Operacioni për marrjen e Çesk Fabregas nga ana e Barcelonës nuk është i thjeshtë dhe drejtuesit e klubit katalanas duket se janë lodhur me tratativat që zgjasin prej dy vitesh. Për më tepër, shifra që kërkon arsenali për kapitenin e vet, rreth 50 milionë euro, është shumë e lartë. Për këtë arsye, drejtuesit e Barcelonës janë duke menduar për alternativa të tjera. Një prej tyre është edhe mesfushori kroat, Luka Modriç. Siç bëjnë me dije mediat spanjolle, Barcelona duket se është e interesuar seriozisht për lojtarin e Totenhem. Por megjithatë, e gjithë kjo do të varet nga Fabregas, Nëse në verë nuk arrihet marrëveshja me spanjollin, atëherë Barcelona duket se do të synojë pikërisht kroatin.