Berisha: Stadiumi kombëtar do të quhet “Kuq e Zi”

28 Mars 2011, 15:57Sport TEMA

Kryeministri Berisha është shprehur gjatë ditës së sotme se stadiumi kombëtar, që aktualisht mban emrin “Qemal Stafa”, do të quhet “Kuq e Zi”. Duke folur për ndërtimin e stadiumit të ri, Berisha është shprehur se ai do të quhet pikërisht “Kuq e Zi, sepse ashtu dëshirojnë tifozët e kombëtares.

“Ne nuk i vëmë  emër tjetër atij, përveç emrit të atyre qindra e mijëra të rinjve që mblidhen nga të katër anët e trojeve shqiptare për të mbështetur ekipin tonë kombëtar.  Le të jetë stadiumi i “Kuq e Zinjve”, atyre ju takon, ju takon edhe futbollistëve sigurisht dhe besoj se dhe futbollistët do të jenë të kënaqur, që stadiumi të quhet ‘Kuq e Zi’”, ka thënë Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së.

Kryeministri ka premtuar ndërtimin e një stadiumi të ri kombëtar në vend të “Qemal Stafës”, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, që shënohet vitin e ardhshëm. Megjithatë, pavarësisht premtimit, puna për ndërtimin e këtij stadiumi nuk ka nisur ende.

4 komente në “Berisha: Stadiumi kombëtar do të quhet “Kuq e Zi””

  1. devolliu says:

    Ky i marrosur, vetë i vë emrat, vetë i heq emrat, si t’ia thotë radakja e momentit prej të çmenduri.
    Po ç’punë ka grupi parlamentar i PD-së me emrin e stadiumit xhanëm, kush mund të ma thotë? Aq më shumë se ky stadium akoma as që ka filluar të ndërtohet?
    Por me që Sala ka zbrit nga shpellat e Viçidolit, atë e karakterizon kultura primitive dhe mendësia shpellare. Njëlloj si të parët e tij që fëmijës ia vinin emrin që në barkun e nënës madje dhe e fejonin sapo lindte.
    Por ndofta këtë herë mendja e sëmurë e një të çmenduri i ka thënë se duke vënë një emër pa emër si ç është thirrja “kuq e zi”, nesër është më lehtë që stadiumi të quhet “Salih”.
    Ëndra prej një balozi të zi.

  2. MiriX says:

    Po si te thuash ti mo Zogu….Po e the ti ka marre fund. Dikush me ka thene qe ty zogu te rrjedhin veshet….e vertete eshte….se trute te kane rrjedhur me kohe e te kane dale ne brryl.

  3. hysni dajaku says:

    stadiumi duhet te quhet”stadiumi kombetar i partise demokratike” “Jozefina Topi”

  4. vinny says:

    Un them ti vejm emrin e plakes se Sales, per nder te asaj qe na solli ne jete nje burre kaq te mençur.
    Biles do thoja se tifozet kur te shkojne me turma ne stadjum, sdo jen kundra te thon se po shkojne te..me u knoq.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje