Çmenduri e ultrasve në Kolumbi, në stadium me arkivol

29 Mars 2011, 09:11Sport TEMA

Një grup ultrasish prej 200 tifozë të ekipit Cucuta-550 kilometra larg kryeqytetit kolumbian, Bogota-  15 minuta para përfundimit të ndeshjes me Envigado, kanë mundur që të hyjnë në stadium me një arkivol, brenda të cilit ndodhej një prej tyre, 17-vjeçari Cristopher Jacome, i cili ishte vrarë me armë një ditë më parë. Mediat lokale kanë thënë se me këtë veprim, ata kanë dashur që t’i bëjnë homazhe shokut të tyre të vrarë. Drejtuesi i policisë së zonës ka thënë se ultrasit, për pjesën më të madhe të të cilëve është e ndaluar që të hyjnë në stadium, kanë mundur që arrijnë qëllimin e tyre, për shkak të mungesës së organizimit të duhur të policisë. Ultrasit, nën efektin e alkolit, kishin bindur prindërit e viktimës që t’ua linin arkivolin me djalin e tyre brenda, duke u thënë se do ta çonin atë në shtëpitë e tyre për t’i bërë homazhe. 17-vjeçari ishte vrarë teksa luante një ndeshje me shokët e vet në një par të Cucuta-s.

Lini një Përgjigje