Analisti Eduard Zaloshnja bëri publik një sondazh të realizuar javën e fundit nga ai. Me anë të një e-maili ai ka sqaruar sot se cilat janë mundësitë për Ramën për të fituar Tiranën. Më poshtë do gjeni edhe njoftimin e Zaloshnjës për sondazhin, dërguar dje në media.
Nga analiza e modelit probabilitar qe perdora per te projektuar voten e tiranasve, ne qofte se zgjedhjet do te ishin mbajtur ne 17 prill, me rezulton:
1 – Me probabilitet 97.5%, Rama do te merrte JO ME SHUME se 55.0% te votave
2 – Me probabilitet 83.5% Rama do te merrte JO ME SHUME se 53.9% te votave
3 – Me probabilitet 83.5%, Rama do te merrte TE PAKTEN 51.2% te votave
4 – Me probabilitet 97.5%, Rama do te merrte TE PAKTEN 50.1% te votave
5 – Me probabilitet 98%, Rama do te merrte TE PAKTEN nje vote me shume se Basha
6 – Me probabilitet 99%, Rama do te merrte TE PAKTEN 45.2% te votave
7 – Me probabilitet 100%, Rama do te merrte TE PAKTEN 1 vote (voten e vet)
Nga një sondazh që zhvillova gjatë javës së fundit, më rezulton që, në qoftë se zgjedhjet do të ishin mbajtur në 17 prill, në kushte normale, Edi Rama do të kishte dalë fitues me 52.6% të votave. Me siguri 95%, rezultati real do të kishte qenë brenda marzhit të gabimit statistikor prej +/- 2.5 pikë përqindje. Thënë ndryshe, Edi Rama, me siguri 97.5%, do të kishte marrë mbi gjysmën e votave. Sa më sipër, NUK DO TË THOTË SE I NJËJTI REZULTAT DO TË ARRIHET DOMOSDOSHMËRISHT EDHE NË 8 MAJ (disa zgjedhës që nuk do të votonin në 17 prill mund të vendosin të votojnë në 8 maj dhe anasjelltas, ndërkohë që disa zgjedhës mund të ndërrojnë kahun e votimit deri në 8 maj).
Metodologjia e përdorur për të arritur në rezultatin e mësipërm
Përzgjedhja e kampionit statistikor u bë me rastësi të plotë nga një univers prej rreth 60,000 numrash Telekomi të qytetit të Tiranës. 2450 tiranas u kontaktuan me telefon nga anketues të besuar dhe të kontrolluar nga unë, për të realizuar një kampion prej 2000 votuesish. Sipas gjykimit të anketuesve, 374 qytetarë të kontaktuar nuk morën pjesë në anketim, sepse nuk kishin kohë apo përtonin të përgjigjeshin dhe 76 të tjerët që refuzuan, kishin frikë të merrnin pjesë në anketim*.
Kampioni rezultoi i balancuar territorialisht, në gjini, grupmosha, dhe shpërndarje të votës së 2009-ës sipas koalicioneve. Vetëm grupi i votuesve të rinj (18-19 vjeç) ishte i nënpërfaqësuar në kampion (43 nga 60 që duheshin), por një studim i Çekës (2010)** konkludon se 74% e votuesve të rinj (18-19 vjeç) në Bashkinë e Tiranës kanë gjasa të ndjekin preferencat politike të prindërve të tyre. Pjesa që nuk ndjek prindërit, me gjasa të forta, është e ndarë në mënyrë pothuaj të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës (siç është i ndarë vetë elektorati tiranas).
Për të projektuar probabilisht kahun e votimit të të pavendosurve dhe të atyre që nuk e deklaruan votën (të evidentuar më poshtë), u përdor një model regresioni logjistik, bazuar në përgjigjet që dhanë deklaruesit e votës në lidhje me Piramidën, Sheshin Skënderbe, profesionalizmin e punonjësve të Bashkisë, opinionin për secilin kandidat, dhe votimin në 2009-ën e në 2007-ën. Për të projektuar votën e zonave me mbulim të rrallë nga Albtelekomi (si Komuna e Parisit, Kodra e Priftit, Shkoza dhe Bregu I Lumit), u ekstrapoluan probabilisht rezultatet e mëparshme të këtyre zonave me rezultatet e kampionit për votimet e shkuara dhe atë të pritshëm aktual. Brenda territorit të mbuluar dendur nga Albtelekomi, mund të ekzistojnë xhepa të vegjël të pambuluar me telefon fiks. Për këta xhepa u abstragua se votuesit e tyre ndjekin tendencat e nënkampionit statistikor të minibashkive të mbuluara mirë nga Albtelekomi, meqenëse shpërndarja e votave të këtij të fundit për 2007-ën e 2009-ën përputhet me votimin faktik. Sidoqoftë, për ta probabilizuar abstragimin, marzhit fillestar të gabimit statistikor iu shtua apriori +/- 0.1 pikë përqindje.
Në total, llogaritjet probabilitare të mësipërme e rritën marzhin fillestar të gabimit statistikor me +/- 0.5 pikë përqindje. Ndër të anketuarit që do të kishin marrë pjesë në votim në 17 prill, përgjigjet rreth votimit të tyre ishin si më poshtë:
Edi Rama 43.9%; Lulzim Basha 42.6%; Hysni Milloshi 0.3%; Të pavendosur 6.4%; Nuk e deklaruan votën 6.8%*
*Niveli relativisht i lartë i mospjesëmarrjes në sondazh nga frika dhe i mosdeklarimit të votës, lë të kuptohet se kurba e dendësisë së probabilitetit për shpërndarjen e gabimit statistikor mund të jetë asimetrike. Më shkoqur, mund të thuhet se gjasat ishin më të mëdha që Rama të kishte marrë në 17 prill mbi 52.6% të votave, se sa më pak se 52.6%.
**Çeka, Blendi. Aplikimi i Teorive Socializuese e Zhvillimore në Sjelljen e Votuesve të Parë në Bashkinë e Tiranës. Referat në Konferencën Ndërkombëtare të Departamentit të Psikologjisë, Universiteti i Tiranës, Dhjetor 2010.
Comments are closed.
O quajtur nga (vete) Analist Eduard Zaloshnja!,…o eduarti nuk bejete (Analist e Gazetat ne “refugjat-pune” duke lare pjatat Z.Rama me Bashen e Sales jane si nata me diten, Une nuk jame me “socjalistin Rama dhe me komunistin dhe agjentin Sali” Edi Rama me Bashen po lote si macja me mine,z. Edi Rama fito 80%…Sali dhe Basha vendi e kane ne burrg..
Tek tregu Cam e ke blere shqipen??
Mos u gezoni para kohe. Sal-iu ka shume marifete. Nuk dorezohet kollaj. Fillimisht urdheroi gjykaten qe ti jape te drejte PS per fletet e votimit, qe nuk i prishin shume pune. Tani toleron anketa qe jane ne disfavor te tij. Kjo behet qe neser kur gjykatat, per ceshtje vendimtare, te vendosin ne favor te Sal-iut,ai te thote “pse ankoheni gjykatat jane te pavarura, a nuk vendosen ato ne favor te PS.”
Sondazhi mund te jete real, por nuk ka asnje vlere neqofte se lejohet lubia e votave t’i vjedhe perseri ato.
Vini re se numeri i atyre qe nuk japin pergjigje eshte shume i larte, gje qe tregon se njerezit kane shume frike qe te shprehen lirisht. Kjo tregon se edhe ne kete kategori ka nje % te madhe qe kur te gjenden vetem per vetem me voten e pa prezencen e huliganeve te pushtetit,do te votojne per PS.
jam shume dakort me ju “dymi”, keta socialiatet mos ta marrin per dobesi “tolerancen” qe i ben sala, sepse nuk i dihet se cfare ka planifiku kesaj radhe…
Sapo lexova nje shkrim te H Cilit, dihet se ku.Titulli: Pse jam me opoziten… e pushtetit lokal ku me rane ne sy nja dy hile te vogla, prandaj po komentoj perseri ne vijim te komentit per sondazhin.
Te jesh me opoziten – thote Cili – eshte fisnike. Dakort po pse vetem me ate lokale e jo me opoziten e pushtetit qendror?
Duke shkruar per 4 qytetet e medha qe qeverisen nga opozita Tirana,Durresi,Elbasani e Korca Cili flet per nje “administrate te fryre… njesoj si ajo qendrore.” Pas kesaj gjithcka qe shkruan eshte qe te beje thirrje qe edhe keto qytete te qeverisen po nga Sal-iu.Kur thuhet qe eshte e fryre si ajo qendrore nuk mund te kerkohet zgjidhja tek kalimi i tyre ne qender, sepse ne kete drejtim njesoj jane te dyja. Cfar zgjidhet keshtu i varen mulcite ujkut ne qafe.
Pergjigja ime pse Cilli eshte me opoziten e pushtetit lokal eshte se:
1- Sepse eshte opinionist flete llamarine qe shkon nga te fryje era dmth atje ku eshte pushteti.
2- Sepse Sal-iu dhe sejmeni i tij Bode Tatimori ja kane vene koqet ne bige per problemet tatimore te universitetit.
Te jesh me opoziten zoti Cili eshte me te vertete fisnike, por te behesh sejmen i Sal-iut e Lul-it te tij me e pakta eshte mendjeshkurtesi. Po ti, me sa dime, nuk je mendjeshkurter, prandaj ke arsye me te forta si interesa meskine ekonomike dhe qejfmbetje e inate te vogla ndaj drejtuesve te opozites socialiste.
Ky Zaloshnja eshte nje mbushes topi!
Ed Rama ne cdo kohe te behen sondazhet fiton po te kete perballe nje vrases si Luli
dhe jo vetem me sondazhet,por me 8 maj do shohim se Rama do kete 35.000 vota
me teper se hajduti i rruges se kombit
tirana nuk ja le ne dore bashkine,atyre(te djathteve)
qe kur e kishin e kthyhen ate(tiranen) ne nje nevojtore gjigande,ku shurrohej kudo!
Je shume i Sakte –Zaloshnja eshte tamam nje mbushes topi
nuk eshte fjala se Rama fiton por mjaft me me Salen
fiton edi fiton
Ndershmerisht dhe teorikisht Edi fiton,por moralisht dhe praktikisht kam frike.Eshte dhelper Sala ,e di qe me menyren e pare nuk ka fituar dhe fiton kurre,prandaj ka filluar qe tani nga manipulimet me listat etj etj..Urojme qe koalicioni per te ardhmen ti ruaj votat me cdo kusht dhe jo vetem ne Tirane,por gjithe vendin.
Rajmonda (sa kujtime me sjell ky emer) ju thoni qe:
“Ndershmerisht dhe teorikisht Edi fiton,por moralisht dhe praktikisht kam frike..”
ne se kjo qe thoni do te ishte:
“Ndershmerisht dhe teorikisht Edi fiton,por forcerisht dhe praktikisht kam frike..”
atehere do te isha 100% dakort me ju…lol.
Qe edi fiton as vete zaloshnja nuk e dyshon. Por dua te them dy fjale per kete Zaloshnjen. Zaloshnja eshte plotesisht i pabesueshem, nje njeri qe erdhi nga amerika dhe gjene e vetme qe perpiqet te hedhi ne treg jane sondazhet. Eshte konfuz dhe vuan nga nje mediokritet i frikshem ne cdo lloj shkrimi, llogjike dhe analize. Duket si ata qe perfundojne shkollen e larte pa mbaruar gjimnazin. Eshte ne nevoje per te patur ndonje financim dhe ndaj vetequhet analist dhe staticien dhe perpiqet te beje lajm here pas here.Mblidhe mendjen nje here e mire more zaloshnje dhe mos bej me karagjozin, sondazhet elektorale nuk funksionojne ne shqiperi, nuk funksionojne as face to face dhe jo me me telefon.I doli boja ne 2009 sondazheve. Nese te duhen leke dhe basha te ka premtuar te ti jape, beji ndonje sherbim tjeter dhe hiq dore nga ky fiksimi jot qe gjoja di te besh sondazhe se nuk di dhe nuk merr vesh. U bene shume si ti ne kete vendin tone dhe nuk po mundemi me ju duru dot!!!!!!!
Z.Mark, DINI SHUME GJERA…A eshte normale! pa mbaruar (gjimnazin) te thuash se kame mbaruar (unversitetin ne SHBA)!? “pjata-larrsit,kur kethejen me (mision e Sales) ne Shqiper vetequhen intelektual,analist,gazetar,Sali i emeron ministra e deputet!, Sala i dorovit me euro dhe keta (gagashe shkruajne ne per gazetat dhe pellasen ne teverat e Sales e te Fazllicit…
Po qe e ka mire ky mark zaho!
Haha 0.3% per Milloshin? Me cudit qe i paskan parashikuar edhe njecke te vetme! Per Zotin, kush jane keta qe e votojne? Uroj te jene te fisit te vet e jo te tjere ?
ZOTI ZOLOSHNJA perpara 4 diteve ju thate se mungojne sondazhet se asnje nuke e bene se nuke investohet MUNGONIN KOMPANITE:….. NUKE eshte e vertete se opozita fiton se ti thua MJAFTE ME BERISHEN por
MJAFTE VRASJEVE
MJAFTE KORRUPSIONIT
MJAFTE VARFERISE E GENJESHTRAVE
MJAFTE ME MANIPULIME E PRAPASKENA
PRANOJI TE PAKTEN KETO PASTAJ BEJE ANALIZEN SE SI GJENDET POPULLI NE QEVERISJEN E SALIUT NGA ANA E SIGURISE EKONOMISE MORALE PSIKOLOGJIKE
MEGJITHATE VOTA MVARET NGA NUMERUESI zoti RISTANI dhe JO nga votuesi
vetem nqs serbet ,ruset dhe greket do ta lene kesaj radhe ne balte Saliun ,mund te fitoj Edi Rama.dhe pse une dua qe ai te fitoj ,pasi te vesh ne bashkine e Tiranes vrasesin me fytyre idioti Basha,do te ishte shkaterrim total i Tiranes..Lul Domatja duhet ti kaloje gjyqit dhe te gjykohet per korrupsin dhe vrasjet e 21 janarit… .sa per Saliun ,dhe vete ai e di qe nje dite do perballet me shume nene te kodit penal ,kjo eshte dhe arsyeja kryesore qe shtrengon karriken dhe eshte gati te beje cdo gje paer ta mbajtur fort ate..vetem do zoti nuk ka ndermend prap te nxjerri tanket dhe cecenet ne rruge me kallashnikov,se do digjet fare
x Sofi-ne: Milloshi eshte shume me serioz se dy karagjozet e tjere,te pakten moralisht eshte me i pasterti,kete besoj e pranojne edhe vete tifozet(objektive) te ps e pd.
Kushdo qe ta fitoje, mbaroni ato punimet ne mes te Tiranes se late nam.
Te gjithe biem dakort se per shume arsye , me qarte: per faj te qeverisjes se keqe dhe faktoreve te pakundershtushem te krizes ekonomike boterore opozita e sotme shqiptare ka pozicionin me komod per ta rrezuar qeverine. Por ne kete situate kritike te skajshme besoj prape se biem dakort qe zgjedhjet duhet ti fitoje binshem jo me 2,3, apo dhe5 % me shume. Pra sado te manipulohen zgjedhjet nga qeveria( gje normale per shqiperine post komuniste) opozita duhet ti fitoje thelle sepse ashtu i takon dhe ashtu pretendon ne rast te kundert Kjo nuk eshte Opozita qe i duhet ketij vendi.
edi duhet te fitoje qe te na zhduket sala e jo me te na vi kopja e tij lulu vocer……mos harroni se kemi nje kryeminister qe dhe shqip nuk di te flase, ndersa ne rrime dhe leme nje injorant si sala qe ka zbritur nga mali te qeverise shqiperine prandaj…… ne meritojme me shume se boll kemi vuajtur