk interesohet vetëm Reali i Madridit. Lojtari i pëlqen mjaft edhe Aleks Fergusonit, i cili kërkon që ta transferojë atë tek Mançester Junaited. Kështu bën me dije “Daily Telegraph”. Sipas kësaj të fundit, Junaited është gati që të paguajë një shifër prej 18 milionë sterlinash për kartonin e mesfushorit roman. Ky i fundit, i cilësuar si kapiteni i ardshëm i romanistëve, prej vitesh i ka deklarur besnikëri Romës. Por, zhvillimet e fundit, mbi të gjitha ndërrimi i pronarëve, duket se kanë bërë që De Rosi të lëkundet dhe të mendojë seriozisht largimin. Për të, mediat spanjolle thonë se Reali është gati që të shpenëzojë 25 milionë euro. Por, duket së dëshira e De Rosit është që të transferohet në Angli, ku Ferguson do ta priste me krahë hapur, pasi e konsideron atë si zëvendësuesin ideal të Pol Skolls.

Lini një Përgjigje