Kodi Ristani

19 Maj 2011, 10:58Politika TEMA

Nga Eda Derhemi

E dimë të gjithë çfarë do të thotë të të zerë rrota bishtin ose ta hedhësh vallen sipas daulles. Por retorika e Ristanit këto ditë, mua si qytetare (Zot na ruaj të përdorim këtë fjalë këtyre ditëve pa na u dridhur mishtë!) më ka fyer përtej asaj që do t’i lejoja një aparatçiku të bindur të sistemit. Nuk besoj të jem e vetme. Procesi i numërimit të votave që paraprakisht qenë shpallur të pavlefshme nga një grup që të drejtën për t’i zhvlerësuar ato e ka pasur zyrtarisht e të legjitimuar po nga sistemi, dhe pafytyrësia me të cilën kjo bëhet para kamerave dhe para njerëzve, është për të vënë duart në kokë. Fakti që akte të tilla kryhen në emër të “qytetarit”, “sovranit” dhe “së vërtetës” i zhvlerëson krejtësisht këto fjalë nga çdo kuptim a vlerë e mëparshme. Ju siguroj që ata që i përdorin më shumë sot, më pak respektojnë dhe përfillin qytetarin, sovranin popull dhe sidomos të vërtetën, që në Shqipëri është si një fasule në embrion që po thahet ende e parritur në epruvetën e një 8-vjeçari.

Ndryshe nga miq të mitë që mendojnë se për të ardhmen e Shqipërisë fakti nëse janë socialistët apo demokratët në fuqi është relevant, unë mendoj se, në fund të fundit, sistemi i politikës shqiptare është po ai dhe funksionon mbi po ato rregulla, me ndryshime shumë të vogla. Kjo, edhe duke besuar se Rama dhe Basha janë të ndryshëm (madje shumë të ndryshëm) nga njëri-tjetri. Por për mua të dy këta janë pa rëndësi të madhe politike për ndryshimin e Shqipërisë, i pari sepse sipas meje s’ka lidhje me forcën që formalisht prin (gjysmën e Shqipërisë), por me forcën që kundërshton, dhe sepse gjatë këtyre viteve në politikë është bërë pjesë e sistemit ; i dyti, më keq akoma, sepse nuk është distancuar kurrë nga krimi (madje ka mbyllur me sa fuqi ka mundur defterët e hetimit), qoftë në material financiar, qoftë në materie njerëzore, krim që është kryer direkt nën hundën e vet. Këtë unë nuk e përkthej si djalosharì dhe as si faj për shkak të të tjerëve poshtë tij, por si insistim për të përfituar nga një sistem kriminal në të cilin Basha ndodh që shfrytëzon Berishën, dhe ky Bashën. Pra, i takon kokë e këmbë sistemit të përçudnuar të politikës tek ne. Kështu, sido që Basha e Rama janë të ndryshëm e të rinj , asnjëri nuk sjell një forcë të re apo progresive në Tiranë a Shqipëri. Nga ana tjetër, Berisha dhe Ruçi përbëjnë bazën e sistemit, në kuptimin e fytyrës ideologjike dhe të shumicës ose të shumës relativisht mekanike të së djathtës e të së majtës sonë. Të dy këta janë dy shëmbëlltyra perfekte të dy tipave themelorë të elitave xhahile e shërbëtore komuniste të djeshme: Berisha dyfytyrësh që s’ia ndan dot helmin nga buzëqeshja e s’ia shkoqit dot ideologjinë e kamufluar me shprehje popullore të rrejshme e shpesh pa kuptim, por që shkumëzon kur ia prek kush vijën e Partisë që është edhe vija e tij; dhe Ruçi, i zymtë, i rreptë në zbatimin e vijës së Partisë, fjalëpak e ogurzi, që s’fal asnjë devijim ideologjik, modeli i elitës së zymtë hetuese të sigurimit të djeshëm, elitë shërbëtore po aq e thekur e sistemit. Çka këto dy figura përfaqësuese kanë në sy e zemër, është po ai model totalitar e absolutist që lë pak e aspak vend për demokraci, liberalizëm e liri. Shqipëria për fat të keq sot modelohet ende prej tyre. Kjo është e tashmja dhe e ardhmja e afërt e jona, teksa luftohet për çdo votë të vërtetë e të gënjeshtërt.

Pra, sido që nuk shoh dritë në fund të tunelit, nuk mund të pranoj shëmtinë e sotme shfaqur në Tv, kodin Ristani. Një shoqe më tha se sot u ndie e përdhunuar nga sa pa. Në fakt a nuk ka kohë që përdhunohemi nga ky sistem harbutësh të pagdhendur e të pacipë?! Retorika e Ristanit sot m’u duk një ndër shëmtitë monstruoze e një diskurs maskilist tipik i politikanëve dhe ‘burrave të fuqishëm’ shqiptarë. Ishte aq e shëmtuar sa edhe instrumentale për një shkelje të paskrupullt ligjesh e rregulloresh, në mbrojtje të të cilave nuk dilte dot askush, sespe haste murin mbytës të sistemit. Kodi i Ristanit në mbledhjen e KQZ-së të mërkurën ishte pikërisht shprehja më e mirë gjuhësore e këtij sistemi të paaftë, mbytës dhe korruptues. Kodi i Ristanit sot ishte ai i hyzmeqarit-shkrues të paskrupullt e anadollak, që shkel mbi këdo e gjithçka që të kënaqë të zotin që e ka urdhëruar të numërojë pa u ndalur derisa llogaritë të dalin aq sa duhen. Gjoja-përpjekjet e tij për të lejuar zërat e kundërshtarëve të dëgjoheshin, bëheshin me aq bezdi të dukshme dhe arrogancë prej superiori që ka në dorë arrën dhe gurin, dhe që çfarëdo që dërdëllisnin të tjerët po e lejonte sa për t’u hedhur hi syve syleshërve, pastaj e dinte ai si i mbyllte hesapet, ishin qëllimisht fyes, dhe në vend që të parrisnin zjarrin, e ndiznin edhe më keq atë. Së paku të kish bërë një përpjekje të vogël profesionalizmi, meqenëse regjistrohej e filmohej live. Por jo: s’ka arsye pse. Ai është krejt i mbrojtur nga sistemi, kushdo e marrtë fuqinë, për çfarëdo që thotë e kryen. Të tjerët kanë vjedhur e vrarë e s’i ka gjetur gjë. Ç’bëri ai në fund të fundit? Thjesht iu bind një urdhëri. Ndaj flet në mbledhjen zyrtare të KQZ-së (a nuk na kanë ardhur në majë të hundës tashmë këto iniciale?!) që ndiqet me tension nga kushdo, si një i mbi-gostitur natën më parë, i sapozgjuar pas dollish ‘vardha-rakia’, e që ende s’ka rrufitur kafenë e mëngjesit. Një sjellje e tillë e lëshuar, me vështrimin që nuk i drejtohet askujt por humbet diku mes dyshemesë e tavanit dhe me ligjëratën e zbërdhylur të një pijaneci, nuk u shkon as burrave që shurrojnë ku gjejnë mur nëpër rrugicat e Tiranës.

Këto janë disa pjesë nga ligjërata e tij e ngërdheshur që shprehte bezdi të pamatë ndaj mizave përreth që e bezdisnin pa pushim. “Hë, tani! Hë pra, hë, thuaje edhe ti ça ke për t’thënë!” “Po ça do sqarosh. Nuk ke çar sqaro, mbaje shënim e ne vazhdojmë leximin!” “Këtu nuk hetojmë, këtu veç numërojmë!” “Ju mora vesh. S’ka nevojë për tjetër gjë!” “Jo, sot s’kam përgjigje; sot bëj vetëm numërim!” “Hë pra hë, ti merri shënim kodet po deshe, dhe ne vazhdojmë me kutinë tjetër!” “S’ka nevojë për komente! Rëndësi ka të vazhdojmë!” Kur nuk mundej a nuk dinte t’i përgjigjej një pyetjeje mbi ligjshmërinë e hapjes së një kutie apo interpretimit të të dhënave sipas rregullave e ligjit, përgjigja për të shpëtuar momentin ishte “Po ça, leksione ligji do bëjmë tashi?!”… moment të përsosur për ironi klasi ka gjetur Ristani. Kur Subashi ngre zërin dhe thotë se konteston vendimin dhe se KQZ-ja po kryen marifete të paligjshme, ky i mbyll gojën me arrogancë e përçmim: “Po, po. Qartë. Katër me nji, kalon vendimi!” E kur Subashi vazhdon të insistojë me protestën e vet se ç’po ndodh është kriminale, Ristani fut në lojë, veç prepotencës, tonin e një rrugaçi maskilist: “ Se e kam merak shëndetin tuaj, se jeni në moshë të madhe dhe do dilni në pension së shpejti!”. Jo veç që fyen ulshëm, por edhe kërcënon! Dhe mënyra se si komunikoi me të gjitha kundërshtimet kishte si emërues të përbashkët: “Nuk kam përgjigje për ju-ve. Nuk harxhoj më frymë për përgjigje!”.

Ky është personi në dorë të të cilit është lënë fati i Tiranës? Ky është burokrati me aftësi madhore që të përmbysë një numërim dhjetëra-personësh e t’u japë vlerë votave që shumë komisione i kanë quajtur si të pavlefshme, përderisa të hedhura në kutitë e gabuara? Ky është burri për të cilin kryeministri u fut në siklet e kërcënoi se kushdo do “t’i cënonte punën serioze që kryente, do kish pasoja të rënda?” Ky është Zoti që ka në dorë t’i japë gojë e fuqi “vullnetit të popullit”?

Në qoftë ky ai, mos qofsha unë as tiranase, as shqiptare, as popull, as qytetare që voton në atë vend!

34 komente në “Kodi Ristani”

  1. tiranaime says:

    shume artikull i bukur, do te shtoja dicka nga fjalori i djeshem i ristanit: “Hajt t’i kqyrim njeher kto, ti kqyrim njeher pastaj flasim”.
    fjalen t’i kqyrim e kam degjuar vetem prej Berishes: Te gjitha votat do kqyren.
    tani sme le gje tjeter te mendoj sikur Saliu t’i kete nxjerr nga ristaner mender me thene prej b…e !!!!
    E njejta gje edhe me halimin dje ne Interviste….tregoi Sala qe edhe ne Amerike keshtu numerohet, ja nisi edhe halimi me te njejtin shembull se edhe ne Amerike keshtu ndodh.
    kaq idiote jane keta njerez qe mendojne se ne jemi kafshe e te paditur????

    1. Rajmonda says:

      Harrove kur i tha per juristin e PS “nxirreni ate qerosin” pa pike respekti sikur skish emer,e te tjera e te tjera si keto qe do ti shohim te Portokallia.

    2. plaku says:

      tiranaime,
      Une mendoj se ne Amerika nuk behet keshtu numurimi. Sa shpejt harruat??!! Sala para 10ditesh tha se ne kemi sistemin me te mire ne bote te numurimit te votave. Ai nuk tha, njesoj sit Amerikes por tha sistemin me te mire ne bote.

  2. tiranaime says:

    1-Si ka mundesi qe nga 20 kuti dolen 60 vota, 46 per bashen dhe 16 per ramen?
    2- Nga dolen keto kuti keshtu, c’eshte ky raport keshtu, i bie qe basha te kete marre 75 % te votave ose 1 te treten????
    3-Ato vota nuk kishin asnje shenim mbrapa se pse ishin cilesuar te pavlevshme.
    ………….
    …………………..gjithsesi mendoj se ato vota nuk do quhen sepse ata komisionere qe i kane lexuar 485 kuti i kane mbyllur procesverbalet dhe votat e kontestueshme i kane quajtur te kontestueshme, mbaroi filmi.
    Se nga i nxorren ata te PD ca firma te habitshme te komisionereve qe skishin lidhje me firmat e atij te PS ne salle.
    Nese kjo do ankimohet nga PS i bie qe gjithe ato komisionere te atyre 20 kutive te ndiqen penalisht dhe i pret burgu, nese do kene deshire te humbasin lirine per sali e ristan atehere udhe e mbare por me siguri dikush do i tradhetoje kshuqe votat e djeshme nuk do quhen e ndjekje penale do kete prej ristanit e poshte.

    1. tiranaime says:

      14 per ramen, gabova ne tastiere. flm

      1. Melisa says:

        cdo gje esht e mundur dhe ndodh per aq kohe sa te jet ristan saliu ne kete mersele,pse si mendon se do benin gjith ket pun po te ishte ndryshe dmth nga kto kuti qe hapen te dilte 60 vota per ramen dhe 14 per lulin???apsulutisht,ata i din shum mir se cpo bejn dhe cdo nxjerin e kan planifiku me kohe ket gje,po me cudit fakti se pse keta komisjoner a vezhgus a perfaqsues te ps pse rin ne kqz.ata vet i thon vet i vendosin,un skam degju deri tani te aprovoj ristan saliu ndonje qoft edhe nje presje te vetme,,,kta kan lujt mendc te gjith dhe po shkaterojn dhe nje popull te ter,ku do veje ky muhabet,,,,,

  3. fule says:

    Siguria me te cilen Ristani vepronte ne shkelje te ligjit dje ishte befasuese. Vetem dikush qe i ka krahet super te ngrohta mund te sillet ashtu. Ja kane bere te qarte qe as Kolegji askush dhe asgje nuk do kthehet ta gjykoje apo ndryshoje vendimarrjen e tij. Ca te thuash me teper

  4. mirela says:

    shqiperine e mori sala dhe luli i vu zjarr shqipetar mos rri po ngrihu shqipetar

    1. tourkofagos says:

      shume mire mund te thoni ;shqiperine e moren turqit[saliu,basha] dhe e mbajne peng,,,,
      mirela emer, qe me kthen pas 20vjt e me emocionon,,,,,pac fat ne jete!thx

    2. Mentari says:

      CAJUPI Shqiperine e mori turku i vu zjarr

      shqipetar mos ri po duku shqipetar
      mjaft punove per te tjere o fatkeq
      kujto vendin tek ke lere dhe tek heq

  5. guri i qytetit says:

    Nje tufe vezesh dhe domatesh te prishura kur te dali jashte ,besoj se do t’i beje mire z.Ristani.

  6. revolucion says:

    “LARGOJE ATE QEROSIN” THA DJE RISTANI. PO UN I THEM :
    Neni 326
    Falsifikimi i dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve

    Paraqitja në dokumentet e zgjedhjeve të të dhënave, rrethanave, shifrave që dihen se janë të pasakta, përpilimi i dokumenteve falso ose zëvendësimi i të saktave me të rreme, i bërë nga personat e ngarkuar me përpilimin, vlerësimin, nxjerrjen e rezultateve apo ruajtjen e dokumenteve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
    ME KETE NEN DO DENOHESH O MAVRI O I MJERE

    1. tourkofagos says:

      keto enderra qe shikoni zotri[per denimin e krimineleve]mbeten vetem enderra,kemi te bejme me nje shtet arab,qe gjeografikisht ndodhet ne evrope!!! shkelja e te drejtave te njeriut dhe ligjeve te kushtetutes,jane normale per shtetaret ne albanistan. mjere ne ku na ra lotaria te jetojme,,,,,,,

      1. Albana L. says:

        Ti shih shtetin tend minoritari, mos te te haje e pasmja me Shqiperine! Ne kemi problemet tona me nje diktature fashiste qe vjedh e vret, ndersa ju po mbyteni te gjalle nga borxhet qe edhe po te shisni veglat – siç keni bere prej shekujsh ( http://it.wikipedia.org/wiki/Pederastia_greca ), nuk dilni dot ne siperfaqe! Ndaj shih Athinen se Shqiperine e sistemojme vete!
        Sa per kete kokainomanin servil me emrin Ristani, kush ia njihte seren e dinte fare mire se operonte vetem nen urdherat e despotit Berisha. Tani vetem sa po konfirmon famen si langua qe ka anembane Shqiperise.
        Une i bej apel z. Rama dhe gjithe opozitareve te tjere: POPULLI U DHA VOTEN QE S’JENI NE GJENDJE TA MBRONI PERDERISA SALI GHEDDAF GERDECI PO UA PERCKENDON DUKE VJEDHUR NEN DRITEN E DIELLIT. LERINI FJALET E SLLOGANET POR NXIRRNI NJEREZIT NE RRUGE JO PER PROTESTA PAQESORE POR PER KRYENGRITJE TE ARMATOSUR! DIKTATURAT NUK HIDHEN ME LLAFE KAFENESH POR ME FORCE, MOS HUMBNI ME KOHE SE DO TE RREZIKONIT TE HUMBISNIT BESIMIN E NJEREZVE!
        Diktatorit i duhet derguar nje batalion pushkataresh, nga Tirana & nga rrethet, vetem ashtu do te zgjidhej problemi i tij njehere e pergjithmone!

        1. tourkofagos says:

          hahahaha,,,,,,une jam shqiptar,por rrealist e jo hund perpjet,e b…the grisur si jeni ju!E thexoj perseri,eshte normale te duash atedheun tend,por kur ai ben per ty,si bir i tij,por kur atdheu te shtyp,te vret,te rrjep koken,duke te mare dhe qindarken e fundit,te perdhunon,te le pa uje,pa drita,pa dije,pa te drejten tende te jetosh si evropianet e tjere,,,,,,,,etj,etj,ai nuk quhet me atedhe,por bordello!!!

          1. stalinsali says:

            Per ke atdhe e ke fjalen gjakprishur ? Aty ku je apo ati qe i sherben ?
            Kush eshte “Ju”more fekale e shkelur. Te pakten shumica e shqiptare jane te varfer po nuk ia shiten mamate qafzinjve per 300euro

  7. dreamerdays says:

    Eda, tani me, eshte shume e lehte te largohesh nga ky vend dhe te mos ja shohesh syte origjines, atdheut, trashegimise dhe historise tone. Por eshte shume e veshtire te jetosh dhe te rritesh sipas rregullave te nje komuniteti te lire dhe demokratik(ashtu sic pretendojme te arrime, si te djathte edhe te majte, si verior edhe jugor, apo qendror) ne Shqiperi.
    Mos valle ky eshte qellimi i atyre qe e cojne Kombin Shqipetar ne kete humnere!!!!???
    Mendoj qe nuk duhet te dorzohemi ne asnje rast.

    1. tourkofagos says:

      mos perhapni idene e antishqiptarizmit,,,,,se po iken te gjithe,kus do te punoj per begatine e shqiperise,!!!!! apo kush do te punoi per te ngrene pushtetaret!!!!! nuk po na vijne as refugjate arab,qe te mundet te ponoi dikush!!!! arabet vecse na ndertojne ndonje xhami,,,,,,e me pas zhduken!!!

      1. Dean says:

        NDARJE 1 here e pergjithmon nga BARBARET.
        Ne Shqiperi nuk ka pasur kurre konflikt midis 2 ideologjive,te majte apo te djathte,sepse thjesht keto 2 ideologji nuk kane gjetur kurre hapsire ne realitetin Shqiptar.Ne Shqiperi ka pasur vetem LUFTE midis JUGUT dhe veriut,kart te cilen BARBARI i vucidolit e luajti me mjeshteri.Sado qe ta fshehim,thelle thelle ne e dime shume mire se ky konflikt EGZISTON.Duke qene se BARBARET kerkojne DOMINIMIN e Shqiperise,gje e cila per JUGORET quhet SKLLAVERI,atehere nuk na mbetet vecse te shkojme ne rruget tona,gjithsecili.
        NE nuk jemi 1 soj,jemi 2 mentalitete te Ndryshme.Ne perkrenaren e Skenderbeut shkruhej:Princi i Shqiperise dhe Mbret i Epirit. Pra 2 Shqiperit kane egzistuar qysh para 600 vjetesh.Ose me mire do citoj 1 thenie te 1 udhetari Anglez te viteve 1100-1130:Sa here qe Shqiptaret e EGER zbrisnin nga MALET ne qytet(DURESI,ne kete rast),gjithmon pasonin rremujat me Shqiptaret vendalinj…….”
        ATA nuk ndryshuan dot per 900 vjet.Mendoni se do te ndryshojne tani??????????????????
        NDARJE,NDARJE,NDARJE nga Barbaret.Cdo forme bashkeegzistence me ATA,quhet SKLLAVERI
        Berisha nuk eshte i vetem. ATA jane te gjithe 1soj.

  8. revolucion says:

    SAPO DOLI NJE FLETE VOTIMI ME VULEN E NJE KZAZ TJETER !!!! INTERPRETOJENI SI TE DONI, POR MANIPULIMI ESHTE I QARTE

    1. Neorealizmi says:

      Keta nuk dine dhe te vjedhin. Ose jane si ata hajdutet qe te vjedhin dhe te rrahin sepse i sheh ne sy.

  9. Kallarati says:

    Ristani, eshte versioni i jozefina topallit ne gjinine mashkullore, me cinizmin e tij i kaloj te gjitha limitet e nje njeriu qe mund ta reabilotonte reputacionin e tij te meparashem. Ai po perdhunon nje popull te tere dhe po na fut ne nje rruge pa kthim! Cfare duhet te presim nga nje mercenar i pashpirt, duket qarte ne drite te diellit poshtersia qe po ben. Pergezime Zonja Eda, per kete artikull shume te goditur dhe te shume te sakte!

  10. weee says:

    Përfaqësuesit e grupimit “Iniciativa për Kombin” i bejne thirrje Sali Berishes dhe maxhorances te ndalojne masakren zgjedhore dhe kerkojne qe Kryeministri Sali Berisha te jape doreheqjen!!!

    Intelektualet Shqipetare pa kufi

    -4 Aleksander Frangaj

    -3 Naim (Henry) Cili

    -2 Blendi Fevziu

    -1 Artan Hoxha

    0- Sonila Meco

    1. Adrian Civici

    2. Aleks Luarasi

    3. Ali Oseku

    4. Alush Shima

    5. Amik Kasoruho

    6. Besnik Alija

    7. Bujar Kapexhiu

    8. Dhori Kule

    9. Edmond Leka

    10. Elsa Ballauri

    11. Enver Faja

    12. Gamend Haxhia

    13. Jera Kruja

    14. Kujtim Cashku

    15. Margarita Xhepa

    16. Mentor Petrela

    17. Nevila Xhindi

    18. Pellumb Vorpsi

    19. Petraq Papajorgji

    20. Rajmonda Duka

    21. Romeo Hanxhari

    22. Sokol Nako

    23. Sotiraq Hroni

    24. Zef Preçi

    25. Zhani Ciko

    26. Kozeta Sevrani

    27. Valentina Duka

    28. Nevila Nika

    29. Elsa Ballauri

    30. Agim Nesho

    31. Grida Duma

    1. velo says:

      Mire i ke renditur te gjithe sahanlepiresit e Sales.Vec intelektuale s’jane se ndryshe nuk do te ishin gati t’i’puthnin dhe by……en Sales. Te vjen neveri kur i degjon te flasin.

  11. agushi says:

    Opozita duhet te dale me nje plan te qart dheti informoj te gjithe per hapat qe duhen hedhur . Dhe keto hapa duhet te jene vendimtare , jo gjysmake .Ne menyr paqesore te bllokohen rruget nacionale te protestohet ne cdo vend dhe te organizuar , mospagese e deklaruar e taksave dhe detyrimeve ndaj kesaj qeverie , mosbindje qytetare ndaj cdo vendimi te kesa qeverie dhe shume e shume veprime te tjera . dhe nje kerkes sepse jame larg dhe nuk mundem . Nje dore e vetme nuk mud te marre dhe ti hedhe ne surrat nje tas me kos ketij peshtirsires ristanit .

  12. Mondi says:

    keta shpellaret i bejne dhe gjerat shume trashe..ne keto flete te kontensuara dolen te gjitha per dylberin e Saliut!!!!!! hahahah jane vetem fletet e hedhura me dore mbas numerimit ….sot shqipetaret duhet te bashkohen dhe ta rrezojne diktaturen e fundit ne europe perndryshe neser do jete shume vone …sot PD eshte kthyer ne partine SD gjermane te viteve 30 ku ajo bente ligjin me dhune ,qytetaret kishin dosje ne policine sekret,me shkaterrime ,varferi te tejskajshme ,inflacion rekord…Sali Berisha po con vendin drejt nazizmit,..injoranca e ketij njeriu dhe problemet psiqike te tij dhe familjes tij ,po i paguan shume shtrenjte qytetari shqiptar

  13. ALBAN DEGA says:

    E VETMJA GJUHE QE KUPTON SALI BERISHA … TAHRIR
    … E vetmja gjuhe qe njeh, qe kupton ai eshte ajo e idoleve dhe partnereve te tij ne korrupsion, kusari, autokraci, gjuha e despoteve Hosni Mubarak, Ben Ali, Muamar Gadaf… gjuha e konfliktit!
    E vetmja gjuhe qe kupton e me te cilen duhet ti pergjigjet Sali Berishes nga cdo shqiptar qe e do sot Shqiperine kudo ndodhet eshte gjuha e Tahririt.
    Tahrir te njekohshem ne cdo shesh e qytet!
    Paqesisht por vendosmerisht derisa ta fshijne nga skena politike shqiptare kete kavie, kete mbetje te fundit toksike te stalin-enverizmit ne Evrope qe po e qelb Shqiperine!
    Kjo eshte edhe rruga e vetme per te shpetuar shqiptaret dhe Adtheun e tyre qe kerkojne hisen e tyre te Diellit mbi kete toke te shenjte!
    PER ME SHUME LEXONI http://gazetakritika.net//Forumi/dejavu.php/index.php?itemid=404

  14. tironci says:

    dhjedhja e fundit e votave ne shqiperi do kete firmen ristani..sa keq per kete njeri kur te shikoj sec kerkon te beje mbas disa vjetesh ……….

  15. Neritan says:

    Pershendetje pedagoges time te UT ,
    ne rradhe te pare qe ka mbetur nje qytetare ,qe vlereson inteligjencen e saj dhe nuk lejon qe t’ja perdhosin ne faqe te gjithe botes si shume”intelektuale” te tjere.Mbledhja e KQZ me kujton ne thelb mbledhjen e KQ ku denohet Kadri Hazbiu ,e njejta ftohtesi:ti thuaj c’te duash ne e kemi ndare mendjen.Mentaliteti “dominues”,”ne emer te te drejtes” eshte i njejte.Me pelqeu sidomos perballia e G Rucit me Berishen -e gjetur dhe domethenese.Sa per RiSalen nuk ja vlen te lodh gishtat.
    Gjithsesi nuk jam dakort per demonstrime te dhunshme dhe qe mund te dalin jashte kontrollit.Nuk kam degjuar qe Rama te kete vajtur dhe te ankohet ne ndonje zyre nderkombetare.Gjate kesaj kohe,sipas meje,kasetat me pamje te “shqyrtimit te votave ne kQZ” duhet te ishin ne zyrat e BE dhe ne DPA.FLM

  16. deni says:

    artikull i shkelqyer…bashkohem mendimin Tuaj moj zonje e nderuar…O zot cfare fatkeqesie per popullin shqiptar te kesh nje njeri si ristani qe vendos per fatin e popullit tone..tmerr, te vjen per te vjellur te me falni por me perzihet sa here qe ai palo njeri e hap gojen e ndyre….Turp Turp Turp per shqiperine dhe shqipetaret qe lejonje te udhehiqen nga njerez te tille….sec me vjen ndermend nje thenie e Konices” Shqiperi te kam dhj…e s’te kuptova asnjehere”…

  17. Neorealizmi says:

    Ristani, nje gangsterr juridik. Mbase mund te ishte titulli tjeter.

  18. tiranare says:

    Keto duhet te jene piketat afatshkurter per PS sipas mendimit tim.
    1- PS nuk duhet me te mare pjese me ne parlament.
    2-Protestat e filluara duhet te vazhdojne deri ne rrezimin e kesaj qeverie.
    3-Jo me ne zgjedhje me kete KQZ.
    4-Jo me bisedime me SB.

    1. fule says:

      Me kujtohet parashikimi i dikujt ketu para zgjedhjeve, qe Saliu do e mbaj rezultatin e Tiranes te gozhduar per muaj dhe nuk dihet se per cfare do ta kembej. Do thote po me luftojne per postin e Bashkise. Fshatar i keq Monster eshte

Comments are closed.

Lini një Përgjigje