Java më intensive e Bashës përfundoi vetëm me një shfaqje

1 Gusht 2011, 18:30Politika TEMA

Sot mbushet një javë që nga betimi i Bashës si kryebashkiak i ri i Tiranës. Sikur premtoi përpara këshillit bashkiak dhe zëvendësambasadorëve, këto 100 ditë do ishin shumë të rëndësishme për të. Në fakt ka kaluar një javë dhe ai është mjaftuar vetëm me një shfaqje. Priti të mërkurën disa qytetarë, përhapi në media lajmin se ishin mijëra edhe pse ishin disa dhjetëra sipas një skenari të tij, dhe kur të premten qytetarët hallexhinj mbërritën në derën e tij, ai i dëboi.

Nuk ka ndodhur asnjë çudi. Edhe kur drejtonte Ministrinë e Transporteve, dhe kur drejtonte Ministrinë e Brendshme apo atë të Jashtme, rrallë herë shihej në detyrë. Kështu ka ndodhur edhe me Bashkinë e Tiranës. Mbërriti ditën e parë për nja dy orë. Më pas prezantoi nja dy zëvendësa dhe me kaq u mbyll detyra më e rëndësishme e tij.

Por ndërsa ditët kalojnë në detyrë, një gjë është për tu theksuar: ai e ka nisur detyrën ndërsa qeveria e tij po shkatërron tre nga pasuritë më të mëdha të Tiranës, lumin e Erzenit, Kopshtin Botanik dhe Piramidën. Në fund të mandatit të tij nuk do ketë ndryshim, përveçse do shohim ndonjë gropë në buxhetin e bashkisë dhe të qeverisë dhe një çetë banditësh të kënaqur me leje ndërtimi.

Sa i përket faktit se a do kemi një kryebashkiak në krye të detyrës, harrojeni. Si në fushatë do kemi një njeri që nuk do guxojë të përballet me median, që do shijojë jetën dhe qejfet siç ka bërë deri më tani, dhe do marrë përsipër ndonjë katastrofë financiare e në mos njerëzore.

16 komente në “Java më intensive e Bashës përfundoi vetëm me një shfaqje”

  1. tg usa says:

    Kur te mare presidentin prokurorin e pergjithshem dhe shikun Saliu ,LULI do ta kete me te lehte vjedhjen dhe nuk ka nevoje te shpetoje me procedura si per vjedhjen e rruges Reshen Kalimash

    1. 2011 says:

      Presidentin le ta marre se nuk i hyn ne pune askujt, ndersa prokurorin e pergjithshem nuk duhet lejuar qe ta marre kurre dhe per kete duhet luftuar me cdo kusht. Sa per SHIK-un, i ka ngec sharra ne gozhde me amerikanet dhe NATO-n, ketij shpellarit, keshtu qe veshtire se e realizon nje gje te tille, pavarsisht se i qan zemra shume per ta futur nen sqetull kete te shkrete SHIK. Prapseprape shpellari ka ngritur nje “SHIK” te tijin, me njerez te tij shpellare dhe nuk i ngelet gje pa marre vesh.

  2. +10 says:

    Po ajo vota VRASES a u numerua valle?

    1. forti says:

      SIGURISHT ,AJO ISHTE VOTA ME ME VLERE E GJITHE HISTORISE MANIPULATIVE TE 8 MAJIT.

  3. tekniku says:

    Ai eshte vecse nje deshtak.Eshte i deshtuar qe kur pranoi si te ndershem nje proces te vjedhur.

  4. e drejta e popullit says:

    ky eshte krye pinoku i sali shpellarit ky eshte nji muzhaidin i betuar nji vrases qe e ndjekte hija e tyre dreri ne ate bot ku ai i coi 4 viktimat epafajshem,deglat dhe mburrjet ketij muzhaidini jan si puna e atij skecit a doni me per belulin,mjer populli tiranes si do bej 4 vjet me kete pinok.

  5. sadiu says:

    urimi qe i dergoj shkrimtari i realizmit socjalist Dritero Agolli lulit me ka shqtesuar sheme.
    Prandaj vendosa ti shkruaj poetit te math kete poezi te vogel nga Saadiu i vogel Shqiptar.
    Kriminelin e urove. Dritero, na turperove…

    Dritero simbol fshatari,gjithemone,ke qene i pari
    Ne podjume, ne kuven,e ke zene ti nje vend….
    enveri te kishte si djale,te perdori, ne c’do salle…1
    edhe ti me shpirt punove, asnjehere se turperove…

    Si shkrimtar, ke qene me vlere
    Siper teje, s’le te tjere
    shqipetaret i cudite,
    Hodhe vallen devollice…

    Pengjyzelat brire s’kane
    me fjale e tmerojne dynjane
    kur punet s’ju shkojne mire,
    djallit bythen ja lepine….

    Turpin e engre me buke
    se mendove ate cupe
    S’mendove keter te vrare,
    Qe femijet jetim i lane?

    Ne tirane ra nje kembane
    Kater baballare u vrane
    Kush i vrau, ju thafte dora ?
    Lulzim Basha me ca horra….

    Kriminelin e urove
    Per bythen tende mendove
    shqipetaret i c’nderove
    se kush je, veten tregove…

    Sot lanet te kemi bere
    Ligesi e djallezise
    se me turpin qe ke bere,
    Nuk e lan nje det i

    Epopeja po te mere
    Nga nje i vogel saadi
    qe kur ishte djale i ri,
    asnjehere se c;move ti

    1. deso74 says:

      bravo,e goditur!!!

    2. e drejta e popullit says:

      Mesa degjon haleja nga pordhet aqe degjon edhe basha nga kritikat.faqa etyre eshte ber rrogos nga syte jan verb uare nga feshet jan shurdhuar,nuke duan tja din me per njeri vetem per rrethin e vogel te quajtur sali,se kure do ju vij fundi nji zot e di

    3. Themelko says:

      dritero ,ismail e koqe te tjera me radhe ,,shurranjose kane qene gjithe jeten dhe i jane lepire atij qe eshte ne fuqi,,po ky devolliu fle dhe me shishe rakije poshte jastikut dhe ndoshta ka qene kobure fare kur ka marre ne telefon

  6. deso74 says:

    o kapterr Ramiu,,,po nje jave ka,,,jemi dakord ,po ca premtime mbahen dhe pa kaluar 4 vjet,,,si p.sh.do prese qytetaret,,,,cdo te premte nje ore me fansat ne facebook,,,,apo nuk je dakord,,,,,nje do te them,,,ose te biem dakord,,,pas 4 vjeteve po nuk pati Tirana METRO,,sic premtoi,,,,,dhe ti mos te votosh me per ket plehre,,,,

  7. kromi says:

    Do ta keni o ju tironca njeriun qe qesh ta gezoni, e keni dhurate nga bregu lumit laprake.

  8. alban says:

    Tradhëtorët
    Naim Fr ashëri

    Shoke kemi ne mes tene
    shum’ armiq e tradhetore!
    Popo, mos u qofte thene!
    Vec po s’kane gje ne dore.
    Harruane Memedhene
    Dh’ e lane kombin tene
    e nje tjeter na gjene!
    Popo, mos u qofte thene!
    Lane memene te zhveshur
    dhe mundohene per bote!
    Pa dhe bota duke qeshur
    u thote: mundohi kote!
    Buk’ e Memedheut i zente
    tradhetoret e pabese
    dhe Zoti dermene u dhente,
    kurre mos pacin pjese! …
    Jane se gjithash te marre
    dhe te ligj me te vertete,
    Memedheut bejne varre,
    po do te bien vete …
    Opopo, c’turp kane marre!
    Jane bere tradhetore
    dhe s’jane me shqipetare,
    se nga kombi hoqen dore!
    Me te huajne u bene,
    me armikun e Shqiperise!
    S’duane gjuhene tene
    armikete e Perendise!
    Vellazerine e harrojne
    dhe kombin e memedhene
    dhe armikete degjojne
    edhe s’dine se ku vene.
    Hiqni dore, hiqni dore!
    Mblidhni mend’ e turperohi,
    mos u beni tradhetore,
    se pastaj do te pendohi.

  9. alban says:

    Ju thoni: “Mbërriti ditën e parë për nja dy orë. Më pas prezantoi nja dy zëvendësa dhe me kaq u mbyll detyra më e rëndësishme e tij.” Po cfare mendoni ju ta nderuar komentues? Z. Basha ka pune me te rendesishme se Bashkia e Tiranes. Perse, ju mendoni se ai u emerua kryetar bashkie per te drejtuar bashkine? Jo, jo! Ai ka hallin e ndertimit te pallatit ne bregun e detit ne Ujin e Ftohte Vlore, atij i digjet mjekra, ju doni te ndizni cigaren ne mjekren e tij. Rrezik se eshte ne Dhermi me salen per te bere planet per coptimin e metejshme te Shqiperise se kane mbetur edhe ca copa qe Argita dhe Zeni, nuk i kane zaptuar ende! Zoti ua befte mbare!

  10. Devolliu says:

    Tash q’kena djaln ton kritar t’ Bashkis, e dijm vet çka me ba:
    Do shtojm bizneset tona demokratike e kurr taksa s’kena me pagu pasi Luli na ka premtu.
    Do shtojm katet nëpër lokale e nëpër shpia, pasi na i legalizon Shaban Memia.
    Do e mbushim Lanën me kioska e me hale, n’kry kena Salën e s’kemi gajle.
    Punë do t’kena me bollëk, siç na tha Luli, dhe çmimin e bukës do na e uli.

  11. stefan cole vlore says:

    Piramida qenka nje nga pasurite me te medha te Tiranes? Edhe Zeri i Popullit ( qe i popullit s’ishte kurre) eshte me realiste se kjo gazete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje