Mbrojtja e Bajernit të Mynihut nuk është një nga pikat e forta të këtij ekipi. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit bavarez janë duke kërkuar një mbrojtës qendror. Dhe tashmë duket se e kanë identifikuar se kush mund të jetë mbrojtësi që do t’i jepte më shumë siguri mbrojtjes së brishtë të bavarezëve. Bëhet fjalë për mbrojtësit britanik të Boltonit, Geri Kahill. Siç bën e ditur “Daily Mail”, drejtuesit e Bajernit kanë shfaqur një interesim serioz për mbrojtësin 25-vjeçar, i cili ka shumë admirues në Angli. Për të, siç bëjnë të ditura mediat britanike, ka shfaqur një interes të madh edhe Arsenali.