Hipokritët e "Bashkimit Kombëtar"

30 Mars 2011, 10:38Politika TEMA

Për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë sot llomotisin tyxharët politikë – andej e këndej kufirit. Ata nuk synojnë bashkimin e kombit, por të matrapazëve – dhe duan të përdhosin idenë se shumica shqiptare në Kosovë është e aftë të ndërtojë shtet. Njëri prej këtyre matrapazëve dje mori përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, të tjerët duhet të marrin përgjigje nga opinioni kosovar. Unifikimi do të bëhet vetëm nga ata shqiptarë që punojnë që Kosova dhe Shqipëria të jenë shtete funksionale dhe të pranueshme në Bashkimin Evropian

Nga Enver Robelli

“Pasuria, pushteti dhe nderi i një Monarku lindin vetëm nga pasuria, fuqia dhe prestigji i nënshtetasve të tij. Asnjë Mbret nuk mund të jetë i pasur, lavdiplotë dhe i sigurt nëse nënshtetasit e tij janë të varfër apo të përbuzur”. – Kështu shkruante Thomas Hobbes në veprën e tij “Leviatani” në vitin e largët 1651. Në vitin 2011 nuk ka citat tjetër mbi teorinë e shtetit që i rri më mirë situatës dhe sistemit politik në Kosovë si dhe bartësve të shumë funksioneve të larta. Një sistem i ndërtuar me vota të manipuluara (gjë që po pranohet edhe publikisht nga eksponentë të Partisë Demokratike të Kosovës), një parlament i përbërë edhe prej figurave që profesion parësor në decenien e fundit e kanë pasur (dhe vazhdojnë ta kenë) jo vetëm frikësimin dhe kërcënimin e oponentëve politikë – dhe një matrapaz në fronin e zaptuar të shtetit pas një aksidenti fatal të demokracisë së brishtë kosovare. Këtë aksident dje e korrigjoi pak Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës. Mbetet të shihet nëse politikanët do të jenë të aftë në ditët në vijim të riparojnë pasojat e dëmit që iu shkaktua demokracisë në Kosovë para një muaji.

Lavdi e rrejshme

Ky kombinim pushteti s’mund të prodhojë gjë tjetër përveç se skandale, të vogla e të mëdha, gjithsesi të dëmshme për të ardhmen e shtetit. Meqë protagonistëve u mungon legjitimiteti i plotë i votës shpëtimi gjendet në poza mujshari, pra: unë bëj kështu, sepse mundem! Duke iu referuar Thomas Hobbesit mund të themi se lavdia e kësaj klase politike në Kosovë nuk lindi nga prestigji i qytetarëve, por nga përbuzja që kjo klasë ka për qytetarët, për shtetasit e këtij vendi. Prandaj është lavdi e rrejshme. Për shembull: Kur ashpërsohet debati për buxhet në Kuvend, atëherë ndalet rryma pothuaj në krejt Prishtinën, sepse mileti i përbuzur nuk bën të shoh asgjë. Kur në një televizion shfaqet një bandill partie dhe kritikon ashpër sistemin, në televizionin tjetër (shtetëror) shfaqet – pa asnjë paralajmërim – superbandilli tjetër dhe përpiqet të tregojë versionin e tij mbi funksionimin e politikës në Kosovë. Kur zbulohet ndonjë keqpërdorim, atëherë në vijën e parë të frontit për mbrojtjen e së keqes hidhen mediat e sistemit. Kështu ndodhë edhe në Shqipëri, por nuk bën vaki, ta zëmë, në Kroaci. Nuk ekziston asnjë gazetë apo televizion në Kroaci që e merr në mbrojtje ish-kryeministrin Ivo Sanader, i cili po mbahet në burg në Austri si i dyshuar për keqpërdorime masive financiare. Kaq sa i përket dallimit mes një shteti që ka vendosur të bëhet serioz dhe një shteti që është në rrezik të përhershëm nga ata që duhet ta mbrojnë. Kaq edhe sa i përket lavdisë së rrejshme. Kjo lavdi e pushtetit kosovar ka duhmë despotizmi.

Nëse ndalja e rrymës mund të jetë rastësi, e cila përkohësisht e privon opinionin nga e drejta që të shoh ballafaqimin polemik në Kuvend, duket se nuk është rastësi manipulimi me idenë e bashkimit kombëtar, që ditëve të fundit po trumbetohet kryesisht prej tyxharëve politikë andej e këndej kufirit. Foli për bashkimin kombëtar edhe një matrapaz, madje foli nga froni i zaptuar i shtetit! Ende pa u ngjitur me dredhi në fron ai kishte llomotitur diçka për “autonomi ekonomike” për serbët e pjesës veriore të Kosovës dhe kështu ia kishte hapur derën Beogradit për të kërkuar edhe më shumë tani gjatë muhabetit në Bruksel. Tash – bashkimi kombëtar! Me këto deklarata ky matrapaz dhe shokët e tij po shndërrohen në prijës të kortezhit për varrosjen e pavarësisë së Kosovës, për zhvlerësimin e saj juridik, për përdhosjen e një projekti historik të klasës intelektuale të Kosovës, një projekti të përqafuar jo vetëm nga shumica e shqiptarëve të kësaj treve, por edhe të mbështetur nga bota demokratike.

Boris T. dhe 40 hajdutët

Pse kjo dalldisje, pse ky manipulim me idenë për bashkim m’u në këto momente të vështira për Kosovën? Ndoshta për t’i treguar botës, pahiri, se shqiptarët e Kosovës s’janë të aftë as të themelojnë, as të mbajnë shtet, se përherë duhet të jenë aneks i ndonjë shtëpie tjetër politike. Duket se eksponentë të pushtetit, që s’respektojnë as ligj, as Kushtetutë, e kanë mision të diskreditojnë idenë për Kosovën e pavarur, funksionale, të aftë dhe të gatshme për integrim në Bashkimin Evropian. Duke folur kot për bashkimin – dhe kjo duket të jetë shpresa djallëzore e folësve – mileti do të harrojë se është i përbuzur dhe plaçkitur nga pushteti dhe më lehtë do të pranojë pazaret e pritshme me Serbinë për organizimin e brendshëm të Kosovës. Aleat i matrapazëve shqiptarë – dhe kjo nuk është befasi – u bë tani edhe publikisht Boris Tadiqi me idenë e tij për negociata me Tiranën për kufijtë e rinj në Ballkan.

Këto klithma për bashkim nuk janë aspak serioze; këto janë klithma për bashkimin e matrapazëve të Prishtinës dhe Tiranës dhe jo mes qytetarëve të ndershëm me përkatësi të njëjtë etnike. Manipulimi me idenë e bashkimit vërehet sidomos kur shohim se kush janë ithtarët e zhurmshëm të saj në Tiranë. Ata janë një grup biznesmenësh që nganjëherë merren edhe me gazetari. Emrat e tyre kanë qenë në krye të shumë artikujve të botuar te gazeta “Koha jonë” në vitet 90-të, e cila i ka prirë fushatës për njollosjen e të gjithë shqiptarëve të Kosovës, duke i quajtur malokë, kokëtrashë, mashtrues, kodoshë. Atëherë këta gazetarë e akuzonin Sali Berishën se po i çonte tanket në veri, drejt Kosovës, dhe, kështu, po e provokonte Serbinë. Atëherë shkruanin se aksionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër trupave serbe janë “terrorizëm teatral korzikan”. Sot emrat e njëjtë nga Tirana klithin: bashkim kombëtar! Gazetarët mund të përfaqësojnë mendime të ndryshme, munden bile edhe ta ndryshojnë mendimin, por këtu kemi të bëjmë më shumë me një lojë me kuti shkrepësesh.

Ambicia evropiane

Qëndrimi i Shqipërisë zyrtare është i ditur. E tha së fundi ministri i jashtëm i Tiranës në mes të Prishtinës. Më parë, në nëntor të vitit të kaluar, Sali Berisha kishte thënë se si shqiptar i rritur afër Kosovës përherë kishte ëndërruar bashkimin kombëtar, por pasi shqiptarët e Kosovës në vitet 90-të kanë marrë vendim të kenë shtetin e tyre – “unë përjetësisht e respektoj këtë vendim”, nënvizoi atëbotë kryeministri shqiptar. Në raste të tjera Berisha është shprehur se bashkimi i shqiptarëve bëhet në kuadër të integrimeve evropiane, atëherë kur kufijtë do të dedramatizohen, kur do ta humbin rëndësinë e tyre penguese. Këto deklarata janë realiste, siç është realiste pyetja, që Berisha ia shtron vetvetes: “A jemi ne shqiptarët tani në gjendje të prishim kufijtë e pesë shteteve në Ballkan?” Në këtë pyetje nuk ka përgjigje të bindshme as Albin Kurti, mbase njëri prej ithtarëve më të sinqertë të forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan.

Sot shqiptarët duhet të zhvillojnë një betejë tjetër – betejën e bërjes së Shqipërisë dhe të Kosovës shtete funksionale dhe të pranueshme në Bashkimin Evropian. Kjo duhet të jetë ambicia! Kur të jetësohet kjo ambicie, bashkimi bëhet vetvetiu, por pa bujë dhe pa popullizëm primitiv për interesa të politikës ditore. Sot ambicia bizare e matrapazëve është të bashkohen ekonomitë e kriminalizuara dhe të rrëmbyera nga biznesmenë e politikanë të dyshimtë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ambicia e neveritshme tani është që prej dy shteteve të rrezikuara nga dështimi të krijohet një shtet i madh i dështuar shqiptar, i kapur nga mafia, nga biznesmenët e dyshimtë dhe nga politikanët e korruptuar. Kjo ide nuk është në interesin e asnjë shqiptari të sinqertë – prej Sarandës deri në Mitrovicë. Flasim për bashkim kur mësuesi në Gjirokastër dhe profesori i gjimnazit në Skenderaj të marrin rrogë mujore nga dy mijë euro.

7 komente në “Hipokritët e “Bashkimit Kombëtar””

  1. rexha italia says:

    KINI kujdes se dun me e shit shqiprin
    JANE te gjithe horrat e BOLLANES E DULES E SERBIT E GREKUT
    BRAVO I QOFTE zotit KRESHNIK SPAHIUT
    QE PO REAGON
    POLETIKANET tane jane gati te shesin edhe varrin e nenes vetem qe te bejne leke

    1. Gramozi says:

      —-O rexh vellai————-
      Ca kreshniku thua —-ai ngre zerin kundra grekut po se ka ngritur 1 here kundra armikut te vertete
      saliut me efendinjte…
      A e di ti rexh qe te shkosh nje her ne spital te iken cdo oreks per patriotizmin?
      Ku Shqiptari trajtohet si armik qe duhet len te vdesi ose po deshi te jetoj duhet te paguaj?
      Dhe edhe ne greqi strajtohet ashtu?
      E pra rexh vellai—-Kur te bejme per kombin do jemi patriot te vertete…

  2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Boris Tadici po perdor nje politik dinake te rrezikshme e cila po ndan shqiptaret ne dy grupime.Ata qe endrren shekullore per bashkimin Shqiperi-Kosove e shikojne si te mundeshme ne negociata me Serbine,dhe ato qe jane me te kujdesshem dhe jo shume euforist duke e qene te sigurte se pas propozimeve te Presidentit serb fshihet qellime per shkaterimin e nje pune disa vjecare e cila beri te mundur formimin e shtetit me te ri ne Europe.Pa u nisur nga emocione te castit qe mund te na krijoi perfytirimi se pas gati mbi 120 vjet,kur trojet shqiptare u coptuan,kemi mundesine qe te pakten nje pjese te ketyre trojeve ti bashkohen trungut nene,duhet qe te gjithe nje zeri ti themi JO ketij provokimi serb.Vetem populli i Kosoves me referendum mund te kerkoje bashkimin me Shqiperine.Serbia e ka humbur cdo te drejte te cilen e pati deri ne mesin e viteve 1990 per tju mundesuar shqiptareve,ne menyre paqesore dhe pa lufte,te drejten per te jetuar te bashkuar si komb dhe popull autokton ne Ballakan.Por pas gjithe atyre gjerave qe kane ndodh ne Kosove ky propozim serb duhet injoruar.Historia fatkeqesisht nuk mund te kthehet mbrapa,duhet ecur perpara.Sot qe Kosova eshte shtet i pavarur dhe i njohur nga shume vende te botes nuk na falen gabime qe mund te bejme nisur nga deshira per nje Shqiperi te madhe e te fuqishme.Po rram preh e intrigave te zgjuara serbe i sherbejme vetem nje gjeje,krijimit te Serbise se madhe.Fuqite e medha ja dhane atehere Kosoven Serbise dhe po Fuqite e medha vendosen qe Kosova te behet shtet.Pra Shqiperia e ka humbur cdo te drejte Juridike qe te beje pazare te tilla,te cilat me shume e turbullojne dhe e veshtirsojne situaten sesa japin zgjidhje afatgjata per interesat shqiptare ne Ballkan.Brenda kornizes Europiane si serbet qe jetojne ne Kosove ashtu edhe shqiptaret qe jetojne ne Serbi,Mal te Zi dhe ne Maqedoni duhet te luftojne per te drejtat e tyre,per nje te ardhme te barabarte mes gjithe popujve te Ballkanit,pa urrejtje dhe percmim ndaj askujt.Alfred Vicishta Hamburg.Gjermani

  3. saranda2001 says:

    Cibani i gjithe te keqijave sot, te shqiperise dhe kosoves eshte Saliu+ashim+ilir meta(keta jane gati te bejne cdo gje vetem te marrin ca thase me pare) Prandaj i ka ardhur goja edhe Borisit te serbise.

  4. MEMEDHETARI says:

    Pershendetje nga zemra autorit te ketij shkrimi !

  5. Burimas City says:

    kurre mos tu shtershin mendimet e tua o inderuar dhe i respektuar ENVER ROBELLI qe ligjeron kaq bukur si per shqiperine ashtu dhe kosovenqe nje dite ti shohim te qeshura dhe te lulezuara si bace me lule……kjo do te arihet kur matrapazet shqiptaredhe ata kosovare te zhduken nje here e mire nga politika e qelbur qe po bejne ne kuris te popullit halle madh……..c’fare nuk behet mbrapa kurizit tend o populli im mbasi te vjedh ty dhe krejt vendin nga dy anet e kufirit atehere keta matrapaze bashke me aleatin e tyre boris tadiqi negociojne per kufinjte e rinj ne ballkan……mjer keta popuj nga lakejte.. por une po i drejtohem te dy shteteve kosoce–shqiperi me thirjen e shkrimtarit JULIUS FUCIK……….. POPULL JU KAM DASHUR DHE JU DUA………..JENI….VIGJELENTE.

  6. raimondi says:

    Ky qe ka bere kete artikull tregon se ka mungese shteteformimi , ka mungese ne konceptin e krijimit te shtetit

    Tani eshte tamam koha qe Shqiperia dhe Kosova te bashkohen ———-Dhe kjo ceshtje eshte PRIMARE
    Ndersa futja ne Europe eshte sekondare ———–PSE ?

    Futja ne Europe kerkon shume kohe , sepse ne nuk i plotesojme dot standartet ekonomike qe kerkon EU per hyrjen ne te, mirpo Serbia do futet para nesh se ka ekonomi me te mire –atehere ne e veme ne pikepyetje bashkimin tone per jete

    Ndersa Bashkimi eshte dicka Teknike qe nqs politika shqiptare angazhohet totalisht dhe duke shfrytezuar edhe faktin qe Tadic eshte dakort qe te bisedohet per kete Bashkim

    ———–Atehere urgjentisht poltika e Tiranes dhe Kosoves duhet te dialogojne me Tadicin per Mitrovicen Veriore,
    nisur nga parimet e REAL POLITIKES, dhe ne kembim ne te marrim Luginen e Presheves dhe Bashkimin e KOMBIT , gje per te cilen edhe Tadici nuk e kudnershtonte,por me pak rpesion do e pranoje
    -dhe pastaj vemendja e poltikes sone te jashtme kthehet nga MAQEDONIA ———Ta ndajme ate dhe te marim pjesen tone….

    .. Koha tani eshte ne favorin tone —Por po nuk vepruam me shpejtesi e Humbem…..

    ———-Diku aty ky thote qe filani dhe fisteku nuk kane te drejte te kerkojne bashkimin …!!!!!???????

    –Hellooooo !!!!————-Ku jeton ky njeri ?

    Nuk ka rendesi kush e thote mendimin e bashkimit te madh , rendesi ka qe ai mendim te perkrahet nga politika shqiptare ne dy anet e kufirit

    Nuk ka rendesi se cfare te kaluare ka pasur politikani qe e thote kete mendim –e rendesishme eshte qe ky mendim eshte pozitiv dhe i sherben KOMBIT —-Kjo ka rendesi

    Ashtu sic flet ky autori i shkrimit tregon se ky ka nje mentalitet PRIMITIV —-dhe nuk e prnaon ndryshimin…..

    Sepse njeriu eshte nje qenie ne ndryshim , koha ndryshon dhe njerezit ndryshojne bashke me te , biles edhe shtetet ndryshojne poltikat e tyre kombetare me kalimin e kohes ……Ky eshte realiteti

    ——-Dikush dije ka qene negativ,……. , por sot me ndryshimin e kushteve ne favor te kombit te tij edhe ai ka dnryshuar per mire ,
    kerkon te ndihmoje kombin e tij , dhe mund te thote edhe ide shume te mira per kombin
    –dhe ne duhet ta pranojme ne gjirin tone, kedo qe ka mendime dhe ide pozitive per te ardhmen

    Ne fund te fundit ne pranojme idete ne radhe te pare , pastaj edhe njeriun

    Dhe ne ket rast te gjithe ata qe thotne te behet BASHKIMI jane absolutisht PATRIOTE DHE INTELIGJENTE
    QE KAPIN MOMENTIN E FAVORSHEM QE PO I KRIJOHET KOMBIT SHQIPTAR

    ——-Ndersa ata qe thone te futemi njeher ene EVROPE dhe pastaj te shikojme nese do bejme Bashkimin

    ……………..Atra jane njerezit me te rrezikshem te Kombit shqiptar , nje pjese e tyre jane ARMIQ te Kombit tone dhe mundohen ne kete mnyre te qendrojune ne krye te politikes sone duke ju sherbyer fqinjeve tane armiqesore…….
    ,
    …… pjesa tjeter e tyre jane njerez te leshte me deficenca te thexuara ne konceptin e shteteformimit , sic eshte ky qe ka bere shkrimin

    ———–Te gjithe keta palaco qe thone me pare te futemi ne Europe pastaj bejme bashkimin duan qe shqiptaret ta humbasin rastin e fatlum qe ju ka ardhur ne dere…

    ——Sepse ata e dijne qe po u futem ne Europe bashkimi nuk ka per tu ber kurre , sepse Serbia do futet ne Europe para nesh dhe ajo pastaj do nxjerre pengesa pa fund kudner hyrjes sone ne EU dhe kunder Bashkimit —-pasi atehere ajo do jete fuqizuar edhe poltikisht —-shto pastja edhe faktin qe d te ardhmes nuk i dihet kurre se c’mund te sjelle…… ……

    Ne fakt do thoshja se shkrimi itij eshte fund e krye nje xhelozi primitive per mendimet e atyre poltikaneve qe kerkojne Bashkimin ,
    dhe ketij i duket
    sikur ata me mendimin e tyre superior patriotik i kane hyre ketij ne hak,
    sepse sipas mentalitetit Primitiv te ketij shkruesi

    —-Patriotizmi eshte vprone vetem e atyre qe i gjykon ky si te pranueshem per patirotizem dhe asnje tjeter nuk duhet te hyje aty .
    ……pasi i ngelet qefji ketij .DEFICENTIT TE PATRIOTIZMIT

    Degjo ore mik ! -Patriotizmi eshte nje ndjenje qe duhet perdorur per ti bashkuar shqiuptaret dhe jo per ti ndare , sepse patritotizmi eshte prone e te gjitheve , dhe kushdo qe flet apo jep zgjidhje per problemin ne fjale eshte i mirepritur

    Ne demokraci nuk ka rendesi se kush je , apo cfare te kaluare ke patur. Ajo qe ka rendesi eshte ajo cfare ti thua

    ——– Aty vleresohesh per cfare thua dhe jo per cfare je apo ke qene, .ok ? Ky eshte parimi i nje shoqerie moderne demokratike

Comments are closed.

Lini një Përgjigje