Sulmuesi brazilian i Milanit, Aleksandre Pato, ka konfirmuar lidhjen me zëvendëspresidenten e këtij klubi, Barbara Berluskoni. Pato ka thënë se është i lumtur për këtë lidhje në një intervistë për “Vanity Fair”, por sipas tij, është shumë shpejt që të flitet për këtë marrëdhënie. Barbara Berluskoni, vajza e kryeministrit italian dhe pronarit të Milanit njëkohësisht, Silvio Berluskoni, sapo është ndarë nga bashkëshorti i tij, me të cilin ka dhe dy fëmijë. 21-vjeçari Pato nga ana tjetër, gjithashtu nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën u martua në mënyrë të bujshme dy vjet më parë. Martesa e sulmuesit brazilian zgjati vetëm nëntë muaj. Tashmë duket se ai e ka gjetur dashurinë pikërisht tek vajza e pronarit të klubit ku luan.