Sebastian Vetel, pole position në Australi

26 Mars 2011, 09:35Sport TEMA

Piloti gjerman i Red Bull, Sebastian Vetel, ka triumfuar në provat zyrtare në Australi dhe në garën e nesërme do të niset i pari. Në vendin e dytë të provave është renditur britaniku i Meklaren, Luis Hemilton, ndërsa në të tretin, piloti tjetër i Red Bull, Mark Veber. Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, është renditur vetëm i pesti, pasi para tij ndodhet dhe britaniku tjetër i Meklaren, Xhenson Baton. Legjenda e Formula 1, Mikael Shumaker, duket se do të përsërisë sezonin e kaluar, pasi do të niset vetëm nga vendi i 11.

Lini një Përgjigje