Adriano drejt Korinthiasit

24 Mars 2011, 11:12Sport TEMA

Duket se sulmuesi brazilian, Adriano, i cili pak javë më parë prishi kontratën me italianët e Romës, ka arritur një akord me Korinthias. Mediat braziliane bëjnë me dije se tashmë është arritur një akord verbal dhe kjo gjë pritet që të konfirmohet të premten.  Mësohet se një rol të rëndësishëm në këtë marrëveshje ka pasur ylli tjetër brazilian, i cili u tërhoq nga futbolli i luajtur, Ronaldo. Adriano ishte konsideruar si një prej talenteve të futbollit brazilian, por, për shkak të karakterit të tij dhe për shkak të teprimit me drogës, seksin dhe alkolin, ai nuk arriti të bëhej ai që të gjithë prisnin. Këtë verë atij ju dha mundësia që të tregonte edhe njëherë veten në futbollin evropian se sa vlente, duke u transferuar tek Roma, por dështoi dhe pas gjashtë muajsh u detyrua që të largohej.

Lini një Përgjigje