Arsenali në gjurmët e Mekses

24 Mars 2011, 11:19Sport TEMA

Mbrojtësi francez, Filip Mekses, mund të përfundojë tek Arsenali. Kontrata e këtij të fundit përfundon këtë sezon dhe tashmë ai ka vendosur që të largohet nga Roma. Deri më tani, ishte menduar për një kalim të mundshëm të tij tek një prej ekipeve italiane si Milani, që shihej si destinacioni kryesor, por nuk përjashtohej as ndonjë transferim i mundshëm tek Interi apo Juventusi. Megjithatë, siç bëjnë të ditura mediat italiane, tashmë për të duket se ka shfaqur një interesim të fortë Arsenali i Arsen Venger. Kjo ofertë mund ta tundojë mbrojtësin francez, duke qenë se edhe shifra që anglezët pritet t’i ofrojnë, do të jetë më e lartë nga ajo që i ofrojnë klubet italiane.

Lini një Përgjigje