Shqipëria është përmbytur nga investimet e huaja

1 Gusht 2011, 18:10Politika TEMA

Para tre- katër ditësh, një lajm po qarkullonte online. Bëhej fjalë për një vlerësim të një agjencie të Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se Shqipëria është e dyta në Europën Juglindore, që ka marrë më shumë investime të huaja në vitin 2010. Gazeta Tema e kontrolloi raportin dhe për Shqipërinë në të gjithë atë raport gjeti vetëm fjalinë se Shqipëria i ka kaluar mbi 1 miliard dollarë investimet të huaja në vitin 2010 duke shënuar rekord. Gazeta tentoi të gjente në faqen e kësaj agjencie ndonjë informacion më shumë se ku janë përqëndruar këto investime, çfarë i kanë sjellë ekonomisë, a janë investime në perspektive apo janë realizuar brenda një viti apo jo. Nuk gjetëm asgjë. Si rregull, nëse në ndonjë vend bëhen kaq shumë investime, media do e kishte kollaj të bënte një identifikim të shpejtë të paktën të disa investimeve gjigante. Nuk ka asnjë të tillë. Ne e dimë që kryeministri e ka pasion e flet për çmendurira prej miliarda dollarësh për investimet e huaja. Fjala bie, para pak ditësh mblodhi një agjenci qeveritare e tha se në Kavajë do investohen dy projekte gjigante në turizëm, secili nga 1 miliard euro. Është qesharake të mendosh se investimet janë gjithmonë nga 1 miliard euro. Po kuptohet që kjo është një fjalë goje e kryeministrit. Bile, sa më keq shkon ekonomia e vendi, aq më shumë rriten shifrat që reklamon kryeministri, madje shkojnë në çmenduri. Se kush do hedhë 1 miliard euro në Kavajë, këtë nuk e di askush. Thuhet se janë nja dy kompani, njëra në Zvicër e tjetra në Angli, për të cilat nuk para ekziston informacion gjëkundi. Dhe mos harrojmë se 1 miliard euro është një shifër e përbindshme. Për ne ky raport i një agjencie të OKB nuk përbënte lajm përpara pak ditësh. Arsyeja është e thjeshtë: duke qenë kaq burokratike dhe e korruptuar, OKB ka zgjedhur të kalojë në një plan B, atë të funksionimit me një zyrë e jo me kaq shumë agjenci që vetëm rrjepin para. Shqipëria duhej të ishte një projekt pilot. Por sot mediat e tjera janë marrë me këtë raport, duke theksuar se Shqipëria po thyen rekorde. Vetëm Top Channel ka hedhur në dyshim raportin duke theksuar se si ka mundësi që gjithë ky investim nuk është përkthyer në mirëqenie dhe punësim. Është e qartë se ky raport është si një raport i mëparshëm i një agjencie të OKB, ku Shqipëria merrte medaljen e artë për prokurimet. Kushedi sa herë e ka theksuar kryeministri Sali Berisha një lajm të tillë. Në çdo konferencë e dalje publike ai e ka përmendur medaljen e artë të OKB për prokurimet. Vetëm se në atë vjeshtë, arbitri ynë kryesor, Komisioni Europian, që na monitoron për shkak se kemi synim anëtarësimin në klub tha se prokurimet janë një katastrofë e vërtetë. Aty është një fole e korrupsionit.

Por jemi të sigurt se kryeministri Sali Berisha do e përdorë këtë shifër kushedi sa herë. Sesi mund të flasë një agjenci e thotë investimet janë mbi 1 miliard, nuk e dimë. Investimet kanë një shifër fikse dhe kjo është e qartë. Por njësoj si me prokurimet, edhe këtu kemi marrë një medalje të artë. Veçse shqiptarët e dinë se kjo nuk është një medalje, por thjesht një vlerësim për të marrë pagën ca rrogtarë. Shifrën e investimeve të huaja nuk ka nevojë të na e thotë një i huaj. Atë duhet të dimë vetë e ta monitorojmë çdo ditë. Jo siç bën kryeministri Sali Berisha, të cili i mbërrin një mashtrues në zyrë e thotë se do ketë investimet miliardëshe. Në këtë logjike, më dy projektet nga 1 miliard dollarë në Kavajë, vitin tjetër do lëmë pas çdo vend të planetit.

21 komente në “Shqipëria është përmbytur nga investimet e huaja”

  1. tg usa says:

    O.K.B. ka te drejte
    Ne Lezhe u investuan 1 miliard dollare per mullinj me ere.Ne Karaburun u investuan 1 miliard dollare per mullinj me ere.Saliu eshte Don Kishoti dhe Ilir Meta eshte Sanco Panca,qe luftojne me mullinjte e eres.

    1. mendimi_im says:

      Ku ka injorance dhe ligesi me bollek pse mos prodhosh mashtrime dhe rrena per konsum? Der tani mire i ka ecur.

        1. tourkofagos says:

          oh no,,,,pse harxhohesh,duke i shprehur respekte myftiut te albanistanit!!!!

          1. Rani says:

            Ketu qenke ore shejtan, po ça ke kerkuar ne kete koncertin ketu poshte hahahahahah http://www.youtube.com/watch?v=anh4M4IBwY0. Kishe kenduar mire sikur shihet hahahahaha

          2. anastasi says:

            o rani ku e gjete filmin mo nuk eshte aq i bukur harilla jo

      1. Kalorsi i zi says:

        Mendimi_im, shiko vellezerit e tu se jane shqiptar si tu.
        http://youtu.be/OK7m8OBIxBU

  2. fieraku4u says:

    GJITHE TE MIRAT TE GJITHVE DHE PUSHIME TE MBARA SE UNA NISEM SOT PER ME PUSHIME, TAKOHEMI NE FUNDINT E GUSHTIT…..OOOOOOO SALI RRUMPALLA PUSHIME TE MBARA, O HERKUL I SHQIPERISE.

  3. toni.l. says:

    MBI 40% POPULLI SHQIPèTARè I BESON KèTYRè GèJESHTRAVE Tè S BISHèS ,PRANDAJ KY PERSONAZH I SèMURè FLET PèR INVESTIME Nè çDO INTERVISTè.

  4. vinny says:

    Sali Berisha ka bere te njeten shkolle partie si babai i tij spiritual Enver Hoxha, keshtu qe kur Enver Hoxha mbajti 40 vjet ate popull vetem me genjeshtra, dhe se gjeti gje, populli e adhuronte biles, atehere perse te mos mashtroje dhe Berisha, ça do ta gjeje!?
    E vetmja diference me babain e tij Enver, eshte fakti se babai i tij Enver, transformoi Shqiperine nga nje vend me moçale, e dyqane bakri ne nje vend buqsor, me industri te lehte e ushqimore, shkolla , spitale e hidrocentrale..miniera e ushqtri, Salu beri te kunderten, i shkaterroi te gjitha, dhe ato ndermarje qe kishin leverdi ua fali familjes, fisit e klanit te tij.

    1. vinny says:

      Persa i perket bujqesise, eshte shume me e lehte te marresh bkshishe duke ndertuar rruge, pra buxhete te medha te ministria e transporteve, se sa te besh kanalizime per ujitjen ne bujqesi, atrehere nuk ka asnje lloj arsye qe Partia te rrisi buxhetin e ministrise se bujqesise.

  5. Gjethi i thate says:

    Po te mbledhim te gjitha shifrat qe Salibani thote lart e poshte,ketu te ne,do flinin njerezit mbi miliarda,jo lekesh por €-sh. Dhe me e bukura eshte kur thote per shmbull mbi 1 miliard € sikur ajo pjesa mbrapa € eshte qindarke ne leke. A e di ti o toç kukulle,o Saliban leshi,se pas miliardit vjen miloni? Dhe ça milioni,qindeshe,me te cilat mund te beje edhe ca gjera te tjera shume te bukura. Por kur flasim per rrene keshtu behen muhabetet,si puna e peshkatareve qe thone se kapa nje peshk nja 30 kg.

  6. polit-ika says:

    bravo sha shume ivestime

  7. Neorealizmi says:

    Si dhe nga idiotizmi dhe injoranca.

  8. 21Janari says:

    Prandaj edhe Kryeministri ri gjithe diten ne det, qe ta shpetoje Shqiperine nga permbytja e investimeve.

  9. batman says:

    permbytje investimesh me firma qe vine ne sqhiperi vetem per te vjedhur jo per investime si cez energjia me e larte ne europe vodafon tarifat me shtrenjte se ne greqi etj etj shume si keto normal do kete permbytje investimesh kur vine investitore te falimenatura ne shtetet e veta ne shqiperi behen milionera.

  10. malok me benz says:

    mire tja beje,,deri sa nje popull idiot hedh voten per kete felliqsire,,mire tja beje … dhe ato qe ai qunte investitore te huaj jane vetem kriminele qe vijne pastroin parate ne shqiperi asgje tjeter

  11. sadiu says:

    Obobo moj nena ime u mbytem me ivestime
    Miliarda na kane sjelle,por nuk dime se ku ti veme …

    Saliu pa nje ender

    Saliu pa nje ender,mbreme ne mesnate
    shune inversitore,kishin zene rradhe

    Moa e hapni zyren bertiti i shkreti
    Nje nga nje te hyne, se u be qameti….

    Dhjetra miliarda kaloi neper duar
    qeverine e mblodhi, foli i gazuar :

    Donatoret tane na kane bombarduar
    Miliarda leke, na kane derguar

    Beni investime ju ne shqiperi
    presji dhe ulliril neperparesi..

    Kudo ishperndani,vendi te lulezoje
    ndryshimi i math, sot le te filloje…..

    Te pelcase asmi, ne sot investojme
    Por ne kete cast, degjohet nje pordhe…1

    Sala i tronditur, nga gjuni u zgjua
    dhe i tha Lirise, : o c’me gjeti mua….

    Po mos ishte ender kjo qe une kam pare
    shqiperine do blinim,nve sa mepare

    Por endra dhe pordha iken porsi era
    Sala po mendon, mashtrime te tjera..
    pika qe s’te bije, omoj qeveri
    njezet vjet mashtrove,turp si s’pate ti !

  12. raimondi says:

    Po behet nami nga investimet ….–hahahahahahahahahaahaha looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool
    Ky Sala eshte palaco fare –Mashtron rendcem –
    -Por Sala ka filluar tani mashtron edhe boten i beri sallate te gjithe , edhe OKB –hahahahahahahaahaha

    -Sala ne not thyen recorde , ne investime po thyen rekorde –Prite tani kur te thyej edhe kete timin loooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool

    ———- Ne Shqiperi njerezit jane pa pune , ai thote u mbyten nga investimet —

  13. korcari1 says:

    Investimet e sateme,mos e ke fjalen per investimin mbi uje ne Vlore,njerezit skane buke te hane ky magjyp na tregon endrra me sy hapur.

  14. arta says:

    niveli i artikullit eshte shume i ulet dhe me te vertete politik. Ky eshte nje raport boteror, qe perfshin te gjitha vendet e botes, dhe ku perfshi8het edhe Shqiperia. Sigurisht, per nje vend kaq te vogel sa ne, nuk eshte kollaj te shenohen analiza te detajuara, sepse ky nuk eshte objekt i ketij raporti. Raporti ben nje pasqyre globvale te FDIve dhe te trendeve te FDIve. Per t’iu pergjigjur pyetjeve te ngritura, duhet nje analize e detajuar per Shqiperine nga vete shqiptaret. Eshte me te vertete TURP, te besh artikuj te tille, nga njereze qe nuk kane as deshiren per te kuptuar e jo me interpretuar shifrat. Ne se nuk ka ekspert ekonomik, me mire te mos beje artikuj te tille se eshte turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje