“Albpetrol” në prag falimentimi, blen makina luksoze

9 Gusht 2011, 10:12Politika TEMA

Në kulmin e krizës financiare dhe të gjendjes në prag të falimentit, ndërmarrja shtetërore e prodhimit të naftës, “Albpetrol” i lejon vetes luksin të porosisë automjete të prodhimeve të fundit.

“Shqip” mëson se drejtuesit e kompanisë kërkojnë të blejnë dy automjete, me vit prodhimi sa më të fundit. Madje për njërën autoveturë ka kërkesa specifike.
“Të jetë me zero km, me vit prodhimi 2011 dhe të mos kushtojë më shumë se 8 milionë lekë (ofro 60 mijë euro)”, thuhet në njoftimin e tenderit.

Për të dyja makinat, “Albpetrol” vendos një çmim prej 72 mijë eurosh (10 milionë lekë pa TVSH).

Sakaq, kompania ka njoftuar naftëtarët se në shtator do të largojë 2500 vetë nga puna, për shkak se nuk ka para të mbajë me rroga punonjësit.

 

10 komente në ““Albpetrol” në prag falimentimi, blen makina luksoze”

  1. Anne says:

    I hengert nje mortje bisnesmeve shqipetare., qe se kane sensin se cdo te thote bisnes.Me shume experience kane ata qe shesin fruta e perime ne market sesa keta lapanjoze drejtues.Kulm me te madh nuk ka, nje kompani nafte qe nuk di te menazhoj veten dhe con ndermarjen drejt falemintimit, shume rralle e degjon, por sic kemi thene cdo gje eshte e mundur me keta legena qe jane ne qeverisje.

    1. Thana says:

      Lei rehat biznesmenet. Po drejtuan keq ata falimentojne. Ne kete rrast ne nuk na prishet gjiza
      Albpetroli eshte shteterore, pasurija jone. Shteti mbahet me pret tona. Ky eshte problemi.
      Shteti eshte zhytur ne lluks, shtetaret vuajne per buken e gojes.
      E HENGERT MORTJA SHTETIN! Besoj se u kuptuam. Te pershendes!

  2. naftetari says:

    kjo seshte gje fare para asejte qe bejne drejtuesit e alpetrolit, nuk kan len gje pa vjedhur e pa shitur. dhe naften e pa perpunuar qe del e shesin me bote naften. jan ca militanta te partis demokratike qe drejtojn te ter fjerin. polici, gjykata, shendetesi, arsim, heqin dhe ven ke te duan ne pun. dhe po hapi nanjeri gojen e shqepin ne dru.

  3. vlora 1 says:

    Ku ka nafte aty keni edhe Salen,ku ka toka dhe arme keni te birin e Sales…nqs ka ndonje muhabet qe del futet ne loje e bija e Sales ,ndersa per t`ju bere fresk ketyre eshte gruaja e Sales.Doni me per mbretin??

    1. raimonid says:

      Me keto makina keta do dalin per p* jo per p*une. Hallall, kur ste pengon kush pse te kufizohesh.

      1. TOQE says:

        MIRE E KANE KETA – SE I PRIVATIZOJNE PASTAJ DHE BEJNE PASURI ME MAKINAT DUKE I SHITUR. PSE NUK I VODHEN KESHTU MAKINAT TERE DEPUTETET DHE DREJTUESIT E LARTE TE ADMINISTRATES BERISHA.

  4. hasan says:

    Fqinji yne matane detit do ti heqe makinat me cilindrate mbi 1600 nga perdorimi.Behet fjale per njetet ne pronesi publike ku futen dhe automjetet qe perdorin dhe zyrtaret e deputetet..A jemi ne para italianeve nga kamja?Nejse paradokset ndodhi vetem atje ku ka fukarallek.Ne jemi ne rregull se jemi vend i paradokseve.

  5. frediel says:

    po ku mund te ndodhin keto cudira tj vetem ne shqiperin tone te dashur ku cdo njeri qe ka pak pushtet e ben si dashnore te dores se trete dhe mund te bej cte doje ne emer te dashnores

  6. Leonard says:

    kane marre kot barkboshet e shqiperise,,, keshtu bente dhe vehbi allimuca dhe xhaferri me shoke para se te jepnin shpirt,,cdo gje eshte nje skeme mashtrimi ne shqiperi dhe keshtu do jete sa te lejohen maloket ne politike e vecanerisht njeriu i paleolitit Sali Ram Berisha ,kurva e vucidolit

  7. Engjelli says:

    Hezitova fillimisht te komentoja por ktheva mendje ! A e dini se kush ka mbetur ne albpetrol tashme ? Jua them une ,vetem militante qe organizojne ahengje me gjakun e djersen e dhjetra mijra naftetareve te cilet sot jane te pa pune dhe shume prej tyre vuajne edhe per buken e gojes .E dini kush drejton aty Ju a them une nje ish mesues qe nuk ka se si te dije se ç’do te thote te jesh naftetar.Po ne vartesi te tij e dini kush eshte ,jane thuajse te gjithe militante te P Demokratike,L.S.I. dhe tePartise se çameve qe jane profane ne profesion por mjeshtra te abuzimeve.
    Tashme albpetroli thuajse nuk ekziston sepse Qeveria e Berishes por edhe ato te me pareshme e bene kashte e koqe me keta njerez qe vendosne ne krye dhe porosite e urdherat se si ta sillnin deri ne kete gjendje Te gjitha vend – burimet i kane kaluar “Bankers” “Strim oil ” etj. se fundi edhe pak gje e mbetur ne Sheqishte po vdes dhe punonjesit do te hidhen ne rruge si dhe mijera te tjere ,Tashme mbetet vetem ndermarrja e gazit qe i thoshnin nje here ne nje kohe ,por a e dini se ajo ndermarrje ose Qender administrimi si ja kane zbukuruar emrin ,sot nuk prodhon thuajse asgje ,A e dini se ne vitet 1981 prodhimi i gazit ne Shqiperi arriti 1 300 000 000 ( nje miliarde e treqind milione metra kub ne vit ) Po sot a e dini sa eshte ky prodhim ? Ju a thom une vetem rreth 5 milione ne vit Po naften a e dini sa ka qene prodhimi vjetor ,ne mos gaboj rreth 6 000 000 ton ne vit ,po sot a e dini se eshte zero ,sepse nuk ka me ndermarrje te naftes qe te administrohen nga shteti ,nafta e nentokes se v.b te zbuluara nga inxhinieret tane ,te projektuara , perpunuara e sistemuara nga inxhinieret specialistet dhe punetoret tane sot vilet nga te huajt
    Keta njerez qe jane ne krye te puneve ne kete institucion nuk i dine as historine naftes prandaj veprojne me pa pergjegjshmeri te plote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje