Çfarë e kthen një njeri në vandal?

9 Gusht 2011, 18:32Politika TEMA

Këto ditë njerëzit po shohin skena të jashtëzakonshme nga rrugët e Londrës, por edhe nga qytete të tjera. Godina që digjen, përplasje në rrugë, njerëz që paturpësisht futen në dyqane e dalin prej andej me një televizor të sheshtë në krah.

Shumë nga vandalet nuk e kanë pasur problem që të mbulojnë fytyrën ndërsa sulmojnë dyqanet. Disa prej tyre madje pozojnë me krenari e fotot e tyre i kanë vendosur në rrjetet sociale.

Profesor Xhon Pits, një kriminologjist i njohur, që këshillon autoritetet lokale në Londër, thotë se vandalizmi për një moment i bën njerëzit e pafuqishëm të ndjehen të gjithëpushtetshëm dhe kjo është shumë intoksikuese.

“Bota po kthehet me kokë poshtë. Të rinjve u thuhet mos e bëni këtë nga të mëdhenjtë. Ata e bëjnë dhe asgjë nuk ndodh.”

Ai thotë se një numër i madh të rinjsh janë përfshirë në trazira për shkak se janë pushimet dhe netët janë të gjata.

Numrat janë shumë të rëndësishëm në një trazirë. Vjen një moment kur ata ndjejnë se kanë gjithçka nën kontroll. Nuk mund të bësh një trazirë i vetëm.

Psikologët thonë se një person e humbet identitetin moral në një grup të madh, po ashtu ai humbet edhe ndjenjën e fajit dhe të tjera cilësi që na bëjnë të mos sillemi si kriminelë.

“Njerëzit janë më të mirët në planet për të imituar. Ne tentojmë të imitojmë atë që është e suksesshme. Nëse ti sheh njerëz që dalin nga dyqani me një TV me ekran të sheshtë, thua me vete, pse të mos e bëj edhe unë”, thotë psikologu Lend Uorkman.

Sociologët thonë se nuk mund të përjashtohen faktorët social- ekonomikë. Për ta kjo është më shumë një trazirë e shoqërisë së konsumit. Fjala bie, në vitet 1980 nuk mund të hyje në dyqan e të dilje me kaq shumë gjëra të mira si celularë, kompjutera portativë e televizorë HD.

Megjithatë trazira të tilla janë shumë komplekse e nuk mund të shpjegohen kaq kollaj. Ato shpjegojnë pakënaqësinë në rritje për papunësinë, mundësitë e edukimit dhe hendekun në ndarjen e të ardhurave.

Profesori Pits thotë se shumë nga këta persona vijnë nga ekonomi familjare të varfra dhe nuk kanë asgjë për të humbur.

“Ata nuk kanë një karrierë për të cilën duhet të mendojnë. Ata nuk janë si ne. Ata jetojnë pa kufij, janë të zemëruar, të zhgënjyer e në gjendje për të bërë gjëra të tmerrshme”.

*Marrë me shkurtime nga BBC

 

11 komente në “Çfarë e kthen një njeri në vandal?”

  1. sali-trapi says:

    vetem psikologjist nuk mund te jete kjo bajge qe shikon vetem majen e asbergut…revolucioni teknik detyrimisht do vije me ndryshime sociale qe duhen mire-studiuar e pastaj do ti vije rradha dores te shkruaje apo gojes te flase…

  2. Ne says:

    Jetojme ne kohen e nje diferencimi te vrullshem ekonomik midis paleve Sado “shkelqim” te na shohin syte,pasiguria,degjenerimi gjithplanesh po gjeneron me shpejtesi.Njerezit nepermjet revoltave spontane, po kerkojne ate qe ne e konceptojme si revolucion

  3. Gazmend Nushi USA says:

    Ne gazeten tuaj kishte eufori ne fillim dhe po na i tregonit Shqiptareve se ja si protestohet ne Londer .Por sot numri i te arrestuareve eshte mbi 500 ,kurse Berisha nuk arrestoje as 6 vete kur u sulmua shteti bile gjykatsit tone arrestuan njerzit e shtetit.Por keshtu eshte kur e mbush vendin me alabake dhe me kriminele.Jepi pauer races se zeze te ven flaken.

    1. TEFTA ALIKAJ says:

      PSE MMOS JE TI ME I MIRE PER QEVERINE E ATJESHME ???????

      KY ESHTE SKLLAVERIMI POPUJVEDHE NJE DITE ATA NGRIHEN!

      FAJTOR JANE ATA QE I PRUNE DHE I LANE PA TE ARDHME

  4. Paqte says:

    Gazmend Nushi USA; “Por keshtu eshte kur e mbush vendin me alabake dhe me kriminele.Jepi pauer races se zeze te ven flaken.”

    Per keta e ke fjalen? http://www.thisislondon.co.uk/standard/article-23924413-trafalgar-square-stabbings-police-question-19-men-over-daylight-brawl.do

    Apo per ata 35 shqiptare qe u arrestuan ne Shtetet e Bashkuara muajin e shkuar?

  5. TEFTA ALIKAJ says:

    NJERIU KA NEVOJE PER IDENTITET DHE DINJTET;DHE KETO I MERR NEPERMJET PUNES ,SHKOLLES , FAMILIES DHE MBI TE GJITHA NE VENDIN E TIJ TE JETE !!!!!!!!!!!!!!!!

    ME NDIHME SOCIALE JE NJE COP MUT PA VLERE!!!!!!!!!!!!!!! DHE KTHEHESH NE VANDALE

  6. Gazmend Nushi USA says:

    Po mos u beni te marre shifeni cfar monstrash jane ato qe po djegin Londren dhe pastaj diskutoni.Te gjitha i kane falas ne Angli dhe nuk eshte puna se po prekin te pasurit ,se atyre nuk ju afrohesh dot ,por po prekin shtrest e mesme dhe dyqonxhijte e vegjel.Thjeshte jane kriminele ordinere.Po pse shtepija pasanikesh jane ato shtepija qe po djegin.

  7. Gazmend Nushi USA says:

    Paqte dhe ato Shqiptaret qe po permend monstra si keto ishin dhe mire ja u bene .Te pakten ti mos u rreshto ne krahun e tyre ,se ne fund te fundit dhe neve e kemi qelbur ,por nuk jemi ne nivelin e ketyre te zijve.

  8. xhemal says:

    problemi kryesor eshe varferia e tejskajshme ,diferencat e medha midis shtresava te shoqerise ,papunesia ne rritje ,mungesa e edukimit te shkollimit .,shperndarja e padrejte e te mirave materiale ,mungesa e nje strehimi dinjitoz ,padrejtesit e medha ndaj grupimeve te ndryshme te shoqerise dhe mungesa e nje prespektive te qarte .Sistemi kapitalist ka nevoje te reformohet rrenjesisht per tu pershtatur sistemit demokratik shtetit te se drejtes ku te gjithe qytetaret pa perjashtim te kene mundesine e nje jete dinjitoze .Edhe ata qe bejne veprime vandale jane njerez e jane bere keshtu ne shoqerine qe jetojme as nje njeri nuk lind kreminel ai fotmohet ne jete prandaj qeverite jane pergjegjeset kryesore per cka ndodh ku ka padrejtesi ka revolte edhe te pasurit duhet te paguajne pet komoditetin e tyre

  9. xhemal says:

    asnje race njerezore nuk eshte superiore ndaj nje race tjeter ambienti ku lindin e zhvillohen i ben ata te jene te mire apo te keqinj sic mundohemi ti kualifikojme edhe4 nje here sa me i drejte te jete sistemi qe zgjedhim aq me i vetedishem behet njeriu per te jetuar ne harmoni ne paqe ne dashuri ne miqesi edhe nje qe eshte i shkolluar i ditur nqs se sillet ne praktike si pronar i te gjitheve eshte me i keq se vandalistet

  10. Arbi says:

    Ok shume mire, reaguat te pakten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje