Luan Omari: Presidenti, me votë nga populli

13 Qershor 2011, 18:51Politika TEMA

Një nga problemet me te mprehta për Shqipërinë gjate këtyre viteve, por edhe ditët e fundit, është konflikti dhe tensioni i krijuar nga cenimi i pavarësisë se institucioneve kushtetuese, si dhe nga ndarja jo e duhur e pushteteve. Luan Omari, një nga konstitucionalistet me te njohur ne vend, ia ka kushtuar botimin e tij te fundit pikërisht kësaj problematike. Ai thotë se shkelja e pavarësisë behet nga qeveria, ndarja mes legjislativit dhe ekzekutivit sfumohet për shkak te përkatësisë se njëjtë partiake, por edhe opozita nuk luan rolin e duhur për te ndaluar këtë dukuri. Ne librin “Ndarja e Pushteteve dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese”, Luan Omari trajton edhe rolin e presidentit. Sipas tij, kreu i shtetit duhet te forcohet duke hedhur edhe njëherë idenë e zgjedhjes se presidentit me vote popullore. Botimi i Akademisë se Shkencave është promovuar ne prani edhe te konstitucionalisteve te tjerë, avokateve apo gjyqtareve.

VIZION PLUS

24 komente në “Luan Omari: Presidenti, me votë nga populli”

  1. Ton says:

    Jo vetem Presidenti. Ne Amerike ne votojme per Presidentin dhe ne zgjedhjet vendore per pushtetin lokal votojme per Kryetarin e Bashkise, prokurorin, sherifin (drejtori i policise), gjykatesin, deri tek pushtetari me i fundit i bashkise. Vetem punetoret e bashkise merren nga kontraktoret. Te gjithe qe kane lidhje me pushtetin votohen. Keshtu qe jane te gjithe te pavarur e s’mund ti heqin e t’i vene si t’u teket partiakeve.

    1. zjarri says:

      O Ton, sa te jene djemte,E niprat e Enverit, Ramizi,Sali Fazllic, Sabri Godo, Ceka,Iliri,Gjenush,Nano, e te tjere E te TETJER,Kete muaje te nxete duhet perdorur (LITAR,HANXHARI,SEPATA, BENXINA DHE ZJARRI, KUSH ESHTE DAKORT ME Zjarrin EJANI NE Tirane O SOT O KURRE..

      1. Arber says:

        Jam dakord me Ton-in; kurse ti “zjarri” me ngjan me Haxhi Qamilin, veglen qorre te Sulltanit turk.

  2. nicolla disha says:

    Nuk eshte problem ndarija e pushteteve, por eshte problem Berisha. Edhe po te zgjedhesh presidentin me popull, prap Berisha i vjedhe votat. Sot Shqiptaret duhet qe te largojne Berishen nga pushteti, me dhune ose pa dhune Berisha duhet te largohet me rrevolte popullore. Eshte e mundshme qe te kete zgjedhje te lira pa Berishen.

    1. ABI says:

      nuk eshte problemi vetem te heqesh berishen nga pushteti,duhet pare edhe pak me tutje se tek ne politikanet jane te semure.ne nuk mund te heqim nje berishe per te zevendesuar nje tjeter.duhet gjithashtu te vendosen rregulla qe favorizojne zgjedhjen e politikaneve nga vota popullore e jo sipas qejfit te partive.keshtu behet e mundur dhe riciklimi i politikaneve qe sjell reduktimin e korrupsionit dhe mandati i kryeministrit e i presidentit nuk duhet te jete me shume se dy here.

  3. eddy says:

    Ne fakte gjithe bota kerkon progres ne Shqiperi dalin pleqe dhe kerkojne regres A e di more plakushe qe vendet ku regjimi eshte presidencial vendi eshte shume afer monarkise se sa democracise eshte presidenti qe vendose krijon shkarkon qeverine ndersa republika parlamentare eshte me e perkryera E imagjinoni ju njehere Berishen president i zgjedhur ne ne rregjim presidencial cfare do te ndodhte ne shqiperi sa me shume hallka te kete sistemi aq me i vogel eshte manipulimi Ri ore plakushe gezo ate pension minimal qe te jep saliu mos na nxire teori te vjetra ne kohe te reja

    1. Oketo says:

      sqarim: zgjedhja direkte e presidentit nga populli nuk do te thote se sistemi do te jete presidencial ose gjysempresidencial

    2. plaku says:

      eddy,
      Une mendoj se ti ke te drejte. Nga wikipedia.de kam marre keto materjale. Ne se dikush eshte i interesuar mund ti jap linkun qe te lexoje komplet materjalin ne gjermanisht:

      Demokraci eshte nje forme regjimi e legjitimuar , e cila lind nepermjet miratimit dhe pjesmarrjes se qytetareve.Ne Greqine e vjeter demokraci d.m.th. sundimi direkt i popullit.

      Kemi :
      Demokracia direkte, populli vendos neprmjet plebishiteve.
      Demokracia perfaqesuese : Per nje periudhe kohe te caktuar jane perfaqesuesit e zgjedhur te popullit qe vendosin.
      Pas kalimit te kesaj periudhe kohe, duhen bere zgjedhjet e reja.
      Sistemet qeveritare presidnciale dhe parlamentare
      Ndryshimi midis sistemi qeverises presidencial dhe nje sistemi qeverises parlamentar varet nga se sa e madhe eshte pamvaresia e qeverise nga perfaqesuesit e popullit.
      • Sistemi presidencial ( si ne USA) percaktohet nga nje pozicjon i forte i shefit te qeverise kundrejt parlamentit. Ai eshte njekohesist kryetari i shtetit dhe nuk mban pergjegjesi kundrejt parlamentit, m.gj.se egziston mundesia e ushtrimit te nje praktike per heqjen e tij ( te presidentit ).
      • Ne sistemin parlamentar qeveria ka pergjegjesi kundrejt parlamentitt. Parlamenti si te thuash qeveris po ashtu ne nje fare menyre. Ai (parlamenti )ne kushte te caktuara paraprake, rrezon qeverine ( si p.sh. ne Gjermani ) ose te vendosi nje qeveri te re.
      • Sistemet gjysem presidenciale, jane nje przjerje midis presidentit dhe kryeministrit , ku kemi dy persona te ndryshem me fuqi te barabarta ( si ne France ). Ne kete rast qeveria ka pergjegjesi para parlamentit, ndersa presidenti i zgjedhur i shtetit ne kryerjen e detyrave te tij eshte shume me i pamvarur.
      • Ne USA presidenti urdheron nderhyrjen ushtarake. Ne Gjermani, kryeministri ne kete rast duhet te kete nje vote pozitive nga parlamenti .
      Ne sistemet presidenciale presidenti zgjidhet shpesh direkt nga populli, duke legjitimuar keshtu afersine e tij me suverenin ( popullin ).
      Ne nje demokraci parlamentare qeveria zgjidhet nga parlamenti dhe mund te hiqet nga parlamenti me vote mosbesimi. E anasjellta edhe parlamenti mund te bjeri nga qeveria.

      E di qe nuk ka te beje me shkrimin, por Profesor Luan Omari, eshe djali i motres se Enver Hoxhes dhe i biri i nje patrioti te mash shqiptar Bedri Omari qe u vra nga burri i motres se vet Enver Hoxha, me vendim te gjyqeve komuniste ( reth viteve 45-48 ). Profesor Luan Omari, sic kam degjuar ( sepse nuk marr vesh fare nga fusha e studimeve te tij ) eshte nje shkencetar i madh. Pershendetje

  4. CERI says:

    SHUME IDE DEMOKRATIKE PER ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT ME VOTE POPULLORE SE KESHTU DO TE KETE KUPTIM, NDARJA EQEVERISE NGA LEGJISLATIVI KJO DO TI ZGJIDHI SHUME PUNE QE VENDI TE PERPAROJE, POR PROBLEMI ESHTE SE SALI BERISHA DO TI KETE TE GJITHA VETE NE DORE SE NDRYSHE AI SEMURET PSIQIKISHT, SE AI PA KORUPSJON PA MAKINACJONE PA VJEDHJE NUK MUD TE JETOJE, DERI SA TE JETE NE KRYE TE POLITIKES KY I PASKRUPULLT SHQIPERIA NUK DO TE BEJE ASNJE HAP PERPARA,

  5. Luli says:

    Mese e drejte. Presidenti, Kryetaret e Bashkive, Prokurorin e pergjithshem, Gjykatesit e gjykates kushtetuese dhe shume vende kyce, mendoj se duhet te zgjidhen patjeter me vota nga populli. Kur flasim per vota te popullit, kemi parasysh vota te lira demokratik, dhe jo vota qe i mbledhin ku do SALULI per te plotesu numrin e “fitores”. Vetem keshtu do kemi ndonjehere shtet. Pa personazhe negative qe luajn filma horror diten dhe naten.

  6. beso says:

    Presidenti duhet te fuqizohet me dispozita ligjore,dhe pastaj te zgjidhet me vote popullore.Nje president qe ka hapesire kushtetuese per te dhene vetem medajle eshte harxhim i teprt per buxhetin;ate pune mund ta beje kryetari i Parlamentit.

  7. vjosa says:

    Presidenti me vot nga populli

  8. Tironci Lugano says:

    Zoti Omari.Sigurisht qe ju e dini qe kur votohet per qeveri nuk mund te votohet me per president.E presidenti zgjidhet nga parlamenti.O votohet presidenti o votohet qeveria.Pse beni lojra fjalesh kot?Sigurisht ky president qe eshte tani(pa marre parysh emrin e tij) eshte nje president qe ska shume peshe per te mos then fare.Dhe ato te drejta qe kish ja hoqen me 21 prill 2008 duke e bere thjeshte kukull.E ja hoqi ai qe ka delirin per te qene kryeminister i vendit(jo se ky qe eshte eshte burre me i mire jo) duke bere nje ligj qe ta kishte per vete.

    1. Avni says:

      O Tropoja-Lugano, a e ke lare gojen kur ze ne goje emrin e Akademikut dhe Njeriut te Madh Luan Omari? Kuvendi i Shqiperise duhet te shpalle urgjentisht Zgjedhjet per Presidentin e Shqiperise brenda vitit 2012 me dispozita te plota ligjore. Ai President do te shpalle zgjedhjet parlamentare te vitit 2013 e jo kukulla “Berisha-Rama” e 21 prillit 2008.

  9. Omari says:

    Padyshim që nuk është ashtu si thoni ju Z.Tironc. Për të qenë edhe ju i qartë, sipas kushtetutës së sotme, sgjdhet kuvndi dmth deputetët. Partia që ka shumicën në kuvend ka të drejtë të propozojë kryeministrin i cili emron ministrat d.m.th. qeverinë. Presidenti,sot, sgjdhet nga kuvendi me 71 vota. Kushtetuta, me konsensusin e partive në kuvend, mund të kalojë sgjedhjen e Presidentit nga kuvendi, tek populli. Ja kjo është e tëra.

  10. Tironci Lugano says:

    Avni.Edhe tropojanet jane qytetare te Shqiperise ashtu sic jane korcaret apo tiransit e ske pse i fyen.
    Omari.Ju thoni po ate qe them une e ne fund devijoni.Nese presidenti do zgjidhej nga populli(une skam asnje kundershtim per kete) do kishim republike parlamentare.Pra smun te kemi dy lloj zgjedhjesh nga populli si per president si per qeveri.Do kishim pastaj nje lloj “lufte” se kush ka me shume kompetenca se te dyja jane te zgjedhura.Sigurisht partite en kuvend e kane ne dore kete ashtu sic bene me 21 prill.Me sa di une(pa pretenduar qe di gjithcka) e njejta gje ndodh ne Itali, Gjermani,Izrael Greqi etj.ndersa shtete si Anglia, Hollanda,Belgjika,Canada, Australi apo Suedia jane monarki dhe ketu zgjidhet nga populli vetem qeveria pra kryeministri.persehndetje

    1. Avni says:

      Z. Tironc, para disa koheve, nje komentues te tha se ti nuk dukesh si tironc, por si tropojan, pasi dukej sheshit qe mbroje Diktatorin Postkomunist Sali Berisha; dhe ti i ktheve pergjigje: “Si te duash ti.” Kurse sot, nga pergjigja jote e dyte drejtuar Omarit, kuptova se ti nuk ke te besh fare me tropojanet, te cilet jane te paisur me nje zgjuarsi te rralle natyrore.

      1. Tironci Lugano says:

        Avni.me vjen mire qe lexon.

  11. Frederik says:

    Nuk duhet te ndihemi te çuditur dhe ta percaktojme fajin vetem ne njerin krah politik si ai i Sali Berishes. Ky kod zgjedhor qe funksionon eshte fryt i marreveshjes se dy partive te medha PS dhe PD , funksionet e cunguara te Presidentit jane fryt i marredhenies PS dhe PD , ndryshimet ne Kushtetute jane fryt i marreveshjes PS dhe PD dhe populli thote se çfare mbjell do te korresh. Nuk me vjen keq per fatin e ketyre dy partive qe po lodhin pafundesisht popullin shqiptar sa here qe jane ne pozite , por per popullin shqiptar qe per te cilin nuk ka asnje parti politike ndonje plan per rritjen e vlerave kombetare . Lidhur me kete te fundit po ndodh e kunderta . Atehere le te veje deri ne fund ajo qe eshte nisur qe te vene mend njehere e mire partite politike qe mos ta konsiderojne popullin lope qe milet , por nena qe ka pjelle frytin e saj per t’u perkujdesur per te.

  12. votues says:

    Une mendoj qe sa te kete ymer Sali Berisha,nga drejtor cerdhe dhe deri presidend te vendit ti zgjedhe vetem ai.Per ndonje person te vecante mund te pranoje edhe sugjerime nga Jozi.

  13. celiku temperuar says:

    mire e o z.Luan po puna eshte se te njejten gje ben saliu se populli e ka zgjedhur me par presidentin po saliut nuk i intereson drejtesia, qecia ne kete vent ai do anarshi kjo i pelqen si puna e ujkut qe do mjergull.

  14. MEMEDHETARI says:

    Presidenti me vote nga populli !!!!
    IDE E SHKELQYESHME !!!!!!!!!!!

  15. Ligor Luarasi says:

    Me inteligjente si ZOTI LUAN OMARI Shqiperia mudet te filloje te hyje ne rrugen e mbaresise,ndryshe na piu e zeza.Presidenti i Shqiperise kure s’duhet te ulet ne te njtin model karigeje si te c’do politikani tjeter qe ka Kuvendi i popullit,si e kane ulur deri me sot palopolitika e Tiranes se kuqe.Urimet me te mira Zotit OMARI.

  16. Drenica e Kuqe says:

    Jo vetem presidenti te zgjedhet me vote nga populli. Me vote nga populli duhet te zgjedhen te gjithe qe synojne pushtetin demokratik. Urime per librin dhe shendet e e te mira ne jete per zotni Luan Omarin!…

    Drenica e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje