Pas Toni Sopranos, Hollivudi duhet të krijojë një Toni Sapunxhiu

19 Korrik 2011, 13:13Politika TEMA

Nga Will Pavia, The Times

Për disa vite, vëzhguesit e krimit në Nju Jork kanë vënë re rënien e mafias italiane.

Njujorkezët janë ende të lumtur me arrestimin e tipave të tillë si Vini Lavazhi apo Toni Paninia.

Tani, megjithatë, autoritetet po merren me një tjetër organizatë ndërkombëtare krimi.

Lideri i saj në Amerikë njihet me emrin Doc (Doktori), ai ka një nip që njihet me emrin Juicehead (me këtë emër njihen ata që abuzojnë më substanca narkotike) dhe një ndihmës të quajtur Big Brian (Brajeni i madh), të cilët kanë ndihmuar në trafikimin e sasive të mëdha kokaine të fshehura në ndarje sekrete brenda makinave luksoze, sipas dokumenteve të gjykatës.

Sipas një dokumenti të gjykatës federale, Fat Ange (Enxhi i Shëndoshë), sillte furnizim me qetësues të fortë, të marrë nga klinikat në Florida, kurse Frenk Neti, Laki, Xhimi, Pedi dhe Toni Xh. ndihmonin në shpërndarje.

Dokumentet e gjykatës e përshkruajnë atë si një organizatë prej familjesh emigrantësh me një kod nderi, lidhje të forta me atdheun dhe një rekord dhune brutale.

Duket si mafia e vjetër, por me një detaj thelbësor: të gjithë anëtarët janë shqiptarë: Doc është identifikuar si Xhavit Thaqi, Juicehead si Shkëlqim Bakraqi.

Një nga liderët e tyre, Arif Kurti, i njohur me emrin Arti, Nino, ose dhe Ariu, thuhej se drejtonte trafikun përmes një qelie burgu në Shqipëri.

37 anëtarë të dyshuar të kësaj organizate u arrestuan javën e shkuar në Nju Jork, Nju Xhersi, Kolorado dhe Florida.

“Kjo sindikatë krimi përfshinte disa klane familjare shqiptare të ndërlidhura, të njohura me emrin fis,” tha një zëdhënës i zyrës së prokurorisë.

Për më shumë se një dekadë dyshohet se organizata ka importuar tonelata marihuane nga Kanadaja në Meksikë, qindra kilogramë kokainë nga Amerika e Jugut dhe janë marrë me një sasi të madhe pilulash.

Tre nga anëtarët e sindikatës dyshohet se kanë qëlluar me pistoletë një informator të policisë, por akuzat ndaj tyre u pushuan pasi anëtarët e sindikatës kërcënuan viktimën, që u zhduk përpara se të dilte para gjyqit për të dëshmuar, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Frank DiMatteo, publikues i revistës Mob Candy, thotë se rritja e gangsterëve shqiptarë ka vijuar për vite me radhë, por i është kushtuar pak vëmendje.

Hollivudi ka krijuar Toni Sopranon, por ka dështuar për t’i dhënë botës një Toni Sapunxhiu, thotë ai.

8 komente në “Pas Toni Sopranos, Hollivudi duhet të krijojë një Toni Sapunxhiu”

  1. popolo di Tiranap says:

    Toni Sapunxhiu nuk te thote asgje.
    Ndersa Toni Berisha eshte tjeter gjë…

    1. preng sherri says:

      EMRI ME I SAKTE DO TE ISHTE SALLY!

  2. vinny says:

    Te gjithe pasaniket ne nje forme apo nje tjeter vjedhin me nje vend, sejcili ka metoden e vet, ata qe kane me te sofistikuaren dhe ligji nuk mund ti kape, quhen njerez te sukseseshem… Kjo eshte kontradikta e kapitalizmit qe mundohen ti shesin fukarait qe duhet te punoje e te japi nje pjese te punes se tij per te pasuruar pakicen e pasur..

  3. une them says:

    frank dimatteo! po keta legena duan te hapin lojen edhe ne amerik!?
    po nuk eshte cudi, qe edhe shqiptaret bejne trafiqe. por e verteta eshte se duan ti sevirin brockulla popullit amerikan. se nuk jan me problem, meksikanet, kolumbianet, ruset, kinezet, por fisi nga shqiperia. po nuk ka turp qurashi me origjine nga italia? qe do te krahasoj te ashtuquajturit fisi, me kosa nostren! mos te haroj, se edhe ish kryetari bashkis se new york kishte lidje me mafien ITALIANE .
    por karagjozet, prandaj ekzistojne, qe gjerat serioze ti bejne qesharake, dhe qesharaket ti bejne serioze.

    1. gjinplehu says:

      Mik i dashur mos merr poza patrioti te rreme, e verteta eshte e vertete dhe duhet thene ashtu si eshte. Nje raport i policise britanike disa vite me pare konkludoi se 70% e prostitucionit ne Londer ishte i organizuar nga grupet shqiptare qe perdornin kryesisht vajza te Europes Lindore. Ne italy Zvicer dhe Greqi kontigjenti kriminal shqiptar sundon segmente te caktuara te ‘malavites’. Te rrime shtrember e te flasim drejt. Per aq popull qe jemi shume kriminele kemi nxjerre. Ne nje program qe pashe ne BBC ne internet jemi bere edhe fokusi i sarkazmes dhe ironise angleze. Kaq nam te mire kemi lene kudo qe kemi shkuar.

  4. nari_londer says:

    budallalleqe te gjitha ne jemi te forte per tja bere te keqen njeritjetrit dhe ti hapim namin vetes kot.GJINPLEHU nga statistikat e scotlandyard vitin e shkuar minoriteti i 1 dhe qe ka bere me shume krime ne angli jane lexoje mire POLAKET, i 2 JAMAKJANET i 3 LITUANEZET i 4 RUMUNET qe cilesohen si me te rrezikshmit per vjedhjen e cartave te kreditit e kshu numerohen deri ne 20 minoritete.ne sishim as ne venin e 20.dhe nje pyetje provokuese te nje gazetari per shqiptaret,oficeri anglez i ktheu pergjigje qe ,shqiptaret jane nga komunitet qe sjellin me pak problem ne britani ju lutem mos beni propagande per te shitur gazeten,PO KSHU U THEM DHE GJITHE GAZETAREVE NE SHQIPERI PO PUNOJME GJITHE DITEN PO NA KEPUTET KERBISHTJA DO JU LUTESHA SHUME MOS NA NZIRRNI NAMIN KOT SA PER TE SHITUR GAZETEN FLM TE GJITHEVE.

  5. Toni says:

    GJINPLEHU, shqiptarët në Zvicër ishin problematikë deri nga vitet 2005 e kur koka urdhëronte nga Tirana, tani nuk u ndihet më zëri për të keq, pra mos ja fut kot. Ty të paska ngel hala sahati tek MAMUTHËT E PAS ’97.

  6. Rani says:

    Akoma me keto broçkulla te publikuara nga gazetare te rendomte ne kerkim te nje fame te deshperuar. Ai zhulsi italian te merret ma ata qe amerikanet i quajne “macaroni eaters” dhe jo me ne. Sa te zgjuar jane bota gjejne ato popullsi qe s’mbrohen nga shteti ame siç jemi ne per t’ju faturuar te gjitha krimet e bera nga vete ata. Epo kur gjejne bejne, edhe nari-londer ka te drejte per çfare ka shkruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje