Kantrimen: Kolegji të marrë vendim pa presion. Rregullat bëhen para zgjedhjeve, jo pas tyre

25 Maj 2011, 22:02Politika TEMA

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen, përshëndeti procesin zgjedhor në Shqipëri, megjithë mosmarrëveshjet e fundit mbi numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, vendim që, siç tha ai, do ta marrë Kolegji Zgjedhor. Zoti Kantrimen tha se përfundimi i këtyre zgjedhjeve do të përcaktojë edhe perspektivën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë Tomas Kantrimen vlerësoi pjesëmarrjen e lartë në zgjedhjet vendore në Shqipëri, duke thënë se kjo tregon interesin shqipëtarëve për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë.

“Dua të përshëndes votuesit në Shqipëri jo vetëm për pjesëmarrjen e lartë, por edhe për një proces paqësor votimi. Kjo, – tha zoti Kantrimen, – është fitore e madhe për popullin shqiptar”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit tha se këto ishin zgjedhjet më të mira që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri:

“Mendoj se këto ishin zgjedhjet më të pastërta dhe të drejta që ka parë Shqipëria në historinë e saj. Nuk dua të minimizoj problemet që u shfaqën dhe që vazhdojnë të jenë, por shoh shumë shenja pozitive në mënyrën si u zhvilluan këto zgjedhje.”

Zoti Kantrimen tha se secila parti mund të nxjerrë mësime nga kjo përvojë. “Dy partitë e mëdha dolën më mirë në disa zona që e prisnin dhe më keq në disa të tjera. Kjo, më bën të arrij në përfundimin se jeta politike në Shqipëri është e balancuar mes dy forcave të fuqishme. Por në të njëjtën kohë, kjo krijon detyrime për të dy palët për të bashkëpunuar në mënyrë të civilizuar, qoftë përmes debateve publike, parlamentit, apo për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Këtë e presin jo vetëm populli shqiptar, por edhe Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja.”- tha zoti Kantrimen.

Për çështjen e debatueshme të votave të hedhura në kutitë e gabuara zoti Kantrimen tha:

“Çështja e votave të hedhura në kuti të gabuara nuk u trajtua siç duhet. Ne thamë që në fillim që rregullat duhet të jenë të qarta dhe duhen zbatuar në mënyrë të drejtë dhe transparente.”

Rregullat për numërimin e votave të hedhura gabim u bënë pas ditës së zgjedhjeve dhe baza ligjore e këtij vendimi nuk është e qartë për ne, tha zoti Kantrimen. Ai shtoi se megjithëse e kupton argumentin e KQZ-së, mendon se ky ai “mund dhe duhej të ishte bërë para zgjedhjeve dhe me konsensus mes partive, pa pasur nevojë të hidhte hije mbi një proces që ishte shumë pozitiv”.

“Dua të vë në dukje se unë nuk po them që vendimi është i paligjshëm. Unë thjesht po them se baza ligjore nuk është e qartë për ne dhe duket se nuk është në përputhje me praktikat e mëparshme të komisioneve zgjedhore.”- tha zoti Kantrimen.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Kantrimen tha se tani çështja duhet zgjidhur përmes institucioneve kushtetuese. Pra, së pari me apelime në KQZ dhe pastaj në Kolegjin Zgjedhor. Ky proces duhet të vazhdojë punën në mënyrë të pavarur dhe të dy palët duhet të premtojnë se do ta respektojnë rezultatin.  Pyetjes nëse kjo mosmarrëveshje pret një zgjidhje politike apo ligjore, zoti Kantrimen ju përgjigj:

“Kur flas për vendime konsensuale, dhe tani flas në emër të Shteteve të Bashkuara, e kam fjalën për një vendim që duhet të ishte marrë brenda KQZ-së para zgjedhjeve, në lidhje me atë se çfarë duhej bërë për fletëvotimet e hedhura në kutitë e gabuara, që ka qenë çështje e lindur që në votimet e mëparshme. Tani kemi certifikimin e rezultateve të përkohshme nga KQZ-ja që nuk u mor në bazën e një konsensusi, prandaj tani kjo është çështje ligjore që i takon Kolegjit Zgjedhor ta vendosë.”

Ne presim, tha zoti Kantrimen, që Kolegji Zgjedhor të marrë një vendim të bazuar në ligj, pa presionin e asnjë prej partive. Ky është detyrim ligjor, tha ai.

“Në aspektin politik, ne presim që të dy palët të shmangin kërcënimet për demonstrata dhe dhunë nëse nuk u pëlqejnë rezultatet,”- tha zoti Kantimen.

Ai tha se nuk është e përgjegjshme të thuhet që përpara, se rezultatet nuk do të pranohen, nëse njëri prej kandidatëve mbetet i pakënaqur. Ne presim tha zoti Kantrimen, që palët të respektojnë vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe të tregojnë më shumë bashkëpunim në të gjitha nivelet e pushtetit.  Zoti Kantrimen shtoi se perspektiva e integrimit evropian të Shqipërisë do të varet nga mënyra e zgjidhjes së këtij procesi zgjedhor. Ky proces tha ai, duhet zgjidhur përmes mekanizmave ligjore, me dinjitet dhe jo me dhunë.

52 komente në “Kantrimen: Kolegji të marrë vendim pa presion. Rregullat bëhen para zgjedhjeve, jo pas tyre”

  1. Andi says:

    Politikan leshi – dihet qe eshte pjese e grupit qe zgjodhi PD-rrja si consultant.

    1. sal bisha says:

      Po ik o mafie e lena te qete ta bejme vete shqiperine. Ku futni hundet ju qelbet gjithcka. Po injorante i dini shqiptaret ju e do i terhiqni per hun de nepermjet saliu atij kriminelit tuaj te dashur?

    2. sociologu says:

      C’pune ka ky Amerikani (Countrymen) per te folur ne Emer te Bashkimit Evropian?!!!! Largoju dhe merr me vete edhe BErishen, Arvizu dhe gjithe bashllaret e tyre!

  2. Pjeter Mustakuqi says:

    Hallall Countryman,

    E di qe moria e komenteve ketu do te bej per nje lek, por sic tha edhe Jezusi ne kryq kur po e kryqezonin. Fali o ate se nuk e dine se c’bejne.

    1. gjetja says:

      shiko kur tja nguli kolegji pd-se, po mustaqkuqi cfare do thote pastaj per kantrimeneinin apo fshtarin…hahaha

    2. AlbinoBlackSheep says:

      A lexon se cfare Countryman ka thene apo jo?

      Rregullat për numërimin e votave të hedhura gabim u bënë pas ditës së zgjedhjeve dhe baza ligjore e këtij vendimi nuk është e qartë për ne, tha zoti Kantrimen. Ai shtoi se megjithëse e kupton argumentin e KQZ-së, mendon se ky “MUND DHE DUHEJ TE ISHTE BERE PARA ZGJEDHJEVE DHE ME KONSENSUS MES PARTIVE, pa pasur nevojë të hidhte hije mbi një proces që ishte shumë pozitiv”.

      Sa per ate procesin pozitiv qe e ke qejf ta degjosh si ushtar i bindur i Sales qe je.
      Per Shqiperine proces pozitiv zakonisht nenkupton:Shyqyr zotit nuk u vra njeri diten e zgjedhjeve.

      1. Pjeter Mustakuqi says:

        Po delja dele ngelet e derebardhe, i duhet bariu se aq mend ka shkon e hidhet ne gremine. Delet edhe kur bie zjarri nuk ikin edhe pse dera eshte e hapur. Prandaj duhemi ne tju nxjerrim nga mjerimi dhe bataku ku jeni.

  3. Claus says:

    Pse shqetesoheni o njerez. Une e perkthej kete keshtu: Populli votoi ne rregull, qeveria i prishi ato me ane te Ristanit me nje vendim te paqarte. Eshte ne te njejten linje me BE.

    1. Ed says:

      kete e kuptoj dhe une po ajo qe nuk kuptoj eshte thirja per te pranuar rezultatin qe do shpalle kolegji pa kushte ! dhe vendimi i kolegjit nuk dihet se cili do te jete !!!!!! une personalishte them se 75% do te jete ne favor te rames por ………kesaj nuk i dihet …..
      nderkombetaret po e orientojne kolegjin nga kjo ane me ato qe po thone por edhe sale nuk po ri pa bere gje , …le te presim, uroj qe kolegji te ndjeke shembullin e gjykates kushtetuse qe rezovi mareveshjen me greqine !

  4. sas10000 says:

    Une jetoj ne Angli prej 6 vjetesh, me vjen keq si ehste katandisur Shqiperia. Turp sali , turp sali turp sali!
    Demokracia ne Shqiperi eshte ne rrezik ngrihuni dhe mbroni voten tuaj shqipetare ose ndajeni Shqiperine nga maloket e trasheeeeeee!!!!!

    1. Rani says:

      Pse e ke shkruajtur se jeton ne Angli prej 6 vjetesh, nuk po diskutojme ketu se ku jetojme, sa i ceket qenke paske mendimet tipike te shqiptareve per tu mburrur pa te pyetur njeri. Edhe mos fol keshtu ne Angli maloket etj etj se te rrahin atje se ka shume maloke se je qerr i vogel ke shkuar dje edhe maloket i kane çuar shumicen e pederave si puna jote dhe kane bere burg per kete ne France, Belgjike, apo Hollande. Te ngele demokracia per ty…….

  5. england says:

    Te tilla qendrime kane mbajt edhe ndaj Gaddafit!
    edhe ndaj Mubarakut para se te shperthente revolta popullore
    Cfare qendrimi do mbani pasi Saliu te shkoje ne te semes?

  6. Nikola Dauti says:

    Shqetesim, nuk eshte vetem per popullin Shqiptar qe jeton neshqiperi, por per gjithe Ne kudo qe jetojme. Mirepo pasi lexoj deklaraten e z.Kantrimen, me vjen per te qeshur se thote qe ” une sthem qe eshte mish, por nuk them qe eshte peshk,,! Dhe une zoterinj pyes :- A kane pak TURP keta qe hyjne e dalin si vezhgues , keta oportuniste, qe ne cdo zgjedhje, alla Shqiptarce keshtu kane vepruar ne cdo zgjedhje ? Prandaj z.BAZE , do te lutesha qe (biles habitem si po hesht Z. Baze deri tani) pervish lleret ,dhe mos ja perto te VERTETES, se askush nuk e “prek,, Bazen kur AI shkruan ne dobi te popullit Tiranes ku per here te dyte HAPTAZI U VODHEN VOTAT, kur shkruan per gjithe popullin SHQIPTAR, dhe kur demaskon gjithe ata sahanlepires VEZHGUES qe deri tani asnje spo thote te VERTETEN , mishin mish e peshkun peshk! Me respekt: N.Dauti USA

    1. plaku says:

      Nikola Dauti,
      Une mendoj se fjalet qe tha Countryman, ishin shume pozitive per PS. Diplomaci ka gjuhen e vet. Kur nje diplomat thote eshte veshtire dmth jo, kur ai thote mundet dmth po. Eshte nje gjuhe krejt tjeter, duhet te lexosh midis rjeshtave. Fakti qe ambasadori amerikan kohet e fundit takon Edin dhe Presidentin dhe jo Salen tregon shume. Kjo eshte gjuha diplomatike.

      1. dymi says:

        I dashur plaku, kam shume respekt per gjykimin tend, por ne rastin e Cauntryman nuk me duket keshtu Pse? Duke folur per vendimin e diskutuar te KQZ ai thote shprehimisht: “… une nuk po them se vendimi eshte i paligjshem…” Me siper ai thote ne menyre taksative se keto ishin zgjedhjet me te pastra e te drejta qe ka pare Shqiperia ne historine e saj. Me keto dy shprehje Sal-iu eshte ne gjendje te ndertoje 4-5 shtete diktatoriale e jo me ta mbaje Shqiperine nen hyqem sa kohe ti jape Zoti ymer.
        Te thuash qe vendimi i KQZ eshte i paqarte dhe se eshte ne dore te Kolegjit Zgjedhor te jape drejtesi, sic thote Cauntryman, do te thote qe drejtesine ja le ne dore Sal-iut, dmth i var mulcite ne qafe ujkut per ti ruajtur. Pse e ben kete Cauntryman , sepse nuk e njeh gjendjen e vecanerisht Sal-iun, se ashtu i leverdis SHBA per te mos pasur me moskokecarje me te pagdhendurit e Shqiperise apo se eshte mik per koke me Sal-iun, gati si ai mollopupi i Austrise, Grosruk, kete une nuk jam ne gjendje ta them.Sa do te doja te isha i gabuar ne kete gjykim qe dhashe me lart.

      2. Litari says:

        o inderuari plaku: shume gjera din dhe i kupton ne rrugen E Diplomacise…(…) Te lutem! si do te veje puna e keti “agjentit Sali”

        1. plaku says:

          dymi,
          Kisha keto gjera :
          – Mendoj se ke shume te drejte per ato qe thua ne shkrimin tend. Me pelqeu sidomos shprehja :”do te thote qe drejtesine ja le ne dore Sal-iut, dmth i var mulcite ne qafe ujkut per ti ruajtur.”
          – Dymi, pervec pjeseve te shkrimit ,qe me te drejte ti permende me siper, Coutryman tha edhe :

          ““Çështja e votave të hedhura në kuti të gabuara nuk u trajtua siç duhet. Ne thamë që në fillim që rregullat duhet të jenë të qarta dhe duhen zbatuar në mënyrë të drejtë dhe transparente.”

          “Rregullat për numërimin e votave të hedhura gabim u bënë pas ditës së zgjedhjeve dhe baza ligjore e këtij vendimi nuk është e qartë për ne, tha zoti Kantrimen.”

          “mund dhe duhej të ishte bërë para zgjedhjeve dhe me konsensus mes partive, pa pasur nevojë të hidhte hije mbi një proces që ishte shumë pozitiv”.

          “Dua të vë në dukje se unë nuk po them që vendimi është i paligjshëm. Unë thjesht po them se baza ligjore nuk është e qartë për ne dhe duket se nuk është në përputhje me praktikat e mëparshme të komisioneve zgjedhore.”

          ““Kur flas për vendime konsensuale, dhe tani flas në emër të Shteteve të Bashkuara, e kam fjalën për një vendim që duhet të ishte marrë brenda KQZ-së para zgjedhjeve, në lidhje me atë se çfarë duhej bërë për fletëvotimet e hedhura në kutitë e gabuara, që ka qenë çështje e lindur që në votimet e mëparshme. Tani kemi certifikimin e rezultateve të përkohshme nga KQZ-ja që nuk u mor në bazën e një konsensusi, prandaj tani kjo është çështje ligjore që i takon Kolegjit Zgjedhor ta vendosë.”

          – Dymi, une mendoj se Cautryman, nuk mund te dilte hapur se numurimi i votave ishte nje gabim etj. Ai flet me gjuhe diplomatike.
          Vete fakti qe kohet e fundit ambasadori amerikan dhe perfaqesuesit e BE ne Tirane marrin takime vetem me Presidentin dhe Edin eshte shume domethenes.
          – Dymi , Mero Baze para tre ditesh ka shkruar nje gje shume te bukur :

          “Nuk do të funksionojë pikësëpari pasi Bashkimi Evropian e bazon shpresën e tij tek sistemi, atje ku duhet të qëndrojë forca e një shteti ligjor, ndërsa Berisha e bazon fuqinë e pushtetit të tij tek personat.”

          “nga sistemi politik i Sali Berishës, i cili nuk bazohet tek institucionet dhe shteti ligjor, por tek kontrolli mbi individin dhe përdorimin e tij në funksion të qëllimeve të veta politike. Në këtë sistem Sali Berisa është i pakonkurrueshëm.”

          Une mendoj se pikerisht ky eshte problemi, nderkombetaret besojne tek sistemi ligjor, ndersa Sala tek personat. Ti me shume te drejte thua : “do te thote qe drejtesine ja le ne dore Sal-iut” ti me poshte me te drejte thua : “Pse e ben kete Cauntryman , sepse nuk e njeh gjendjen e vecanerisht Sal-iun,”

          Ky eshte problemi qe kane nderkombetaret, ata nuk e njohin mjeshtrin e mashtrimit Sale, i cili ne kete fushe, sic thote Mero Baze eshte i pa kaperxyeshem.
          Dymi, keto ishin vetem mendimet e mija, dhe nuk pretendoj se kam te drejte. Faleminderit per debatin civil.

        2. plaku says:

          Litari,
          Kam mendimin se ti me mbivlereson. Te faleminderit. Fakti eshte qe une nuk marr vesh fare nga diplomacia une kam mbaruar UShT si inxhinjer elektrik. Kam mdenimin, se duke u nisur nga fakti qe, kohet e fundit nderkombetaret ( ambasadori amerikan etj ) takohen vetem me Presidentin dhe Edin, ata kane filluar ta njofin Salen dhe mendoj se ky eshte fillimi i fundit te agjentit Sala sic e quan ti me te drejte.
          Pershendetje

    2. Kris says:

      Kujtoni 1989-1990.Sa besim patem te PD dhe Sala.Dhe tani pas 21 vjetesh, ku po shkojme?Ketu nuk eshte fjala kush fitoi apo cfare thone nderkombetaret,ketu eshte fjala qe populli shqiptar trajtohet si qenie e dores se dyte nga Berisha apo nderkombetaret,prandaj o tani o kurre shporreni kete te semure ,Berishen dhe te ndertojme nje shoqeri te re.Une me familjen jam larguar pas zgjedhjeve te 1996 me bindjen qe Shqiperia s’behet nga Sala dhe nuk do te kthehem derisa Sala te largohet.

  7. golden goal says:

    vendimi i kqz i paqarte.numerimi i votave te gabuara ne kundershtim me praktikat e meparshme.ligji duhej te behej para zgjedhjeve dhe jo kur i teket sales,ristanit apo te pashmit kosovrasti.gjithcka ok.I UROJ EDI RAMES FITOREN.GOLDEN GOAL

  8. syhapuri-proamerikan says:

    Z.COUNTRYMAN ME SHQIPERINE JE I DESHTUAR SI DIPLOMAT I CAKTUAR PER RAJONIN BALLKANIK, ME ARDHJEN TENDE NE ATE DETYRE NE DEP. E SHTETIT KE VETEM DESHTIME DHE ME NE SHQIPTARET JE TOTALISHT I DESHTUAR DHE I NJEANSHEM. QE MBESHTET PUSHTETIN ME VOTE TE VJEDHUAR E VRASTAR TE KEMI PIKASUR PREJ MUAJSH SE SI SILLESH E SI ILESHON FJALET, PORMOS LUAJ ME SHUMICEN E POPULLIT SHQIPETARE QE KURRE NUK KA VOTUAR PER KETE PUSHTET HAJDUT DHE VRASTAR, E NE VECANTI PER PERVERSAT BERISHA-META-NANO. TURP PER TY, PER SHTETIN DHE PER KOMBIN AMERIKAN PER NJE DESHTAK SI TY. EDHE SOT NE VOA MASHTROVE PER ZGJEDHJE TE MIRA, NDERKOHE QE VJEDHJA U TRANSMETUA LIVE NE TV. SE CFARE SYSH E VESHESH KE TI ZOTRI BUROKRAT I DEP. TE SHTETIT AMERIKAN KETE E DINI JU DHE SHEFAT TUAJ, QE AKOMA ME DASHJE APO ME PADASHJE DUAN PERSERI DIKTATURE NE SHQIPER EDHE NDONJE VEND TJETER AFER SHQIPERISE.

    1. 21Janari says:

      Sipas Mr. Countryman Rama eshte ligjerisht fitures.

      1. Angelo says:

        Me ke e lexove artikullin me ate me xham apo me ate pa xham?

  9. 21Janari says:

    Rama eshte fitues sipas Mr. Countryman!
    Countrymen eshte shume i qarte : meqenese nuk rate ne konsensus ne KQZ per fletet e hedhura ne kuti te gabuara, atehere Kolegjit Zgjedhor nuk i mbetet gje tjeter veçse te certifikoje rrezultatet paraprake LIGJORE, te materializuar ne tabelat e KZAZ ne Tirane. Pra LIGJERISHT Rama eshte fitues!

  10. bbb says:

    Po te jete keshtu sic thote Coutryman, duhet te zgjidhje situata menjehere. Por sic duket po vazhdojne te bejne eksperimente

  11. hysni dajaku says:

    akoma po pret ti o burri fshatit!!!nga kush po pret more kokethumb qe thua se paskan qene zgjedhiet me te mira,,ajo qe ndodhi sipas teje nuk qenka “antiligjore” por “e pa qarte ligjerisht”,!!mund te na i sqarosh me shkoqur zotrote si burre qe vjen nga fshati me njerez te zgjuar e qe na paske arritur ne perfundimin se kemi te bejm me dy forca te konsoliduara politke!!!more sy lesh ke ne njerin krah gjith partite e “globit” shqiptar perfshi gjysmen e ish PS-se me gjith lideret e saj Fatos Nano e Ilir Meten PD-ne e Sali Berishes pa numeruar gjith te tjeret qe rrine me gojen tek sise e pushteit dhe nga njeri krah Edi Ramen me te gjith ata shqiptar qe shpresojne tek nje politike me e mire se sa kjo kerme qe kemi pre deri me sot,,pra ke njerin qe po merr me shume nga gjith te shplaret dhe qe po ja vjedhin voten sy per sy vetem se ka burra si puna jote qe bejn deklarata te tilla boshe,duke mbrojtur gjoja pa dashje poshtersine qe ka emrin Sali

    1. tg usa says:

      Te poshter jane komunistet e partis socialiste ish komuniste o flori akoma nuk kupton kush jeni apo beni sikur nuk kuptoni.A degjoni lajmet tek zeri amerikes apo ne ndonje vend tjeter perndimor kur thone partia socialiste ish komuniste more cfar te them une ty.A e di ti qe amerika dhe perendimi nuk i do komunistat dhe ata e dine aq mire kush jane socilistat shqipetar sa me mire se ty.A e di ti cfar i beri amerika resenbergve qe kishin vetem pikpmje kumuniste dhe amerika e ekzekutoj burr e grua.Prandaj mbylleni sqepin sic e mbyllet kur nuk ja dolet dot me antimitingje ne vitet 90.

      tg usa

      1. plaku says:

        tg usa,
        Desha te beja vetem nje sqarim ne lidhje me :”A e di ti cfar i beri amerika resenbergve qe kishin vetem pikpmje kumuniste dhe amerika e ekzekutoj burr e grua.”
        – Me keto qe thua ti hedh balte mbi demokracine me te madhe ne bote, demokracine amerikane.
        – Amerika eshte nje shtet demokratik. Ish ministri i brendeshem Makarty, nje armik i terbuar i komunisteve, tentoi disa here qe te nxirej nje ligj qe, te ndalohej partia komuniste. Ky lidh jo vetem qe nuk u nxorr, por populli amerikan e flaku Makartin jashte nga politika amerikane.
        – Cifti gjerman Rosenberg ishin komuniste dhe shkencetre te medhenj, dhe ata mendonin se, ishte ne te miren e njerezimit qe bomben atomike ta kishin edhe ruset, pra te vendosej nje fare ekuilibri ne bote, dhe ju dhane ruseve nje pjese te sekretit te bombe atomike. Keta ata e bene jo per leke, por per bindjet e tyre politike.
        – Cifti Rosenberg u denua me gjyq me vdekje per dhenje te sekretit te bombes atomike dhe jo sepse ata ishin komuniste. Jam i bindur se si edhe ketu ne Zvicer edhe ne Amerike ka me mijra komuniste ( eshte bindja e tyre qe nuk ndalohet me ligj ). Sipas llogjikes tende duhet qe me mijra familje te shkaterrohen dhe vriten vetem se jane komuniste. Ne Amerike dhe Gjermani ka parti pothuaj fashiste ( e djathta ekstreme ) dhe m.gj.ate nuk jane te ndaluara me ligj.
        Mendoj se ti ke nevoje te lexosh me shume, se keshtu nuk do te shkruash te paverteta te tilla ne forum. Nuk eshte ne nderin e ketij forumi qe te thuhen gjera qe nuk jane te verteta. Pershendetje.

  12. tironci says:

    thanks KONTRIMEN .kjo eshte e qarte .fare qe populli don demockraci .por qeveri e berishesh don ta fusi kete vend ne diktature … berisha e kupton qe me AMERIKEN nuk funkrionon allishverishet ..
    do presin perfundimin e kolegjit dhe pastaj te lajne duart njehere e mire me DIKTATORIN e fundit ne EUROPE ..po te vjen fundi sali bisha

    1. tg usa says:

      shpejt do ta maresh vesh kush eshte amerika even neser ne ora 1:30 me oren e shqiperise apo 8:30 me oren e amerikes pastaj te shikojme kur te dilni e te shani ameriken si babai juaj enveri dhe njerzit e Edvin kristaq rames.

      tg usa

      1. stalinsali says:

        BEEEEEEE, BEEEEEEE, BRRRRRR, YYYYYYY, ketej ketej !

        A mor i zi, ne amerike vajte dhe akoma s’te kane ardh trute ne vend.

        Yyyyyyyyy, Brrrrrrrrr,YYYYYshshshshsh, ketej nga BACa Shpellar se kokrra kandari si ty i duhen !

  13. 21Janari says:

    Une e lexoj keshtu Countryman : Rama ne Bashki, Berisha ne Qeveri…

    1. PERMETARI says:

      PO NDENJI BERISHA EDHE DY VJET TE TJERA NE QEVERI E MORI LUMI ATE VEND

    2. hektori says:

      berisha ne qeveri dhe per pak kohe……………

  14. Litari says:

    Ky karagjos eshte gjysme serb dhe gjysme grek (tomas kantrimen) Sala me Medin e kane dorovitur 2miljon dollar,,A embani mete o vellezer Sala e pagovi 2miljon dollar kongresminin Xhohu Trafika, Trafikani u denua 8vjet burg, dhe ky Kantrimeni seshpejti ate rruge ka..

  15. PERMETARI says:

    akoma shpresoni tek kolegji zgjedhor ju?

  16. sas1000 says:

    vetem nje levizje popullore kunder saliut mund te shpetoje Shqiperine, nje frikacak dhe burracak ai eshte!
    Ngrehumi Shqipetare kombi ka nevoje per ju!!
    Fcuk sali-luli!!!

  17. salimuti2011 says:

    Aleanca per Qytetarin e pershendet diplomacine e fshatarit amerikan dhe si shperblim i ofron Mbetje Ushqimore Trupore (MUT) – falas nga Sala!

  18. hajnisala says:

    shume i mencur ku kartimeni zgjidhje ideale kot se mban sfre hillari kete karderdimen.

  19. Baca says:

    Tg USA thote, ke gjithe keto komente dhe nuk thua gje,edhe une si ju jetoj ne USA,por te me falesh ti demokracine ne USA jo vetem nuk e njeh por me cfare thua dhe komenton je nje komunist 100%,ai diplomati foli per njerez normal qe kuptojne dhe jo per brumin tend,ata te bejne qejfin si “burre shteti” dhe pastaj te japin reston…qe per ty asht e mire por neser do ta shikosh “burine shtetit”komunistitin e fundit ne europe qe do te thote fitoj demokracia dhe ne i bindemi kolegjit zgjedhor,ky asht shtet ligjor,dhe pastaj do vij koha te dorzoj zyrtarisht edhe celsat e pushtetit qendror dhe te shkoj atje ku ti e din ma mire,pyet edhe mubarakun se ta shpjegon ma mire,ku shkojne burecet si puna e tyre.

  20. hajnisala says:

    o te huaj po nese qenka kaq i zoti sala e beni kryetar te parlamentit europian por vec aman na e hiqni nga syte qe ketu se kemi frike te hapim televizorin, ju pergjerohem merreni atje me dorrisin plakun qe ti vene flaken evropes

  21. LAJMI I FUNDIT nga priam says:

    saliu tentoi te marr me force kundraligjore bashkine e kryeqytetit,por pasi e pa qarte se dhe mbeshtetesit e tij te huaj nuk mund ta lejonin nje gje te tille,atehere torta u la te ndahet keshtu:
    fiton edi rama!(de jure)
    por nderkohe saliu serviret te pakten me nje leter te cilen ai di ta perdori shume me mire se kundershtari,ate te fitores se tiranes de facto!
    pra populli shqiptar do serviret me nje teater te papare ndonjehere me pare,ate ku saliu (luli) ka fituar ne fakt me me shume vota POR rama do e marri fitoren ne tavoline!
    te jeni te sigurt per kete,dhe e vetmja gje qe duhet tju shqetesoj nuk eshte kush do drejtoj bashkine,POR fakti se e gjithe kjo do behet per ti dhene saliut garancine se rama nuk do mund me te kerkoj zgjedhje te parakohshme(jo se rama kishte ndermend,perkundrazi)por sic e dime te gjithe,saliu ndryshe nga rama nuk e lene veten te varet nga fjalet e dhena por do prova konkrete!
    me kete skenar te shemtuar,saliu do kete mundesine qe per dy vitet e mbetura,tia kercasi ne fytyre rames sa here tia lypi nevoja se pozita ka marre me shume vota dhe se sic pretendon rama per fitore te opozites ne 2009 por saliu e rrembeu me hile,po ashtu ai do mund ti permendi se vete rama nuk eshte ai qe fitoi tiranen por ia dha kolegji me hile proceduriale!!!
    nje gje tjeter qe duhet te na shqetesoj eshte se per te gjithe ata qe pretendojne se nje zagar si ristani duhet te behet shembull dhe te perfundoje ne burg,kjo gje nuk ka per te ndodhur ndonjehere!dhe per kete eshte siguruar dhe saliu,deshira e te cilit eshte pasqyruar qarte ne deklaraten e ketij njeriu prej katundi!!!
    per lajme te tjera nga vendi,duhet te pyesni boten!

  22. Pucisti says:

    Mos e shpërqendroni vëmendjen te Kolegji! Këtu nuk është puna se kush do e fitojë Bashkinë e Tiranës. Edhe po e fitoi Rama, e ç’farë pastaj, ai e kishte. Edhe po nuk e fitoi, do bëhet deputet pas ca vjetësh. Problemet janë:
    – A do mbajë ndonjëherë Ristani përgjegjësi ligjore për shpërdorim të postit në mënyrë që fenomeni Ristani të mos përsëritet më qoftë edhe te ristanët e vegjël që qelbin zgjedhjet.
    – A do arrestohen e dënohen vrasësit e 4 dëshmorëve në bulevard dhe urdhëruesit e tyre?
    – A do arrestohet e dënohet Berisha me akuzën e pengimit të hetimeve për 21 Janarin? Kur them Berisha, nënkuptoj gjithë vartësit e tij që kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat e Prokurorisë, përfshi këtu edhe Kryepolicin e Kryegardistin.
    – A do arrestohet Berisha si ideatori i vrasjeve te 21 Janarit? Kjo thjesht bazuar në deklaratat kërcënuese të tij që i referohen kësaj ngjarje.
    – A do marrë Ilir Meta dënimin që meriton si hajdut me çizme (e me bllok)?
    – A do dënohen vrasësit e Gërdecit? A do hetohet djali i Kryeministrit të paktën për faktet e botuara te “Tema”.
    – A do dënohen autorët e “Marrëveshjes se Detit” për tradhti kombëtare?
    – A do jemi të sigurt që “Shekulli”, “Tema”,…etj. nuk do blihen një nga një nga “Klani” berishjan?
    – Vrasësit e deputetëve të mos t’i largohen drejtësisë “në drejtim të paditur”.
    – Të mos vriten më njerëz në gjueti.
    – … plotësojeni vetë listën.
    Mos bini në lojën e Berishës me Ristan, Kolegj e ndërkombëtarë.

  23. Dukagjin Prela says:

    Thank-You USA !!!

  24. Search38 says:

    Po pse mo Shqipatre akoma keni ju shprese tek Kantryqeni, ne or ne duhet te ngihemi, populli idiot Shqiptar nuk ngrihet, keshtu qe Saliu do rrije atje ku eshte deri ne shkaterrimin total te Shqiperise, vetem lutjuni zotit tani se shpresa jone ka vdekur fund, dhe mos te ankohen pastaj pse Shqiptaret nderrojne kombesi.

  25. Geg Toskani says:

    Po ti dègjosh emrin Mr. Cauntryman (fshatar) nè shqip nuk nuk èshtè bindès pèr tè dhènè kèshilla.
    A nuk do ishte ‘better’ qè Amerika duke qènè se èshtè e bindur qè Shqipèrisa ka nevojè tè çlirojè ‘banditèt’ nga qytetet, tè na sillte njè ‘cawboy’ tè tipit Clint Eastwood ??? ose disa ‘Sheriffes. Se tè thuash tè drejtèn ‘fshatarè’ kemi plot…..

  26. tarasi says:

    bravo kantrimenit.eshte 1 po me koke poshte.

  27. anticensurë says:

    o burrë fhsati kësaaj që që ke thënë ti i thonë “merre me lëng se mishi mbaroi”!
    në një anë thiua se rregullat nuk ndryshojnë pas mbarimit të votimeve ë krahun tjetër thua se ky ndryshim është i ligjshëm?hec ta kuptojë njeriu i thjeshtëï çmënduri sali e kupton!bën atë që do!fiton gjithnjë!vjedh gjithnjë!vret gjithnjë!
    kurse ne të shkretët PUBLIK,se popull nuk jemi më,dëgjojmë lolon tonë me humorin e tij të hollë si pall gomari!dalin shëtitje të premteve me lule në dorë!
    si mjerë PUBLIKU shqiptar për atë që po heq!
    shfaqe të pështira nga të gjitha krahët!dhe hollivudi amerikan tashti është këthyer në efekte speciale !
    “shikoje atë por ai nuk është ai që është,por mund të ishte ahtu siç nuk është” hec e kuptoje!

  28. eno says:

    po so do dali kunder saliut Kantrimeni po te lexoni kete shkrim do bindeni se ne vitin1991 ambasadori i amerikes Rajerson e ka vendosur Berishen ne krye te PD

    Kush eshte Sali Berisha ?

    Keto te meposhtemet jane pjese nga nje seri artikujsh qe jane botuar te Koha Ditore ne Kosove, ne vitin 1998 dhe deshmi te nje patrioti kosovar qe
    eshte ne amerike.
    “Penicilina” punëtor i UDB-së
    Shkruan: A.D.
    Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën atë realitet.
    Ai ka kohë
    që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e tensionuar në Shqipëri, për
    të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.
    Kush është Sali Berisha: Në të kaluarën e herëshme familja e tij është shkëputur nga zonat e Detit Kaspik në Rusi, , të cilët kanë emigruar gjatë
    shekullit te 19- te Atëherë shumë aradha u larguan nga Rusia duke u dyndur në Evropë, e sidomos në Serbi Më pas shumica e tyre u zhvendosën në Francë.
    Në këtë kuadër nga mbeturinat e mësipërme ngelën edhe në Shqipëri disa familje të rusëve të emigruar, ku një prej tyre është familja Sali Berisha
    (mbiemri i të cilit është i huazuar dhe i marrë si më i përdorshmi në Kosovë dhe Shqipëri, për shkak se mbiemri i tyre ka qenë sllav me perpara.
    Mbas vendosjes në fshatin Vucidol të Tropojës dhe sistemimit fillon edhe veprimtaria e tyre. Të parët e Sali Berishës i kanë vënë dy herë zjarrin
    Malsisë së Gjakovës, fakt ky që njihet në Tropojë. Që në atë kohë persona të kësaj familje kanë qenë të lidhur me serbët dhe kanë vepruar historikisht

    kundër interesave të kësaj zone. Sali Berisha në vitin 1962 erdhi në universitetin e Tiranës në degën e mjekësisë. Pasi e mbaroi fakultetin u mbajt
    në spitalin e Tiranës si mjek zemre dhe më vonë kirurg. Në këtë kohë Sali Berisha filloi të përgatiste dokumentat për t’u futur në parti. Një vëlla
    i tij mësues me emrin Selim kishte mik kryetarin e Degës së Tropojës, Idriz Shehun. Ky i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllain për t’u pranuar në
    parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës për t’u pranuar në parti duhej që edhe ai të ndihmonte shtetin, prandaj duhej takuar ai
    dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakort. Pas këtij takimi i vëllai (sot nuk jeton ka vdekur nga zemra dhe ishte i vetmi person pozitiv në fisin e Sali
    Berishës) pasi mori miratimin e Sali Berishës u kthye në Tropojë.
    Të dy u nisën me makinën e Degës së Brendëshme Tropojë për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të cilët e tërhoqën
    në bashkëpunim Sali Berishën me pseudonimin “Penicilina” dhe më pas iu miratua kërkesa për të hyrë në parti. Në atë kohë ishte rregull që dosja e personit
    që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit mbahej nga drejtori i Drejtorisë së Punëve të Brendëshme. Kur erdhi në pushtet jo më kot Sali Berisha e futi
    në burg ish drejtorin Zef Loka, një burrë i ndershëm, i cili e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën për cdo problem familjar që ka pas
    Me këtë bazë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut, Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PP, drejtues i PS, një ditë të bukur bëhet deputet
    i PD
    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha u bë një nga personat më të ethshëm për pushtet, duke zbatuar me përpikmëri mësimet e PP, deri në zgjedhjen e tij si
    sekretar partie. Gjatë kësaj kohe filluan t’i shfaqen shënjat e para të sëmundjes psikike, si deliri i madhështisë, hakmarrjes. Për shkak të kësaj
    sëmundje ai është dërguar edhe në Austri për mjekim nga PP. Sëmundja kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur partia merrte

    nisma për të ndihmuar veriun shkonin edhe mjekë. Në një mbledhje të zhvilluar në atë kohë, sekretari i partisë së spitalit, Ilir Gjylbegu, ndërmjet
    të tjerash bëri edhe një kërkesë që Ilvi Vebiu të qëndronte në Tiranë dhe të mos shkonte në veri. Pas kundërshtimit të kësaj kërkese nga antarët
    kërkuan shkakun. Iliri shpjegoi se ky nuk duhet të shkonte pasi nuk ka kush të mjekojë Sali Berishën në Tiranë. Kjo thënie doktor Gjylbegut i kushtoi
    shumë pas 25 vjetësh, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President. Ky i fundit e hoqi nga profesioni dhe u desh ndërhyrja e disa kolegëve të tij
    që t’i mbushej mendja Sali Berishës, i cili e lejoi të vazhdonte vetëm pas 3 vjetësh. Gjylbegu ishte specialisti më i mirë në Shqipëri. Ndërsa Ylvi
    Vebiu me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pa u ndjerë iku në Amerikë, sepse duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës do të bëhej kurbani i parë i tij.
    Para se të ikte në Amerikë u ka thënë disa shokëve të ngushtë “mjerë Shqipëria”. Sali Berisha bëri cmos për të gjetur Ylviun.
    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin pas clirimit të vendit, shteti shqiptar bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan
    me studime në Jugosllavi në institutin e fiskulturës. Kur
    Shkurt 25 në orën 11:09.MD • Ankohu
    Emiljan Mango Më vonë zbulimi shqiptar i dërgon informacion kundërzbulimit se në Shqipëri veprojnë dy kanale të UDB- u prishën marrëdhëniet me
    Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, ku ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën
    një vajzë, që ja vunë emrin Sllobodanka. Kur erdhën në Shqipëri ia ndërruan emrin dhe ja vunë Liri.
    Në Jugosllavi vjerri i Sali Berishës u tërhoq në bashkëpunim nga UDB. Kjo lidhet me faktin se motra e Milicës, gruas së Rexhepit dhe tezes së Lirisë,
    ka qenë gjatë luftës oficere e OZNES (pararendëse e UDB) dhe pas clirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB dhe mbështetëse e Rankovicit dhe operacioneve
    të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Ndërsa djali i saj gjatë luftës në Bosnje ishte këshilltar ekonomik i Miloshevicit. Me këtë shpjegohet edhe fakti

    që krahas detyrave të ngarkuara Sali Berisha ngriti shoqërinë “Shqiponja” për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrasëse të Miloshit.
    Mbas këtyre të dhënave, operacioneve të brendëshme të zhvilluara nga Sigurimi i Shtetit, është zbuluar veprimtaria agjenturore e Rexhep dhe Milica Ramës
    në shërbim të UDB, ku dosja e tij është 1200 faqe dhe e gruas 700 faqe dhe ndodhen ne arkivin e SHISH. Kur Sali Berisha erdhi në pushtet nuk mundi
    t’i zhdukte, por me anë të Gazidedes arriti te pakten te zhduke dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB, i tërhequr në bashkëpunim kur
    ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Sali Berisha këtij personi i dha një pushtet të pakufishëm para viteve 97, për shkak se ai dinte shumë për të.
    Bashkë me Gazideden Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB.
    Fatmirësisht të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij, nga vitet 97-98 janë botuar edhe në gazetën kosovare
    “Koha Ditore”.
    Të kthehemi në kohën që Sali Berisha ka qenë mjek. Në rrethanat që ndodhej për të aritur piksynimet e tij mësoi se e vetmja rrugë ishte puna këmëngulëse,
    aktivizimi intensiv në mbështetje të detyrave të ngarkuara nga partia dhe bashkëpunimi me organet e sigurimit. Sa e sa herë Sali Berisha ka përgatitur
    ambjentet e spitalit dhe ka zbatuar me përpikmëri detyrat e ngarkuara për operacionet e brendëshme që kryente sigurimi i shtetit duke vendosur teknikën
    operative përgjuese ndaj kosovarëve të arratisur nga Kosova si grupe irredentiste. Në një rast kur një djalë kosovar që rridhte nga një familje patriotike
    dhe fisi i tij kishte vuajtur në burgjet e Goli Otokut ishte shtruar në spital, u bënë veprime për të identifikuar personalitetin e tij me anë të
    Sali Berishës. Ky e identifikoi atë si serb. Kur ky do t’u dorëzohej jugosllavëve në kufi, para se të shkonte në kufirin jugosllav u hodh nga ura që
    ishte në terrirtorin shqiptar dhe theu këmbë e brinjë vetëm për të mos rënë në dorë të UDB. Kosovari nuk u dorëzua dhe u verifikua më vonë doli se

    ishte vërtet ndryshe dhe u mbajt në Shqipëri. Nuk janë të paktë mjekët që ka spiunuar Sali Berisha gjoja për veprimtari të dyshimtë dhe armiqësore.
    Që nga kjo kohë filluan dyshimet ndaj Sali Berishës si agjent i UDB jugosllave. Në vitin 91-92 në Shqipëri u dyndën serb të Kosovës që e flisnin mirë
    gjuhën shqipe. Ata ishin udhëzuar nga UDB që duke u hequr si kosovarë dhe në bashkëpunimm me agentët e saj në Tiranë të krynin veprime, duke ndikuar
    në popullin shqiptar kundër kosovarëve dhe në fakt në një farë mase UDB ja arriti qëllimit, me anë të seksit, hapjes së lokaleve, shitjes së mallrave
    me cmime të shtrenjta, në një kohë kur në Shqipëri kishte varfëri. Në atë kohë Sali Berisha dhe Mehmet Elezi kanë marrë takim me disa prej tyre.
    Sali Berisha sado të flasë për ndershmëri ai e di se akoma jetojnë persona që e njohin shumë mirë. Në bazën e filozofisë së tij ka qenë mashtrimi, ves
    të cilin e përdori dhe po e përdor edhe në politikë. Kjo e rrëzoi nga pushteti në 97, por ky mashtrim e solli përsëri në pushtet, i mbështetur nga mediat
    dhe agjenturat e jashtëme.
    Me këto ngarkesa në biografi Sali Berisha e dinte se nuk mund të ecte duke punuar në mjekësi dhe për këtë hodhi hapin e parë duke rregulluar që stërvitjen
    ushtarake ta kryente në Brigadën rezerviste të Gardës. Pas këtij hapi, duke shfrytëzuar Dine Abazin, që ishte doktor i Hysni Kapos, arriti ta zevendësonte
    atë kur mungonte. Kur ishte provizor tek Hysni Kapo, filloi t’i thoshte djalit të tij Besnikut, që ta hiqnin Dinen dhe të merrnin Sali Berishën si doktor
    të familjes. Këtë bisedë Besniku ia thotë Dines dhe pas kësaj Sali Berishën e vunë në dispozicion të familjes së Simon Stefanit.
    Gjatë kësaj kohe Sali Berisha shkonte jashtë shtetit për të bërë analizat e antarëve të Byrosë Politike. Dhe më vonë me specializime nga 6-12 muaj.
    Duke ditur dhe lidhjet e mësipërme në këtë kohë UDB filloi përpunimin e tij në Francë dhe më 30 dhjetor 1974 tërhiqet në bashkëpunim nga shërbimi i
    zbulimit jugosllav me pseudonimin e dosjes “Bisturia” (Pseudonim i cili duhet të jetë ndryshuar). Bisturia është dosja personale e Sali Berishës e

    ndodhur në arkivat e UDB, ku janë të depozituara tërë kontributet e tij në interes të UDB.
    Shkurt 25 në orën 11:09.MD •
    Emiljan Mango së. Një kanal kalon nga fshati Vucidol dhe drejtohet nga një mjek kardiolog dhe një kanal tjetër vepron në Shkodër. Ky dokument firmoset nga
    zvëndësdrejtori i Sigurimit të Shtetit Sulejman Abazi. Jo më kot me të marrë pushtetin Sali Berisha urdhëroi menjëherë arrestimin e tij.
    Më ardhjen e demokracisë Sali Berisha filloi të shkruante dhe të botonte disa artikuj për demokracinë dhe shoqërohej shumë me Mehmet Elezin, i cili
    kishte lidhje të ngushta me Elez Biberajn. Në këto rrethana Perëndimi duhej të zgjidhte një kandidaturë të besuar që të kishte lidhje të forta që më
    përpara me vendet perëndimore, të ishte nga veriu, meqënëse emigracioni më i madh ishte po nga veriu dhe Kosova , Mali i Zi dhe Maqedonia. Në këtë
    kohë perëndimi kishte paraqitur tre kandidatura të cilët ishin Ylli Vejsiu me lidhje familjare në SHBA, Aleksandër Meksi me lidhje Greqi, ku gjyshi i
    tij prift ishte kolonel i asfalisë greke dhe Neritan Ceka me mbështetjen gjermane.
    Por amerikanët me anë të Rajersonit, i cili ishte komandant i grupeve të emigracionit në Beograd rekomandoi Sali Berishën për kryetar partie të PD të
    cilin e mbajtën si të besuarin e tyre dhe e përkrahën më shumë se të gjithë udheheqësit e Ballkanit, por që në fund ky i tradhëtoi
    Sipas informatave UDB-ja përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD duke përdorur Rajersonin, për shkak se atëherë CIA
    financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë per vete nga vendet e Ballkanit. UDB-ja ka rekomanduar
    edhe Sali Berishën
    Në garën për kryetar partie midis Meksit, Cekës Vejsiut dhe Sali Berishës u ndërhy që të fitonte Sali Berisha. por në fakt si kryetar i PD u zgjodh Meksi.
    Eshtë dashur këmëngulja e Azem Hajdarit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe duke dalë në krye Sali Berisha. Meksit i premtuan

    postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në qeverinë e stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi në takimin me Micotaqisin tha
    se qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Camërinë.
    Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udheheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe pas ardhjes në
    pushtet e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehoej fondamentalizmi islamik, ku në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroriste shumë të rrezikshëm.
    Për këtë ai e lejoi atë të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj, si dhe e antarësoi Shqipërinë në Konferencan Islamike.
    Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijra dollarë bakshishe e shumë të cmuara për gruan që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë
    me miliona dollarë. Këto probleme i di ish ambasadori ynë në Malejzi, Ferit Hoti.
    Sali Berisha ka marrë disa miliona dollarë për t’u cuar armë palestinezëve në vitin 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët u zbritën me detyrim në
    Cad dhe u ndaluan. Urgjentisht ka ardhur në aeroportin e Rinasit Arafati në mënyrë sekrete dhe ka biseduar me Sali Berishën për gati një orë,
    ku është kërcënuar se në rast të mosdhënies së armëve ose dollarëve do ta likujdonte edhe fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime
    të tjera. Për këtë shkak ai ndërtoi dhe strategjinë se si do t’i siguronte prap këto dollarë. Në shtator 1996 ai jep konferencë për shtyp ku deklaron
    se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, kur disa ditë më parë FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim
    të parave të popullit nga e cila u morën lekët dhe u shlye Arafati, të tjerat u grabitën nga brenda.
    Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët ku pjesa më e madhe u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një sasi u

    grabit nga të tjerë funksionarë. Pas disa ditësh ndërhyn në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm dhe kryetar i RD, tek Meksi
    për ta liruar Suden, i cili i përgjigjet se nuk e kishte futur ai atë në burg.
    Sali Berisha është krijuesi i firmës piramidale Gjallica me Shemsie Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë e motrës së Liri Berishës.
    Ndërsa Gani Kadria ka qenë oficer i zbulimit, i cili ka qenë përfaqësues tregëtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës dhe kishte
    të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB-ja. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ishte shoqe e ngushtë me Shemsie Kadrinë,
    e cila pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish valiun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij,
    bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica. I gjithë ky veprim u inicua dhe u kamuflua nga UDB.
    Ndaj Sali Berisha ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës
    kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe
    kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre. UDB-ja përgatiti 2 prillin 1991 dhe vranë në bashkëpunim
    me politikanë të PD Pjetër Arbënori, Ali Spahia dhe Azem Hajdari Perjakun
    Shkurt 25 në orën 11:10.MD • Emiljan Mango në Shkodër, Arben Brocin. Azemi këmënguli dhe detyroi Brozin të vinte në protestë. Përpara se të niste
    protesta kur sheshi para komitetit të partisë ishte bosh ishin vënë aparatet e filmimit dhe të televizionit në gatishmëri cka tregonte se dicka do
    të ndodhte. Gjatë protestës kur Brozi është qëlluar me një pistoletë një person i quajtur Islam që ishte afër me Arben Brocin dëgjoi këto fjalë:
    Zef pse ma bërë këtë? Kur ky person pa që ra në tokë Broci i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e coi në spital, ku mjek roje ishte bashkëpunëtori
    i sigurimit Ali Spahia. Sipas Islamit…deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë. Ai dyshoi se Spahia realizoi vdekjen e Brocit,

    për arsye se Spahia tha vdiq, prandaj cojeni trupin në shesh. Pra të gjitha këto fakte tregojnë për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme.
    Jo më kot pas disa ditësh në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbënori dhe Azem Hajdari si përfaqësues të
    Sali Berishës.
    Sali Berisha futi gjakmarrjen midis fiseve të cilët për dhjetra vjet UDB-ja nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga ky
    sherr janë me dhjetra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithcka
    sipas synimeve të tyre aneksioniste.
    Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale, u lejua fondamentalizmi islamik.
    Kunati i Sali Berishës Agim Rama, drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh ku përfiton qera të majme, pronar i teleferikut
    në malin e Dajtit, pronar i telesportit (i fshehur pas Met Malajt) Po kush është ai person që e bëri kaq të fuqishme këtë familje? Mbështetja e tyre
    ka qenë UDB-ja.
    Sali Berisha, Azemi, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën jugosllave dhe janë takuar me
    oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person kur i ka parë në
    televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit shqiptar.
    Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav ku Shesheli i këkoi Miloshit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky
    i fundit iu përgjigj: Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojme vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë.
    Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi në 97-tën dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që

    shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë më të hollësishme në të ardhmen.
    Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo lëshim.
    ka paguar shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion dollarë, ku ndërmjetës ka qenë Mero Baze. Sipas një burimi shumë të besuar
    shumë shpejtë lobi shqiptar në Amerikë do ta hedhë në gjyq këtë firmë.
    Me rikthimin në pushtet ai me bashkëpuntorët e tij po vazhdon saboton cështjen shqiptare dhe po shkatërron më tej shtetin . Këta janë kundër
    pavarësisë së Kosovës dhe do perpjeken ta pengojne zhvillimin me cdo kusht

  29. Agron Luka says:

    Tom Katundari prej Viqidolit te SHBA, ka ardhe me na dhane mendje se si duhet te improvizpjme ligje simbas rasteve specifike, duke i konsultuar me disa Libra Hyjnore te Shenjte… Me keto veprime kaq te larta Republika e Ishkiistanit do te antaresohet ne SHBA, me qellim qe ta siguroje Europen nga kercenimet berthamore! Europa duhet te antaresohet e integrohet ne Konferencen e Vendeve Islame dhe te gjitha xhamite e Shqiperise po luten nga 5 here ne dite per kete eveniment. Boll se late nam me keto hipokrizira turkoshake…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje