Jup Heinkes me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm i gjermanëve të Bajernit të Mynihut.
Tekniku 65-vjeçar ka konfirmuar se është takuar me drejtuesit e Bajernit gjatë pasdites së djeshme, për të diskutuar mbi mundësinë e emërimit të tij në krye të stolit bavarez. “Jemi takuar pasditen e djeshme në shtëpinë time. Ishte një takim shumë pozitiv, gjërat tani mund të shkojnë shumë shpejt”, ka thënë Heinkes për “Bild”. Trajneri aktual i Bajernit të Leverkusenit do të zëvendësojë tek bavarezët holandezin Luis Van Gal, i cili do të largohet në fund të sezonit. Mësohet se drejtuesit e Bajernit i kanë ofruar atij një kontratë deri në vitin 2013.