Behrami: E doja me çdo kusht rikthimin në Itali

26 Mars 2011, 10:50Sport TEMA

Valon Behrami duket se po kalon momente të lumtura gjatë këtyre muajve, pas rikthimit të tij në Itali. Transferimi tek Fiorentina duke se i ka bërë mirë mesfushorit kosovar, i cili është grumbulluar sërish me kombëtaren zvicerane, pas një mungese disa mujore. “Është bukur që të jesh sërish në kombëtare dhe kjo ka ndodhur falë faktit që po luaj me vazhdimësi tek Fiorentina: familja ime dhe unë jemi sërish të lumtur”, ka thënë mesfushori kosovar. Behrami ka thënë se tek Uest Hemi nuk ishte duke kaluar një moment dhe se që pas eliminimit në botëror me Zvicrën, nuk kishte mundur të gjente qetësinë dhe vazhdimësinë e duhur. Për këtë arsye, ai ka thënë se e dëshironte me çdo kusht rikthimin në Itali. Dhe rikthimi duket se i ka bërë mirë, pasi përveç qetësisë dhe lumturisë, Behrami është grumbulluar sërish me kombëtaren zvicerane. Dhe pse në fakt, shumë shqiptarë do të donin që ta shihnin me fanellën e kombëtares shqiptare.

Lini një Përgjigje